Akuzat për korrupsion, tre gjyqtarët e Apelit nuk paraqiten në Prokurori

June 6, 2018 09:46

Akuzat për korrupsion, tre gjyqtarët e Apelit nuk paraqiten në Prokurori

 

Tre gjyqtarët e Apelit të Durrësit refuzojnë të paraqiten në ambientet e prokurorisë së Krimeve të Rënda, e cila kërkon ti komunikojë akuzat e korrupsionit.

Kliton Spahiu, Petraq Dhimitri dhe Petrit Çeno, janë thirrur disa herë nga prokuroria për t’u paraqitur dhe njohur me akuzën, por në asnjë rast ata nuk janë paraqitur, duke e shtyrë në kohë këtë proces procedurial.

Pritet që në ditët në vijim prokuroria të dërgojë dosjen në ngarkim të tyre në gjykatë e Krimeve të Rënda, duke kërkuar gjykimin e tre gjyqtarëve të Apelit në Durrës për akuzën e korrupsionit. Gjyqtarët e gjykatës së Apelit Durrës, Kliton Spahiu, Petraq Dhimitri dhe Petrit Çeno janë nën hetim për korrupsion pasiv nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Gjyqtarët dyshohen se janë sponsorizuar në dy udhëtime jashtë vendit nga një biznesmen durrsak, i cili ishte palë në një proces civil që po shqyrtohej prej tyre. Tre gjyqtarët kanë ndërmarrë një udhëtim në Spanjë në tetor 2014, për të parë ndeshjen e futbollit Real Madrid – Barcelona.

Pezullimi nga KLD

Tashmë emrat e tre gjyqtarëve të Apelit në Durrës janë shënuar në rregjistrin e personave nën hetim. Në shkurt 2018 Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka vendosur pezullimin e tyre nga detyra, pasi tre gjyqtarët janë nën hetim. Kjo pasi sipas burimeve të prokurorisë në dosjen hetimore kundër tyre është administruar përgjigjia e autoriteteve Spanjolle, se nëpërmjet kartës së kreditit të shtetasit Fatjon Pula, kushëriri i shtetasit Namik Sadiku, i cili ishte palë e paditur në një proces civil që gjykohej nga tre gjyqtarët,ata kanë qëndruar në ambjentet e një hoteli në Spanjë.

Qëllimi i kësaj vizite ishte për të ndjekur derbin “El Clasico” mes Real Madrit dhe Barcelonës. Është vërtetuar thotë prokuroria se Fatjon Pula ka paguar 450 euro për qëndrimin e tre gjyqtarëve në hotel. Ndërkohë në kërkesën e saj prokuroria shton se dhe shpenzimet e tjera si bileta e udhëtimit dhe bileta e hyrjes në stadium, ka dyshime jtë forta se është paguar nga shtetasi Namik Sadiku.

Nisur nga kjo situatë dhe krijimit të dyshimit të arsyeshëm, pak ditë më parë prokuroria i është drejtuar me një kërkesë Gjykatës së Krimeve të Rënda, për pezullimin nga detyra të tre gjyqtarëve të apelit Durrës Kliton Spahiu, Petraq Dhimitri dhe Petrit Çeno.

Refuzimi nga shkalla e parë

Por gjyqtari Luan Hasneziri nuk pranoi kërkesën Prokurorisë për Krime të Rënda, duke mos caktuar masën e sigurisë “pezullimin nga detyra” të tre gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit në Durrës të dyshuar për “Korrupsion” dhe “Shpërdorim të detyrës” në bashkëpunim.“Shqiptarja.com” mëson se në vendim, gjyqtari Hasneziri pranon faktin se tre gjyqtarët e Apelit Durrës kanë udhëtuar në drejtim të Spanjës dhe pagesën e qëndrimit në hotel që është bërë nga Fatjon Pula, por argumenton se kjo nuk krijon bindjen se jemi përpara faktit të dyshimit të arsyeshmëm për një aferë korruptive, që do të binte gjykatën për të vendosur pezullimin e tyre nga funksioni i gjyqtarit.

Nga ana tjetër prokuroria thotë se gjykata e Krimeve të Rënda dhe ajo e Apelit po procedon me standard të dyfishtë për sa i përket termit “dyshim i arsyeshëm”, pasi në raste të ngjashme analoge, ka vendosur pranimin e kërkesave duke caktuar masën e “arrestit në burg”.

Letërporosia nga Spanja

Në gjykatë mësohet se prokurori ka depozituar si provë dëshminë e punonjësve të hotelit që kanë thënë se gjyqtarët nuk kanë bërë asnjë pagesë vetë. Por të pyetur në prokurori për këtë çështje tre gjyqtarët Kliton Spahiu, Petraq Dhimitri dhe Petrit Çeno, mësohet të kenë pohuar se kanë paguar cash në hotel. Në kohën e udhëtimit drejt Madridit, Sadiku kishte të hapur një çështje gjyqësore në Gjykatën e Apelit Durrës, ku relator ishte gjyqtari Spahiu dhe anëtarë të trupit gjykues ishin Petrit Çeno dhe Petraq Dhimitri.

Më herët, dyshohet se relatori i çështjes, Kliton Spahiu dhe gjyqtari Petraq Dhimitri kishin udhëtuar në shoqërinë e Sadikut edhe në Itali. Konflikti gjyqësor lidhet me ndërtimin e hotelit 10 katësh të Sadikut në plazhin e Durrësit, në zonën e Shkëmbit të Kavajës. Sadiku ishte paditur nga ish ortaku i tij në ndërtimin e kompleksit, Oliver Ushina, prej shkurtit të vitit 2012. Në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës, çështja në fjalë është fituar nga paditësi Oliver Ushina. Ndërkohë, Gjykata e Apelit e ka rrëzuar vendimin e Shkallës së Parë duke i dhënë të drejtë Sadikut. /Shqiptarja

l.h/ dita

June 6, 2018 09:46
Komento

6 Komente

  1. Taku June 6, 12:06

    Ky i mesit eshte kokra e bq. Vetem lek do. Nuk ka shnc te shkosh ne gjyq me te dhe mos paguash.

    Reply to this comment
  2. DALLTON June 6, 12:22

    Ketyre “cubave “te mos ju komunikohet paraqitja ne prokurori ,se aty shoket e tyre jane ,por pushimi nga detyra dhe fleta e arrestit.

    Reply to this comment
  3. H June 6, 13:28

    Se mos kanë ikur të kerkojne strehim politik neper evrope se kanë luftuar korrupsionin dhe duan ti vrasin.

    Reply to this comment
  4. Adih June 6, 15:45

    Me Petrit Cenon kam pasur nje gjygj ne apel ,ceshtje prone .Me gjithese me dekomenta ,deri noterizimet ,ne konforte te ligjeve , E humba gjygjin .Nuk ka problem o Ceno se do e fitoj ne Strasbourg ,dhe nuk kane per te paguar , si deri me sot , taksapaguesit shqiptare te varfer ,por ti . Nuk shkohet me keshtu o Ceno ,qe per ju eshte derdhur vai n lakna dhe eshte bere deti kos .??!!Por konkretisht cfare me beri pershtypje ate diten e gjygjit ,ku Cena ishte ate dite kryetar ,pyeti te kater miqte e mij ,nje per nje me emra e me mbiemra ,cfare lidhje gjaku keni ju me ???? ,qe kishin ardhur vetem per te degjuar ,si sigurimi i Enver hoxhes dikur . Te kujtohet e Petrit Ceno ,direkt , sa pyete e te thashe me ton se e humb gjygjin me ty .E me pe vrengjer ,Besoj se te kujtohet o i korruptuar pa cipe dhe debil se bashku .Tani eshte vetem fillimi ,por do te dali edhe emri kur te denohet shteti shqiptar nga Strasbourgu ,ne favorin tim ,e mos kij merak. E di qe do vonohem ,por m a ke kalitur vullnetin ,ketu do jemi ,e jam i vendosur per kete ..Ti kontrollohen nga prokuroria dhe gjykata e krimeve te renda te gjithe gjykimet ketij Cenos ,dhe Jam 100 % i bimdur , se do te gjeni me shumice xhevahire te pa para deri me sot..

    Reply to this comment
  5. Arben June 6, 17:18

    Shyqyr qe akuzohen per korrupsion

    Ne permasa galopante se te kishin

    Lene ndonje fature drite pa paguar

    Do te ishin ne burg nga Dita e pare.

    Reply to this comment
    • Perandoria e dhier osmane June 6, 20:09

      O Osman nuk eshte denuar asnje njeri se nuk ka paguar dritat. Ne burrg jane futur vetem ata qe kane vjedhur energji.
      Meqe me dole para, te bej nje pyetje? Ke frigorifer ti Osman? Po ke kjo tregon qe je i pasur dhe mos u anko per qeverine. Keshtu thote Sulltani yt. Po ke frigorifer thote nuk je i varfer. Keshtu qe o Osman meqe degjon vetem Sulltanin e Anadollit degjoje dhe mos u anko per qeverine se ai e ka dhe mik te ngushte kryeministrin.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim