Akuzat për evazion fiskal, reagon “Birra Peja”: Nuk qëndrojnë, bëhen për shkak të konkurrencës

August 12, 2017 12:19

Akuzat për evazion fiskal, reagon “Birra Peja”: Nuk qëndrojnë, bëhen për shkak të konkurrencës

Pas akuzave nga disa media se “Birra Peja” ka shmangur taksat ne doganen e Tiranes, kompania ka reaguar duke i cilesuar ato si te paverteta. Ja reagimi i plote i kompanise:

Kohëve të fundit kemi parë në media në Shqiperi por edhe në Kosovë një sërë akuzash se kinse Birra Peja në vitin 2015 i është shmangur tatimit në Shqipëri.

Këto akuza jo vetëm që nuk qëndrojnë por tregojnë edhe njëherë se cfarë është në gjendje të bëjë konkurrenca për të ndalur suksesin tone në shërbim të konsumatorit. Ne produktin tone e sjellim para konsumatorit duke u bazuar në filozofinë që një produkt kualitativ gjithmonë do ta gjej rrugën deri tek suksesi.

Për këtë kemi investuar vazhdimisht jo vetëm në teknologji dhe lëndë të parë, por edhe në përmbushjen e vazhdueshme të kërkesave të konsumatorit. Ky investim është shpaguar duke na bërë produktin e preferuar jo vetëm në Kosovë por edhe në Shqipëri dhe në vende të tjera.

Konkurrenca në vend se të investoje për të përmiresuar produktin e vet, ndërmerr sulme të ulëta ndaj nesh, duke shpifur akuza të paqena me qellim të dëmtimit jo vetem të Birrës Peja, por edhe te konsumatorit i cili ka zgjedhur produktin kualitativ.

Pengesa të tilla kemi pasur edhe në të kaluarën në tregun e Shqipërisë, po ne kemi qenë të bindur që përderisa të ofrojmë një produkt kualitatitiv, do të jetë konsumatori ai që përcakton se cilin ta konsumoj. Ne u bejme thirrje konkurrencës që qendrojne pas këtyre akuzava që ta mësojnë rregullin numer 1 tëekonomise se tregut- kualiteti është ai që ta përcakton vendin në treg dhe jo akuzat nga prapaskena.

Ne sigurojmë që i kemi pëmbushur të gjitha obligimet ligjore dhe tatimore dhe do të vazhdojmë të ofrojmëproduktin të cilin e pëlqen konsumatori, pamarrë parasysh pengesat dhe sterkamsat që vijnë nga prapaskenat e errëta”.

August 12, 2017 12:19
Komento

1 Koment

  1. A August 12, 12:35

    Faktikisht Birra “PEJA”, eshte birra me cilesore qe perdoret ne menyre masive ne Shqiperi. Ky eshte realitet.
    Kuptohet ne menyre te veçante i ben konkurence nga standarti dhe shija birrave qe prodhohen ne Shqiperi, kryesisht Birra “Tirana” dhe pastaj dhe Birra “Stela”.
    Vazhdimisht keto DY BIRRA mundohen te demtojne importimin e Birra “PEJA” nga Kosova ne Shqiperi.
    Kjo eshte e verteta dhe kesaj birre i nxjerrin probleme te stisura organet kompetente doganore dhe tatimore te Shqiperise, kuptohet me miratimin e qeverise aktuale shqiptare.
    Ne Shqiperi kemi nje pjese te njerezve qe nuk duan punen e ndershme dhe kualitative. Me metoda te erreta dhe rruge mafioze duan te arrijne sukses, pa rritur ne kete rast cilesine.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*