Akuzat për korrupsion, arrestohen zyrtarët e Tatimeve të Tiranës

Redaksia Online November 7, 2013 12:59

Akuzat për korrupsion, arrestohen zyrtarët e Tatimeve të Tiranës

Vihet në pranga për korrupsion drejtoresha e Kontrollit Tatimor në Drejtorinë Rajonale Tatimore të Tiranës.

Afërdita Hysa, 42 vjeç, është vënë në pranga nga efektivat blu të kryeqytetit, pasi nga hetimet e kryera ka rezultuar se ajo në bashkëpunim edhe me disa punonjës të tjerë të këtij institucioni, përgjatë ushtrimit të detyrës së tyre funksionale prej dy vjetësh, dyshohet se kanë kryer veprime abuzive, duke shkaktuar një dëm ekonomik në vlerën prej 5 milionë euro.

Policia bën të ditur se vazhdon puna në drejtim të hetimit të personave të tjerë për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

 

Gjithashtu, sipas policisë në pranga është vënë edhe ish-inspektori i Procedurave të Rimbursimeve, Tahir Kuka, ndërsa janë shpallur në kërkim 7 persona të tjerë, 5 prej të cilëve punonjës të tatimeve dhe 2 përfaqësues biznesesh private.

“Në datë 07.11.20134 Policia e Shtetit ka kryer arrestimin e shtetasve:

1. Afërdita Dino Hysa, e vitlindjes 1968, ish-drejtore e Kontrollit Tatimor në Drejtorinë Rajonale Tatimore Tiranë;
2. Tahir Avdi Kuka, i vitlindjes 1956, ish-inspektor i Procedurave të Rimbursimeve.
Arrestimi i tyre është bërë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, më date 06.11.2013, ka caktuar masat e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës”, “Vjedhjes me pasoja të rënda” dhe “Pastrimit të Produkteve të veprës penale”, parashikuar nga nenet 248, 134/3 dhe 287 i Kodit Penal.

Të njëjtat masa janë caktuar edhe për shtatë persona të tjerë, për të cilët është bërë shpallja e kërkimit dhe po punohet për kapjen e tyre. Ata janë:

1. Ismail Mehmet Muça, i vitlindjes 1969, ish-drejtor i Drejtorisë Rajonale Tatimore Tiranë;
2. Lauren Avdi Vata, i vitlindjes 1981, ish-përgjegjës i Sektorit të Kontrollit tatimor në Drejtorinë Rajonale Tatimore Tiranë;
3. Edmond Mehmet Osmani, i vitlindjes 1979, ish-inspektor i Kontrollit Tatimor në Drejtorinë Rajonale Tatimore Tiranë;
4. Gramos Sali Milushi, i vitlindjes 1984, me detyrë Inspektor i Kontrollit Tatimor në Drejtorinë Rajonale Tatimore Tiranë;
5. Kujtim Çel Metaliaj, i vitlindjes 1960, ish-Inspektor i Kontrollit Tatimor në Drejtorinë Rajonale Tatimore Tiranë;
6. Mirjan Lili Beneja, i vitlindjes 1980, me aktivitet në sektorin privat;
7. Gjergji Spiro Tupe, i vitlindjes 1959, me aktivitet në sektorin privat.

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë bazuar në materialin kallëzues të depozituar nga Ministria e Financave, ka regjistruar procedimin penal për veprat penale të “Shpërdorimit te detyrës”, “Vjedhjes” me pasoja të rënda dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale”, të parashikuar nga nenet 248, 134/3 dhe 287 të Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

 

 

 

Redaksia Online November 7, 2013 12:59
Komento

9 Komente

  1. labi italy November 7, 14:22

    OPA ,,,RRADHA..TJETRI,,,

    Reply to this comment
  2. Nendetsja 105 November 7, 14:39

    Cim Cani eshte doktor profesor dhe nuk i shkon te beje te tilla marifete. O Cimo ka ikur koha e grekofonit Gazhda, kur eksportohej argjend ne Zvicer per te luar bixhoz(vjedhur) ne kambizem.
    1- Gropa nuk eshte 5 milion Euro apo dhe dollare sic thote ndonjeri. Gropa eshte minimumi 18(tetembedhjete) milion Euro.
    2-Mirjami me Gjeken jane “prestanome”- Front companies owners, pronaret e vertewte i ke te Balfin Group dhe te Shkerdheni.
    E di qe te Ed Rama ka hyre mik K…oço K…okedhima per Zamir Manen, por gjithsesi mos fyej inteligjencen e shqiptareve dhe partnereve tane te huaj ketej dhe andej Atlantikut me kesi lloj pocaqish.
    Kerkojini leket e TVSh-se se rimbursuar te Credins Bank, apo aty nuk ua mban se jane aksionere me nga 3-4% nja dy Bushatllinj kusherinj te Bushatit minister-rilindas!

    Reply to this comment
  3. geno November 7, 14:49

    Tek Saliu e Argita, kur vjen rradha?

    Reply to this comment
  4. labi italy November 7, 14:52

    ME NE FUND PO VINE ERA SHTET ,,,,,,,,,,POR NUK DIME NJE GJE,,KUR DO KETHEHEN KETO EURO NE ARKEN E SHTETIT ,APO DHE KETO DO TE HIKIN NE DREJTIM TE PA DITUR DHE DO TE MJAFTOHENI VETEM ME DENIMIN PENAL ,,,SE PO TE JETE KESHTU HAJDE TA BEJME TE GJITE ,,BEJME CA VITE BURGE DHE PJESEN TJETER TE JETES E KALOJME NE KARAIBE,,,,,,

    Reply to this comment
  5. Caci November 7, 15:09

    Na vjen keq per inspektorin Tahir Kuka, eshte i pafajshem. Thjesht ka zbatuar proceduren, jam i bindur se eshte i pa fajshem.

    Reply to this comment
  6. Arioni November 7, 15:53

    Po pse e zgjatet kaq shum ket pune.

    Ku jane Moli (Ismaili) me ato tre kontrolloret trima tropojan ? Apo kan ik “ne drejtim te paditur”. Arrestimet duheshin bo menjiher, jo mbas pilafit.

    Reply to this comment
  7. Salep i ngrohte November 8, 03:06

    Po Z / Kapobanda nga Rakicka, Ridvan Bolja kur e ka rradhen se per Saliun me duket se nuk keni bythe.

    Reply to this comment
  8. kujtimi itali November 8, 15:15

    te gjithe te paguajne per ate dem qe ikane bere shtetit dhe shqiptareve por jo vetem me burg por edhe denim ekonomik se aty idhemb me fort te gjitheve 2 vjet per 200ml leke i bejne te gjithe….

    Reply to this comment
  9. A.Basha November 8, 20:49

    Jo vetëm ata që kanë vjedhur drejtpërdrejt..ose përmes korrupsionit që duhet të shkojnë para drejtësisë…Por edhe përgjegjësat e zyrave ,shefat e tyre…ata që duhet të ushtronin kontrollin mbi veprimtarinë e institucionit të tyre…dhe ekanë bërë ose ….jo…në rastet e abuzimit…të marrin dënime maximale…Paralelisht të kthejnë paratë ose tu sekuestrohen pasuritë….dhe të vihen në shitje…Paratë duhet të arkëtohen …kjo punë veç…kërkon edhe shumë transparencë…jo si në kohën e salës..që na gënjente si e sa i donte qejfi…Hajdutët janë në burg na thoshte,ndërsa ata ishin në Angli,USA,Kanada…etj….me compani e biznese…..Rilindja….mos na zhgënjeni…!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*