“Al Kapone” dhe 3 B-të shqiptare

March 24, 2016 10:09

“Al Kapone” dhe 3 B-të shqiptare

Deputeti i Partisë Socialiste Erjon Braçe në një postim në rrjetet sociale ka kërkuar një hetim për ish kryeministrin Sali Berisha, përfshirë atë mbi taksat dhe shpërthimin në Gërdec. Ai gjithashtu ka shigjetuar presidentin Bujar Nishani për lobimin që po bën, sipas tij, për pronat në Strasburg, dhe ka ngritur pyetjen për paratë e shpenzuara nga kreu i opozitës Lulzim Basha në SHBA. Ja çfarë shkruan Braçe.

 

PER TRE UDHEHEQESIT E DITES OSE 3B-te E FAMSHME!!

Tre gjëra duke lexuar aktivitetin e udhëheqësve;

E para, Unë nuk di në ky është “Al Kapone”-ndaj duhet hetim për të, por e di me siguri që nëse ka një njeri që e meriton këtë “nder” nga pikëvështrimi i pasurisë (taksave për të), i aktivitetit kriminal (përfshirë Gerdecin dhe vrasjet e tjera), i aktivitetit si xhihadist politik, ky është Sali Berisha ose Berisha.Al!!

 

E dyta, është e pashembullt, po tamam e pashembullt që Presidenti i Republikës të loboi deri në Strasburg për pronat e tij familjare!! Besoj e kujtoni, pronari Nishani kërkon të na ngarkojë si barrë financiare, SUPERTAKSE do jetë për secilin shqiptar të zakonshëm, faturën e zhvillimit të pronës së tij që ai dhe familja e tij nuk e kishin të tille kur u konfiskua!!

E treta, Mund të më thotë kush sesa ka shkuar fatura e vizitës dy javore të Lulzim Bashës familjarisht në SHBA? Po paratë nga dolën?/E.T

March 24, 2016 10:09
Komento

2 Komente

  1. orli March 24, 11:02

    Po,te ndihmoj unè se sa ka shkuar fatura dy javore e bashes i nderuari qytetar i dores se dyte z.Braçe!unè jam deputet i ps-es ne pushtet,kryetar i komisijonit te ekonomise(ne mos gaboj) mik i krietarit Rama,se bashku me partine ne koalicion lsi-n ne kemi nje shumice dermuese ne parlament me 84 vota qe do na e kishte lakmi edhe Enveri po te ishte gjalle e jo me shoku juaj sali sepse ju o Braçe(si qytetar i dores se dyte) dhe politikaret e dores se pare shaheni neri me tjetrin gjithe diten por bashkpunoni gjithe naten dhe vidhni diten e naten tani Braçe ti vetem prit se te themi ne sa jane te gjitha faturat e vizites se bashes,21 Janarit,Gerdecit,albpetrolit,llotarise e kazinove etj,etj qe ju patet premtuar qe kur te vini ne pushtet do ti beni te pavlefshme si kontrata!!!pastaj ju doli se……..nuk i beni dot.Ps.me gjithe respektin qe kam patur per ty si opozitar luftarak te me falesh zoti Braçe por tani ne POZITE je kthyer ne nje lehes i pashprese.

    Reply to this comment
  2. Darius March 24, 11:43

    o Braqe…..ti,Tao dhe shume si ju qe lihni gjithe diten se nuk keni cfare te beni tjeter jeni ushtaret e Camoras,Cosa Nostres,Ndrageta…etj.
    ju jeni thjesht KONE per te lehur,po dhe lehjen e keni si ata te parades se 17 majit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*