Alarm në Gjermani/ Hynë si azilkërkues, por planifikuan sulme terroriste, 6 të arrestuar

November 21, 2017 10:57

Alarm në Gjermani/ Hynë si azilkërkues, por planifikuan sulme terroriste, 6 të arrestuar

Mediat gjermane bëjnë me dije se policia gjermane kreu aksion ne katër zona mëngjesin e sotëm duke arrestuar disa burra të dyshuar si anëtarë të grupit militant “Shtet islamik”, pasi po planifikonin sulme terroriste.

Gjashtë burra sirianë të moshës midis 20 dhe 28 vjeç u vunë në paraburgim, raportoi gazeta gjermane Welt.

Tetë apartamente u kontrolluan në qytetet gjermane të Kassel, Hanover, Essen dhe Leipzig.

Gjatë bastisjeve u sekuestruan lap-top, telefona celularë dhe dokumente te tjera qe mendohet se do shërbejnë për hetimet.

Sipas Zyrës së Prokurorit Federal në Frankfurt, të arrestuarit dyshohen për “planifikimin e një sulmi me armë ose eksplozivë” në Gjermani.

Ata kishin hyre ne Gjermani si azilkërkues, por ishin luftëtarë aktive të IS në Siri, raportoi Welt.

November 21, 2017 10:57
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*