Akuzohet për korrupsion pasiv, prangoset ish kryeministri malajzian

July 3, 2018 18:22

Akuzohet për korrupsion pasiv, prangoset ish kryeministri malajzian

Ish kryeministri malajzian Najib Razak është arrestuar të martën, pas akuzave për korrupsion pasiv dhe përvetësim të fondeve shtetërore.

Razak-ut i është ndaluar të dalë jashtë vendit prej më tepër se një muaji, ndërsa në pronat e zotëruara prej tij janë ushtruar një sërë kontrollesh.

Deri tani raportohet se janë sekuestruar prona që kapin vlerën e disa milionëve dollarë dhe sa i  takon atij vet, Najib Razak pritet të dalë para drejtësisë dhe të përgjigjet për akuzat e ngritura.

Ish kryeministri Razak pësoi një humbje të bujshme në zgjedhjet elektorale të zhvilluara në muajin maj dhe vendi aktualisht drejtohet nga ish këshilltari i tij, Mahathir Mohamadi.

Kjo u cilësua si një kthesë historike për jetën politike të Malajzisë, pasi ky vend udhëhiqej prej shumë vitesh nga Najib Razak.

s.a/dita

July 3, 2018 18:22
Komento

2 Komente

  1. Kuala Lumpuri qyteti i endrrave te mia July 3, 19:52

    Ah SA mire ja jene mafjozit.

    Reply to this comment
  2. Uauuu July 4, 01:08

    Prape u kthye Mahathir Mohamadne pushtet?! Njesoj sikur eshte kthyer Sala prape..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*