Akuzat për plagjiaturë, jep dorëheqjen zv/ministri i Arsimit

October 19, 2018 15:35

Akuzat për plagjiaturë, jep dorëheqjen zv/ministri i Arsimit

Zv.ministri i Arsimit, Ervin Demo, ka dhënë dorëheqjen pas akuzave për plagjiaturë në punimin e doktoraturës.

Vendimin ai e konfirmon vetë përmes një postimi në faqen e vet në Facebook.

“Gjatë 2 javëve të fundit jam vënë në shënjestër nga politika e baltës dhe besoj se në radhë të parë më takon të vë interesat e kabinetit qeveritar mbi interesin tim personal. Unë i jam thellësisht mirënjohës Kryeministrit për mbështetjen e Tij të pakushtëzuar, të Ministres së Arsimit, Rinisë dhe Sporteve po ashtu, si edhe të gjithë atyre që ma bënë kaq sfiduese, dinamike e të bukur pse jo, këtë fazë të karrierës sime.

Sot kam ofruar dorëheqjen si zëvendësministër dhe mbetem i përkushtuar në vijimin e përpjekjes sonë të përbashkët, si qytetarë e si veprimtarë të Partisë Socialiste.

Çdo argumentim nga ana ime kundër baltosjes në pozicionin që jam sot, do të paragjykohej vetiu dhe do linte vend për keqinterpretime, nëse unë do të mbetesha në pozicionin tim.

Besimi e mbështetja e deritanishme, më mjaftojnë e teprojnë kur thotë populli. Besoj fort që koha do t’i vërë më shpejt se vonë gjërat në vend dhe unë do të jem në pozicionin e duhur për ta ndihmuar këtë proces.

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, ka disa muaj që po përgatit fillimin e “Verifikimit të kritereve të ligjshmërisë” (VKL) për të gjithë titujt dhe gradat e akorduara nga IAL-të në vend, gjatë 10 viteve të fundit.

Nuk do të dëshiroja kurrë që në pozicionin e zëvendësministrit, të isha une vetë arsyeja për ta paragjykuar këtë element kaq të rëndësishëm të reformës sonë rrënjësore. Proçese të tilla transparente, rigoroze dhe të drejta, janë rruga e vetme për të krijuar një qasje të re në sistem për arsimin që aspirojmë dhe kontribuar në kulturën e duhur organizative në promovimin e stafeve akadamike dhe kërkuesve të rinj.

Do të jetë tejet e vështirë, po pikërisht për këtë arsye jam sot më i bindur se kurrë që vetëm nën drejtimin aktual, të Kryeministrit Rama dhe Partisë Socialiste që reformat jetike për vendin, do të vijojnë të ecin me vendosmëri në drejtimin e duhur.

Për mua ka qenë një privilegj të kem qenë pjesë e kabinetit Rama. Tanimë do të jem i tëri në dispozicion të veprimtarisë sime politike mes njerëzve të zakonshëm.

Shumë faleminderit dhe mirënjohje e respekt të gjithë kolegëve të kabinetit”, shkruan Demo në reagimin e tij në Facebook. 

o.j/dita

October 19, 2018 15:35
Komento

6 Komente

  1. NOPRANI October 19, 16:10

    Në 10-15 vitet e para të tranzicionit “rrodhi truri” jashtë shtetit. Pastaj Qeveria bëri një program dhe e mblodhi këtë “TRU TË RRJEDHUR”?!! Snobizmi sharlatanesk zyrtar se ata që kanë studiuar jashtë mund të bëhen direkt dekanë, rektorë e më lart këtu në Shqipëri, po i tregon fort mirë frytet e veta të hidhura e të shëmtuara! “Shkencëtarët e ardhshëm” të universiteteve tona nuk bëjnë tjetër veçse kompozojnë e përziejnë artikuj të ndryshëm të të tjerëve, të mbledhur andej-këtej nëpër botë dhe ose i botojnë në Shqipëri, ose prej këtej nëpër botë. Ec e gjeje dhe vlerësoje se çfarë shkence po bëhet! Por nënkuptohet se kështu nuk bëhet asgjë. Dosje, dosje fiktive palë-palë i mban Ministria dhe diploma gradash e titujsh radhë-radhë mbajë falsifikatorët e kësaj natyre.
    Tani të gjithë botojnë, por edhe shoku-shokut apo shoqja-shoqes nuk ia njeh e nuk ia citon dot artikujt, pasi si mund t’i gjejë nëpër botë. Aq më tepër nuk duhet t’i gjejë atje ku janë fshehur, se ja, si ndodh, sikurse sot. Për studentët “shkenca” e “profesorëve” të mëdhenj të tyre nuk është e kapshme, sepse ajo është vetëm për në dosjet që qëndrojnë në Ministri, për jo në qarkullim këtu. Pasi është bërë detyrim me ligj që shkenca të eksportohet – asgjë të mos ngelet brenda: jemi vendi i vetëm në botë që eksportojmë kaq shumë “shkencë” të kësaj natyre. Na vjen mish i kalbur nga jashtë, hakmerremi ndaj tyre me shkencë të fëlliqur.
    Më në fund vjen edhe VKM-ja për marrjen e gradave e titujve e cila jo vetëm e nxit, por edhe e ka vënë si kusht karakterin absurd, enigmatik, formal dhe korruptiv të “produktit” të së ashtuquajturës punë kërkimore. Ece e gjej tani nëpër botë profesorë që duhet të vlerësojnë punimet e shqiptarëve që kërkojnë tituj. Atyre u mungon njohja e gjuhës, konteksti shkencor këtu, koha e lirë të na përkushtohen neve, shpërblimi nëse e bëjnë dot vlerësimin etj. Atëherë dihet, kërcet fiktiviteti dhe korrupsioni, bashkërisht. Përveç që e gjithë ky kaos e katrahurë mund të përballohet vetëm nga të pasurit, pasi, edhe po të kesh një dosje të mirë, të duhen nga 10 gjer në 20 milion lekë për të paguar gjithë shpenzimet e domosdoshme, në mos më shumë. Rroftë VKM-ja e shkencës dhe shkencëtareve të tanishëm dhe të ardhshëm! Rroftë SNOBIZMI i cekët zyrtar!

    Reply to this comment
  2. Konti i Monte Krrabes October 19, 19:12

    E habitshme, gjithe ministrite, dejtorite, dhe administrata eshte mbushur me pseudo-profesore doktore shkencash dhe gjithfare titujsh vetem per te perfituar 10 ose 20,000 lekë, madje edhe universitetet jane tejmbushur me profesore e doktore dhe ne perfundim dalin studente kunguj.Gjithe kjo shknce ne administrate dhe per cudi vendi shkon poshte e me poshte. Duhet revolucion ne shkolle te paktan te dalin studente cilesore pas minimumi 10 vjetesh, qe shqiparia te filloje ndryshimin

    Reply to this comment
  3. return of the saint October 19, 23:32

    E kemi thene dhe e themi per te mijten here sillni studentet e mbaruar ne perendim te drejtojne vendin zhdukni nga administrata te diplomuarit te universitetet Kristali, Bora,Bresheri,shiu etj

    Reply to this comment
  4. ppa October 20, 00:21

    Doreheqja nuk ka nevoje per deklarsta kaq te gjata.

    Reply to this comment
  5. Xxx October 20, 09:07

    U dorehoq se kandidon per Bashkine e Beratit.
    Keta jane krejt te pacipe.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*