Akuzat, Kajmaku: Nuk kam bërë asnjë krim, opozita limon i shtrydhur

August 26, 2019 17:01

Akuzat, Kajmaku: Nuk kam bërë asnjë krim, opozita limon i shtrydhur

Pas akuzave nga Partia Demokratike mbi kryetarin e Bashkisë së Vorës Agim Kajmaku, se ai ishte dënuar në Greqi për falsifikim të monedhave ka reaguar Kajmaku. Ky i fundit me anë të një postimi në rrjetin social shkruan se iu qëndron fjalëve që ka thënë më herët, se nuk ka qenë ndonjëherë i dënuar. Ai shprehet se nuk ka kryer krime ndonjëherë dhe se ka qenë në Greqi për të punuar, si punëtor dhe familjar.

Kreu i Bashkisë Vorë shton se PD është kthyer si një limon i shtrydhur, që nuk i duhet asnjeriu.

Postimi i plotë:

Që pas marrjes së detyrës si kryetar i Bashkisë së Vorës, ata s’u përballen nga frika e humbjes së padiskutueshme, më janë vërsulur me tërbim! Por unë siguroj me bindje, në radhë të parë qytetarët e Vorës se i qëndroj pikë për pikë asaj që kam deklaruar edhe më herët lidhur për këtë sulm.

Unë nuk jam marrë kurrë me trafiqe dhe krime. Kam qenë dhe jam punëtor e familjar. Kam punuar për të nxjerrë bukën e gojës në Shqipëri e në emigracion dhe emrin e kam ndryshuar si të gjithë shqiptarët, që të më jepej mundësia të rrija atje dhe punoja.

Partia Demokratike po merret me limona dhe me mandarina emigrantësh shqiptarë, të cilët halli i ka shtyrë të punojnë në një vend të huaj! Ata bëjnë sikur nuk e dijnë se çfarë kanë hequr shqiptarët për të mbijetuar me emra e me mbiemra nga më të ndryshmit në Greqi.

Në fakt PD është limoni i shtrydhur që s’i duhet më asnjeri. Le ta thonë autoritetet fjalën e tyre dhe të na falin qytetarët për këtë shqetësim!

Unë dua të siguroj qytetarët e Vorës se pavarësisht kësaj poshtërsie, jam dhe do të jem në çdo moment në krye të detyrës! Ju më besuat në 30 qershor për t’i ndryshuar faqen Vorës sonë dhe për t’a vënë bashkinë në shërbim të qytetarëve.

 

b.b/dita

August 26, 2019 17:01
Komento

6 Komente

  1. antiharresa August 26, 17:34

    Aristokratet dhe zengjinet qe u pasuruan ne Shqiperine e varfer pas viteve 90 ,nuk i dine fare hallet reale te qindra mijera shqiptareve ,rruget e tyre neper malet e greqise ,vuajtjet dhe detyrimin per te nderruar emer per dokumente .

    Reply to this comment
  2. Aaiu nga Selenic August 26, 18:12

    Kajmak. Shko sa me shpejte e pasqyroje veten tende. Ne se je i p-afajshem, do te keshe edhe 100 here me shum dashamire nga socialistet, ndryshe , pergjegjesia jote do te jet shume me e madhe se e Pjetrfit te Shkodres.! More vesh.! Thuaj POOO.!

    Reply to this comment
  3. Mjmun August 26, 18:20

    Ku eshte ze nuk eshte pa gje ! Duket nga surrati “suksesi” i ketij ne politik ! Dihet shume mire qe krimi konkuron me politiken , ajo qe nuk shkone eshte se opozita nuk ka moral te shprehet se eshte zhytur komplet me krimin ordiner !

    Reply to this comment
  4. Rita August 26, 18:45

    Vetem se thote se kam mbajtur kete emer Jorgo T. te ndryshuar ligjshem ne Shqiperi dhe me emrin reale te prinderve te tij dhe ,,,,,del me emra te ndryshem te prinderve pra me emra greke kuptohet dhe ate qe fsheh ai ,belane qe e gjeti atje me tregti e leke fallco . Po mire i ka shpetuar denimit atje duke u arratisur e jetuar ne vendlindje tashme me emrin reale te lindjes ,ka ngrit nje bisnez qe ai e miqte per rreth e dine se “si ” c”i duhet politika ,pse i hap bela vetes e te perfundosh si i vellai i sih-Ministrit te Brendshem Xhafaj qe me kembet e veta u paraqit ne policine italjane te shlyente denimin e pabere .Dhe ky a do te shkoje me kembet e veta ne Greqi ???

    Reply to this comment
    • Albani August 27, 00:57

      Eshte nje shprehje ne Shqiperi:
      ” Qenit, kur i vjen ngordhja, vete e ben shuren ne dera e kishes/xhamise, ku e zene besimtaret dhe e vrasin”.
      Kete Kajmakun jo se do ta vrasin, por do e futin ne shtepine pa qera.

      Reply to this comment
  5. Z/K August 26, 22:34

    Kajmak,nese je vertet i paster do gezosh te gjithe besimin e votuesve dhe mbar qytetarve te Vores.Shprehja yte sikur don te jesh korrekt me ndershmerine qe i drejtohesh PD:
    Në fakt PD është limoni i shtrydhur që s’i duhet më jo asnjeriut.Po as dreqit e te birit te tije.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*