Alarmi i OKB: 15 mijë luftëtarë të huaj i bashkohen ISIS

November 1, 2014 09:32

Alarmi i OKB: 15 mijë luftëtarë të huaj i bashkohen ISIS

Një numër i paprecedent të huajsh i është bashkuar xhihadit edhe nga vende që nuk e kanë mbështetur asnjëherë ekstremizmin islamik. Ky është alarmi që vjen nga Kombet e Bashkuara përmes një raporti, që në fakt ishte paralajmëruar edhe nga gazeta britanike “The Guardian”. Janë 15 mijë luftëtarë të huaj të nisur në Siri dhe në Irak për të luftuar përkrah ISIS, apo grupeve të tjera ekstremiste.

Ata vijnë nga 80 vende të ndryshme, për të cilat OKB nuk jep një listë të detajuar, duke u limituar në përmendjen e atyre vendeve që deri më sot nuk ishin shquar për strehimin e xhihadistëve të ardhshëm, apo për nxitjen e ekstremizmit, si Maldive, Kili dhe Norvegji. “Prej vitit 2010 numri i luftëtarëve të huaj është më i madh se sa në vitet 1990 deri në 2010 dhe vazhdon të rritet”, shkruhet në raportin shqetësues që u bë publik mbrëmjen e së enjtes.

Mes të huajve që luftojnë në radhët e ISIS janë edhe tre kuvajtiane kamikaze. Lajmi është dhënë nga Hosam Al Aëak, përgjegjësi i shërbimeve sekrete të ushtrisë siriane për të përditshmen kuvajtiane Al Ëatan. Tre gratë janë pjesë e batalionit Kjansa, i përbërë nga 200 gra. Në komandë është një zonjë me emrin e luftës “Um Al Miqdad” (Princesha e grave) që ka detyrën të zhvillojë operacione kamikaze speciale. Gratë kamikaze, mes tyre edhe tre kuvajtianet, thotë Al Aëak, janë gratë e ushtarëve të ISIS.

Bombardimet ajrore kundër ISIS që ruajnë një rol aktiv në Siri dhe Irak nuk kanë luajtur asnjë rol në zvogëlimin e prurjeve të reja. Shteti islamik edhe pse ka ngadalësuar relativisht ofensivën edhe në qytetin sirian të Kobanes, vazhdon betejën brutale me çdo mjet. Pas zbulimit të varrezave masive në qytetin irakian Al Anbar dhe denoncimit për ekzekutimin e të paktën 600 të burgosurve në një burg në Mosul, forcat irakiane të sigurisë kanë mundur të ndalojnë një sulm në Bagdad.

Gjatë ditës u bë e ditur se tre shtetas irakianë të dyshuar për planifikimin e një sulmi terrorist në Europë u arrestuan nga autoritetet zvicerane. Edhe pse arrestimi i tyre është bërë në muajin mars, vetëm tani u konfirmua nga prokuroria e përgjithshme zvicerane, për të mos komprometuar ecurinë e hetimeve.

November 1, 2014 09:32
Komento

5 Komente

  1. dru me pre November 1, 12:14

    Kapuconet e zinj,me te zinj se nata qe duhen qeruar nje ore e me pare per aresyen e vetme qe e ardhmja qe duan te instalojne ne bote i perket nje bote qe asnje njeri me 2 para mend ne koke nuk do deshte ta kishte per femijet e tij.
    Thjesht plera!!

    Reply to this comment
  2. plaku November 1, 13:47

    Ne lidhje me te rinjte e vendeve perendimore qe shkojne ne Siri dhe Irak per te luftuar perkrah ISIS, me lejoni ju lutem te jap mendimin e nje analisti dhe profesori te ri egjyptiano-gjerman me emrin Hamad Abdel-Samad. Ky njeri eshte denuar me vdekje nga vellezeit myslimane egjyptiane dhe Jeton ne Gjermani me mbrojtje policore . Pra ka analist thote :

    ” Ka shume te rinj ketu ne perendim qe kane nje fasinacion te madh per islamismin, per xhihadin qe bile edhe shkojne ne Siri per lufte. Ka nje pakice myslimanesh qe i frenon femijet e tyre duke jetuar ne nje bote paralele, qe jetojne ne struktura te varfera socjale, shoqeria i jep ketyre te rinjve idene se ajo per ta nuk ka nevoje, qe ata bile jane nje ngarkese per shoqerine. Pastaj vine islamistet dhe ju japin ketyre te rinjeve nje strukture ditore, falen 5 here ne dite dhe shofin video te xhihadit, diskutojne per politike, i riu fiton bindjen se eshte dicka, vleresohet, , i rritet besimi ne vet vehte. Islamistet i thone se ai qe te arrije dicka ketu duhet te mundohet shume, te beje shkolle, te gjeje pune te sillet mire. Por ka edhe nje rruge me te lehte, te shkosh ne xhihad dhe te luftosh per ceshtjen e zotit.
    Ti ose fiton kunder atyre qe nuk besojne dhe ke pushtet poltik dhe leke dhe sukse ose ti bie ne kete lufte dhe behesh martir dhe do shperblehesh duke vajtur ne parajsen e perjeteshme ku te presin 72 gra. Nje i ri qe eshte i frustruar politikisht, ekonomikisht dhe nga ana seksuale e gjen kete si nje projekt joshes. ”

    Nga ana tjeter une mendoj se :
    – ISIS favorizohe per momentin nga “petrodollaret” e vendeve arabe dhe se kjo organizate “urren cdo gje qe eshte perendimore”.

    Dime se Muhameti ka jetuar ne shekullin e shtate dhe tani jemi ne shekullin e 21-te. Sipas ideologjise islame fondamentalist ajo qe ka thene Muhameti ne shekullin e 7-te eshte fjale e zotit dhe ajo nuk diskutohet dhe kritikohet, ndersa ne demokracite perendimore ligjet e shtetit i vendos individi, populli me zgjedhje.

    Sipas CIA-s ne vitin 2010 ishin me se nje miljarde e 200 miljon njerez te fese myslimane nga te cilet shume pak jane islamiste fondamentaliste.

    Une nuk kam te verteten ne xhep dhe jam pothuajse i bindur se ISIS nuk kane shans te fitojne kunder gjithe botes demokatike.

    Reply to this comment
  3. Darius November 1, 16:52

    NRW……..

    Reply to this comment
  4. Naci November 2, 10:01

    Kushe e krijoj kete shtet? dhe nga kush e ndihmoi me arme e monicion!!!!!!!

    Reply to this comment
  5. koco November 2, 10:57

    Bota gjithmone ka pasur e do kete trazira , ku sigurisht perplasjet vine nga rrumat e ndryshme igeologjike sikurese nje nga keto ideologji eshte ajo e Xhihadit Islamik , ku kjo kaste kriminale e etur per pasuri , pushtet lavdi , ne emer te nje ” Ideali ” ben thirje per ‘ lufte te shenjte ” per te fituar liri ne kete bote edhe ne ate bote , duke i siguruar nje mase te madhe injorantesh dhe te pa shpresesh nga mjerimi ti bashkohen kesaj Murtajes I S I S . kjo me kujton mbase ate thirjen dyshoj ” Proletariati nuk ka se cfare humb , vecse prangat ? ajo qe une mendoj se eshte shkaku eshte injoranca , varferia , dhe idjoteria e disa tru shplareve te indokrinuar .
    Dhe si do qe te jete , duhet analizuar dhe vleresuar serjozisht , kam parasysh dhe thenjen para pak kohe te Atit te Shenjte i cili tha : Se jemi ne prag te fillimit te luftes se trete boterore ?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*