Alarm! CO2 në atmosferë kap rekordin, ngrohja globale ‘e pandalshme’

November 1, 2017 15:26

Alarm! CO2 në atmosferë kap rekordin, ngrohja globale ‘e pandalshme’

Organizata Botërore Meteorologjike njoftoi se përqëndrimi i dioksidit të karbonit (CO2) në atmosferën e Tokës u rrit me një shifër rekord në vitin 2016.

Sipas OBM, rritja e vitit të kaluar ishte 50% më e lartë se mesatarja e 10 viteve të fundit. Studiuesit e shohin këtë rritje si pasojë e kombinimit të aktiviteteve njerëzore me fenomenin e motit “El Nino”.

Thënë ndryshe, CO2 ka arritur në një nivel që nuk shihet në 800 mijë vite.

Shkencëtarët thonë se kjo e bën thuajse të pamundur mbajtjen në kontroll të objektivave globale të të temperaturës mesatare të jenë kryesisht të paarritshme.

November 1, 2017 15:26
Komento

1 Koment

  1. MH November 1, 18:46

    Pikrisht per kete mendim te shkencetarve:

    “Shkencëtarët thonë se kjo e bën thuajse të pamundur mbajtjen në kontroll të objektivave globale të të temperaturës mesatare të jenë kryesisht të paarritshme”.
    Presidenti Trump ka dhane doreheqjen per te mos kontribue ne lufte kunder ngorhjes globale.A thue njiketu tregon zgjuarsi Presidenti..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*