Alarm nga një makinë bombë, mbyllet metroja e Londrës

July 25, 2016 10:59

Alarm nga një makinë bombë, mbyllet metroja e Londrës

Çaste tensioni në Londër, atje ku stacioni i metrosë “Golders Green” është evakuuar në këto momente për shkak të një makine të dyshuar që është braktisur aty pranë.

Zëdhënësi i transportit publik konfirmoi se stacioni i lagjes Barnet, e cila ndodhet 8.5 km në distancë nga “Westminster” është mbyllur. Kjo lagje është e njohur për vendndodhjen e kishës ortodokse greke, një tempull që mbledh një përqindje të lartë hebrenjsh dhe japonezësh.

Por alarmi rezultoi fals dhe stacioni u rihap. Sipas “Evening Standard”, edhe stacioni Verior i Uemblit ishte mbyllur për shkak të një alarmi për zjarr.

July 25, 2016 10:59
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*