Alarmet fals për bombë kthehen të përditshme, një pako e dyshimtë në Durrës alarmon policinë

March 16, 2015 09:16

Alarmet fals për bombë kthehen të përditshme, një pako e dyshimtë në Durrës alarmon policinë

Alarmet për bombë tashmë janë kthyer të përditshme.

Mëngjesin e sotëm, një pako e mbështjellë me natribanë në derën e shkollës profesionale të gastronomisë “Hysen Çela” në Durrës, ka dhënë alarmin për bombë në qytetin e Durrësit.

Shkolla profesionale është ngjitur me Drejtorinë Arsimore të Durrësit.

Policia rrethoi zonën duke vënë dhe perimetrin e sigurisë, ndërsa kanë shkuar forca të specializuara antieksploziv nga Tirana.

Ajo që e bënte më të dyshimtë pakon është një celular i vendosur sipër saj.

Policia ka evakuar punonjësit e Drejtorisë Arsimore dhe nuk ka lejuar nxënësit që t’i afrohen zonës ku ndodhej pakoja që dyshohet për bombë.

Por, ashtu si edhe alarmed e ditëve të fundit, edhe ky i sotmi ka rezultuar fals, pasi pakua nuk kishte eksploziv.

Policia dyshon se dikush është duke luajtur, për të hapur panik.

 

March 16, 2015 09:16
Komento

1 Koment

  1. Arben March 16, 14:47

    SALI BISHA, KUSH TJETER????!!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*