Antidepresivët si çamçakiza, po blihen masivisht dhe pa recetë

January 4, 2018 21:15

Antidepresivët si çamçakiza, po blihen masivisht dhe pa recetë

Sipas të dhënave të publikuara, importet e antidepresivëve si “Loram”-i, “Xanax”-i dhe “Citolex”-i janë rritur ndjeshëm tre vitet e fundit në Shqipëri.

Për vitin 2016, ato janë 7-17% më të larta sipas llojit të medikamentit.

Me ritme shumë të shpejta, deri në 11-12% janë rritur importet vetëm për “Xanax”-in.

Por sa e lehtë është për t’u siguruar ky medikament nga pacientë të ndryshëm?
Fiks Fare bëri një vëzhgim në disa nga farmacitë e Tiranës ku u konstatua që farmacitë e shisnin këtë produkt edhe pa recetën e mjekut.

Pacienti e bleu këtë medikament në më shumë se pesë farmaci të Tiranës pa asnjë lloj vështirësie. Kishte edhe raste kur farmacistët i kaluan kompetencat e tyre duke marrë përsipër të bëjnë rolin e mjekut duke treguar mënyrën se si merret ilaçi. Në disa nga farmacitë që gazetarët e Fiks Fare ka në blerë këtë medikament nuk janë lajmëruar për efektet anësore që ky bar ka nëse merret pa kriter apo jashtë mbikëqyrjes së mjekut. Në disa të tjera farmacistet edhe pse e shesin pa recetë, këshillojnë blerësin që nga ky medikament krijohet varësi.

Ky bar sipas neurologëve krijon probleme të shëndetit mendor nëse merret pa kriter edhe jashtë kontrollit të mjekut.

Dritan Haruni, mjek neurolog i cili shpjegon se efektet anësore të “Xanax”-it janë të forta dhe varësia ndaj tij është një nga efektet më të këqija.

“Fillon e shtohet gjendja e ankthit dhe stresit dhe bëhen më serioze problemet e shëndetit mendor”, pohon dr Haruni.

Në zbatim të ligjit Nr. 105/2014 “Për Barnat dhe Shërbimin Farmaceutik” neni 63, tregtimi i barnave në farmaci ose në agjenci farmaceutike pa recetën e mjekut, dënohet me 100 000 ( njëqind mijë) lekë gjobë, në rast përsëritjeje me 200 000 (dyqind mijë) lekë gjobë.

January 4, 2018 21:15
Komento

1 Koment

  1. Toni January 5, 18:27

    Ky ilac eshte nje helm qe shkaterron perfundimisht nje person te semure nga depresioni. Shkakton vetevrasje dhe eshte teper i rrezikshem. Qeveria duhet te vere nen kontroll te rrepte, madje ta ndaloje perdorimin e ketij ilaci. Eshte nje ilac djallezor qe e shkaterron perfundimisht pacientin i cili nuk behet me njeri normal. Te gjithe ata mjeke apo farmaciste qe shesin kete ilac jane kriminele qe po shkaterrojne pacientet shqiptar. Duhen marre masa urgjente qe te ndalohet perdorimi i tij. Semundja e depresionit eshte plotesisht e sherueshme, por kerkon durim. Personi me depresion kalon nje vuatjtje te tmerrshme por me durim keto vuajtje kalojne dhe pastaj vjen normaliteti. Mosdurimi dhe perdorimi i ketij ilaci e ben plotesisht te pasherushem semundjen dhe e kthen pacientin ne nje te semure psikik per jete. Ka menyra alternative per tu sheruar nga depresioni. Ecjet ne natyre, ushtrimet gjimnastikore, yoga, ushqim i shendetshem, dhe durim te shpien ne sherim nga depresioni.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*