Akuzat për abuzim me tenderat në Elbasan-Gjinar, lirohet ish-drejtori i rrugëve

May 24, 2018 15:56

Akuzat për abuzim me tenderat në Elbasan-Gjinar, lirohet ish-drejtori i rrugëve

Gjykata e Apelit ka pranuar kërkesën duke liruar nga burgu ish-Drejtorin e Rrugëve Andi Toma. Ai ka qenë Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar nga 2008 deri më 2013, ndërsa akuzohet për abuzime me fondet e rrugëve dhe me fondin e rrugës Elbasan-Gjinar.

Në seancën e sotme, që zgjati shumë pak minuta, pasi shqyrtoi kërkesën gjykata vendosi masën detyrim paraqitje për Tomën, që do të thotë se hetimi për ish-drejtorin e Rrugëve do të bëhet në gjendje të lirë.

Andi Toma u arrestua në datë 2 shkurt të vitit 2018, së bashku me ish-drejtorin tjetër të ARRSH për vitet 2013-2017, Dashamir Xhika dhe disa zyrtarë të tjerë për abuzime me rrugën e Gjinarit që llogariten në vlerën e 5 mln eurove.

Edhe pse rruga me letra është e përfunduar, në fakt në realitet është e kundërta. Pas kallëzimit të KLSH, prokuroria nisi hetimet duke vendosur në pranga ish-kreun e ARRSH së bashku me zyrtarët e tjerë në datë 2 shkurt të këtij viti, por sot Toma u lirua. Tashmë mbetet për t’u parë nëse prokuroria do të ankimojë vendimin ndaj Tomës.

o.j/dita

May 24, 2018 15:56
Komento

6 Komente

  1. na munde enver , na munde... May 24, 16:16

    Ne vend te hyrjes:
    Shume miq te mij qe me njohin si antienverist/antikomunist para 1990-1991 me pyesin si ka mundesi qe “lavderon” Enverin ??
    Pergjigja nga une:
    Enveri ka vdekur ne 1985 ne shekullin e kaluar e mbylli historine dhe dikush e quan hero dikush horr nuk ka rendesi..
    .
    Por mesa kane ndodhur pas 1992 dhe sidomos dhjetvjecarin e fundit ku kermat e politikes drejtesise dhe bossat e administratave luajne me miljona i vjedhin dhe pastaj marrin dhe demshperblimet kjo eshte e pabesueshme DUHET TE THEMI NGRIHU ENVER NGA VARRI SE SHQIPERISE I DOLI BARI..TE VARRI
    Sidomos kur nje komik me emrin Donald Lu na thote qe do kapim peshq te medhenj ne janar dhe kujtuam se do kapte sypeshkaqenin e berishes por kapi bolet e tahirit dhe hallatat e xhafes se per adritik llallen ai e poshtroi po aq sa burri i shteti i arvizuse.
    Priteni kur dhe Toma te marre miljona dollare si fULLANI
    …..

    U akuzua për “shpërdorim detyre”/ Fullani dëmshpërblehet me 56 paga

    March 9, 2017 …
    Ish-guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani do të marrë 56 paga dëmshpërblim nga vendi ku ka punuar më parë. Ai ka arritur të fitojë gjyqin me Bankën e Shqipërisë dhe Kuvendin, duke marrë dëmshpërblim për shkarkim të paligjshëm nga posti që mbante prej disa vitesh. Fullani iu drejtua Gjykatës Administrative, duke paditur Kuvendin e Shqipërisë dhe Bankën Qendrore e Shqipërisë.

    Ai kërkoi dëmshpërblim pasuror dhe jo pasuror të shkaktuar nga veprimet e paligjshme të palëve të paditura. Në Shkallën e Parë, Fullanit iu dha e drejta e shpërblimit me vetëm 12 paga mujore për shkarkim të paligjshëm nga posti që mbante prej vitesh.

    Por, ish-Guvernatori nuk u mjaftua me vendim e dhënë nga Shkalla e Parë e Administratives. Ai e apeloi çështjen e tij për të fituar atë çfarë kërkonte. Referuar deklarimeve të pasurisë të bërë në vitin 2013 nga Ardian Fullani, ai pritet të marrë si dëmshpërblim një shumë prej 42 210 504 lekë. Fullani mësohet se ka pasur një pagë prej 6.304.308 lekë në vit.

    Reply to this comment
    • Enver May 24, 19:02

      Je komentuesi me i papare deri tani.Une po pres e di qe shume vete nuk kane durim.Me vone te ngrihem me keq do ta kene grabitesit.

      Reply to this comment
    • Arben SHEHU May 25, 10:57

      E keqja, zullumi, i pabesi, hajduti e kane zaptuar kete vend. Tashti zullumqaret jane bere shumice, prandaj mos u çudisni per çka ngjet ne Shqiperi.
      Njeriu i ndershem, dikur ne pasviteve 1990 quhej komunist, ndersa tashti ne kohet “moderrne” i pa afte, kurse hajduti marifetçi quhet njeri i afte, i kohes moderrne europjane.Mundet te jete me 5 klase shkolle, por me 3 diplloma ne xhep, mund te jete injorant ne kulture , por me kostum 10000 eurosh veshur e me veture 70 milioneshe…
      Me vjen keq, por perballe babezise se zyrtareve qe nuk ka veting t’i pastroje, sepse mbrojne njeri tjetrin, populli vuan, gulcon, ul koken , dhe me ne fund me keqardhje mendon :” ISHIM ME MIRE ME ENVERIN…”… TURP…

      Reply to this comment
  2. D.S. May 24, 17:36

    He mo u edukua dhe ky si Frroku aaa?

    Reply to this comment
  3. Eno May 24, 18:59

    A jane PS dhe PD parti opozitare me njera tjetrën? Jooooo. Keta po lizin teatrin me te madh ne historinë e ketij vendi.

    Reply to this comment
  4. Xhike May 24, 19:37

    Do veje neser ne proteste?
    Te protestoje per ato qe ka vjedhur?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*