Al Jazeera: Shqipëri, hija e zezë e traditës dhe e gjakmarrjes

May 16, 2016 10:00

Al Jazeera: Shqipëri, hija e zezë e traditës dhe e gjakmarrjes

Al Jazeera, rrjeti i njohur televiziv, ka realizuar një reportazh për familjet e ngujuara shqiptare dhe “drejtësinë” që vendos Kanuni. Në të paqyrohet historia dhe përjetimet e disa familjeve në gjak.

Një kod i lashtë i hakmarrjes është duke i detyruar brazat e shqiptarvë të ngujohen në burgjet e tyre private.

Ajo mund të jetë shkaktuar nga diçka e parëndësishme, si një mosmarrëveshje ndërmjet fqinjëve apo vetë familjes, një incident që kudo tjetër mund të harrohet me kalimin e kohës ose u lihet gjykatave për ta zgjidhur.

Por në Shqipërinë e veriut dhe të mesme, ku një kod i lashtë i njohur si Kanuni ende rregullon jetën për pjesën më të madhe të popullsisë dhe mund të shkojë deri në gjakmarrje që përfshin brezat dhe detyron familje të tëra të izolohen.

I përbërë nga 12 libra dhe 1262 shkrime, Kanuni i Lekë Dukagjinit që mendohet të ketë qënë një fisnik shqiptar i shek.15 për të cilin pak dihet, u transmetua gojarisht për shekuj dhe u shtyp në letër vetëm në fillim të shekullit 20.

Së pari, otomanët dhe pastaj dikatori komunist Enver Hoxha e nxorën atë jashtë ligjit. Por ai vazhdoi të ecë paralelisht me ligjet e shtetit, duke rregulluar çdo gjë që nga organizimi ekonomik i familjeve deri tek normat e nderit, citon Syri.net.

Është sikur të kesh vdekur

Basmir Gjeloshaj në foto humbi babanë e tij dhe dy xhaxhallarë në një grindje, në të cilën u vranë dhe dy pjesëtarë të familjes tjetër kundërshtare. Përveç një viti e pak, kur ai jetonte në Suedi, ai ka qëndruar i mbyllur në shtëpinë e tij që në moshën 6 vjeç.

Ai ishte vetëm 6 vjeç kur babait të tij iu mor jeta në 2011-in dhe rrallë e ka lënë shtëpinë që prej atij viti. Gjakmarrja, gjaku, peshon rëndë mbi Basmirin dhe familjen e tij. Ai mundi të studiojë deri në klasën e pestë dhe vetëm me ndihmën e një mësuesi që do të vinte në shtëpinë e tij për ta mësuar.

Motra e tij Drenica pati një çikë fat. Ajo qe në gjendje të ikte nga shtëpia për të ndjekur shkollën. Por pastaj, një ditë kur ajo ishte në klasën e pesë, një makinë e ndoqi nga pas dhe i afruan para për të hipur në të. Nga frika se kjo ishte një tentativë për ta vrarë, edhe ajo u mbyll brenda në shtëpi.

Si shumë familje në Shqipëri në të njejtat pozita, familja Gjeloshaj shpreson se ata mund t’i ikin gjakmarrjes duke u arratisur nga vendi dhe diku filluar jetën diku larg. Dhe kur në vitin 2012, Suedia e pranoi kërkesën e tyre për azil, u duk se më në fund patën sukses.

Por jeta e tyre atje që e shkurtër. Në dhjetor të vitit 2013, qeveria suedeze i dëboi duke u deklaruar se dokumentat që u ishin dhënë nga Komiteti i Pajtimit Kombëtar, një organizatë e e ngritur për t’iu kundërvënë Kanunit, ishin të falsifikuara.

“Kur isha në Suedi, unë shkoja në shkollë, bisedoja me studentët e tjerë dhe zija shokë,” shpjegoi Drenica. “Nuk është se kam dalë shumë, por ndihesha e lirë.”

Basmiri ishte gjithashtu në gjendje të studionte në Suedi dhe dëshironte të bëhej mekanik, të martohej dhe të niste një familje.

Tani, i kthyer në Shqipëri, 19-vjeçari e kalon shumicën e ditës i shtrirë në një shtrat që është shumë i vogël për trupin e tij. Është nëna e tij, File, që thotë: “Kjo është sit ë kesh vdekur edhe njëhërë.”

May 16, 2016 10:00
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim