Alarm në Vietnam, vajzat rrëmbehen për t’u martuar në Kinë

February 9, 2018 13:57

Alarm në Vietnam, vajzat rrëmbehen për t’u martuar në Kinë

Në veri të Vietnamit, vajzat po zhduken duke qenë viktima të trafikimit të nuseve, pasi janë rrëmbyer dhe dërguar në Kinë për t’u shitur për martesë.

Sipas organizatës për të drejtat e fëmijëve “Plan International”, ky lloj i martesës së detyruar ka qenë në rritje të ngadaltë, por në mënyrë të qëndrueshme gjatë dekadës së kaluar.

Në Kinë praktikohet politika e një fëmije për familje, dhe preferenca e tyre për djem ka sjellë një ulje të ndjeshme të femrave për martesë, çka i detyron një pjesë të madhe prej tyre të martohen me femra që vijnë nga shtete të tjera.

Fotografi Vincent Tremeau udhëtoi për në Vietnam me Kirsty Cameron nga “Plan International” për t’u takuar me familjet e këtij fshati ku vajzat rrëmbehen, jo pak herë.

l.h/ dita

February 9, 2018 13:57
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*