Alarmet false për bombë, Didi: Do kërkojmë ashpërsimin e dënimeve

March 20, 2015 15:03

Alarmet false për bombë, Didi: Do kërkojmë ashpërsimin e dënimeve

Trendi i fundit për të dhënë alarme false për bomba, ke detyruar Policinë e Shtetit që në bashkëpunim me Avokatin e Popullit të nisë fushatë sensibilizuese.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp, Artan Didi dhe Igli Totozani i bënë thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë me policinë për forcimin e rendit dhe sigurisë. Sipas Didit, situata të tilla kanë shkaktuar kosto psikologjike për të gjithë komunitetin.

Është një situatë shqetësuese, por ne jemi të vendosur t’i kushtojmë rëndësi çdo rasti, edhe pse një pjesë e tyre janë false dhe ne do t’i vlerësojmë dhe gjykojmë si të vërteta. Edhe pse është një kosto e madhe për policinë, është dhe kosto psikologjike për qytetarët, ndaj përmes kësaj deklarate kërkojmë të na mbështesni në nismën tonë, ku qytetarët të na informojnë për çdo rast me qëllim që ta eliminojmë edhe këtë fenomen, që ndoshta në fillim është i nxitur, por më pas mund të na kthejë kosto më të mëdha”, tha Didi.

Sipas Didit, nëse kjo situatë e kthyer në një “lojë të rrezikshme” siç e cilësoi ai, nuk përfundon, atëherë është e nevojshme të ndërhyhet në Kodin Penal për të ashpërsuar dënimet ndaj personave që përfshihen në ngjarje të tilla.

March 20, 2015 15:03
Komento

1 Koment

  1. V.DUKA March 20, 19:11

    Jame i lumtur qe e kuptuat me ne fund :”deri do plumb” …keshtu thot populli.
    Me nderime dhe respekt per sukseset ne pune tuaj, V.Duka.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*