Alarm në Greqi, viktima dhe dëme nga përmbytjet

September 7, 2016 10:54

Alarm në Greqi, viktima dhe dëme nga përmbytjet

Shirat me intensitet të lartë nuk kanë përfshirë vetëm Shqipërinë, por gjithë rajonin. Gjysma e Greqisë është prekur nga koha e keqe, duke shkaktuar veç dëmeve materiale edhe viktima. Tri persona raportohen të zhdukur në Mesinia dhe Selanik.

Sipas “eleftheriaonline.gr”, një grua me aftësi të kufizuara ka humbur jetën në Kalamata. Ajo ndodhej në oborrin e shtëpisë së saj kur vërshuan ujërat, që në disa vende mbërriti deri në 2 metra lartësi.

Kryebashkiaku i Kalamatës tha se është gjetur i pajetë edhe një burrë 80 vjeç dhe gruaja që kujdesej për të. Në të njëjtin rajon është gjetur edhe një tjetër trup i pajetë, ende i paidentifikuar.

Përsa i përket të zhdukurve në Selanik, bëhet fjalë për një 60-vjeçar, i cili nuk përgjigjej në telefon mëngjesin e sotëm.

Edhe ishujt e Greqisë janë prekur nga erëra të forta dhe një tornado që ka kaluar Qefalonjanë dhe Zakinthosin.

September 7, 2016 10:54
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim