Alarm në Kosovë/ 94 policë me probleme mendore, të gjithë ish-pjesëtarë të UÇK

February 19, 2020 09:47

Alarm në Kosovë/ 94 policë me probleme mendore, të gjithë ish-pjesëtarë të UÇK

Korrikun e 2018-tës, në mediat kosovare përcillej lajmi se në policinë e Kosovës kishte pjesëtarë me probleme të shëndetit mendor. Inspektorati Policor i Kosovës, IPK, identifikoi 94 efektivë të tillë dhe kërkoi pezullimin e tyre, cka u refuzua nga drejtoria e përgjithshme e PK-së.

Policët në fjalë ishin ish-pjesëtarë të UÇK-së me status të invalidit të luftës. IPK jepte këtë sqarim në mbështetje të kërkesës së saj: “Arsyeja e rekomandimit është për shkak të gjendjes së tyre shëndetësore duke ju referuar dokumentacionit që kanë paraqitur pranë komisionit mjekësor të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Institutit të Psikiatrisë Ligjore.

Bazuar në dokumentacionin e tyre shëndetësor është dëshmuar se kanë probleme shëndetësore të natyrës psikike”, thuhej në deklaratën e saj. Në polici të Kosovës janë gjithsej 148 pjesëtarë të cilët janë invalidë të luftës.

IPK paralajmëronte asokohe Policinë e Kosovës për rrezikun që mund të paraqesin këta pjesëtarë, sidomos duke pasur parasysh se janë të pajisur me armë zjarri.

O.J/DITA

February 19, 2020 09:47
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim