Akuzohet për abuzim seksual, zyrtari i 3 më i lartë i Vatikanit para gjyqit

May 1, 2018 11:12

Akuzohet për abuzim seksual, zyrtari i 3 më i lartë i Vatikanit para gjyqit

Shefi i financave të Vatikanit, kardinali George Pell, do të dalë para gjyqit nën “akuzën historike” për agresion seksual, por Pell është vetëdeklaruar i pafajshëm.

Ai ka mohuar në vazhdimësi që të ketë kryer ndonjë agresion, ndërkohë që, një gjykatës australian vendosi të martën se kishte prova të mjaftueshme që rasti të çohej para gjykatës për disa akuza, por jo për disa të tjera.

Kardinali Pell, 76 vjeç, është katoliku më i lartë në Australi dhe një nga zyrtarët më të fuqishëm në Vatikan.

Ai, që konsiderohet zyrtari i tretë më i lartë i Vatikanit, u pezullua nga detyra vitin e kaluar për t’u përballur me akuzat në vendin e tij.

Në qershor, policia në shtetin e Viktorias e akuzoi klerikun me atë që ata e cilësuan si “akuzë historike”, e cila përfshin disa ankesa.

Gjatë seancave paraprake të gjykatës, që zgjatën katër javë, kanë folur më shumë se 30 dëshmitarë. Shumë prej seancave ishin të mbyllura për publikun, gjë që praktikohet shumë në Viktoria për rastet e krimeve seksuale.

Kardinali Pell do të dalë tani para një gjykatësi dhe një jurie prej 12 personash në gjykatën e shtetit të Viktorias, në një seancë administrative, të mërkurën. Megjithatë, gjyqi nuk pritet të fillojë deri pas disa muajsh.

s.a/dita

May 1, 2018 11:12
Komento

1 Koment

  1. E May 1, 16:17

    Nëse ësht lajm prej vërdedi. Phu njeri i smut

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*