Alarmi i “Save the Children”: Çdo minutë në botë 5 fëmijë vdesin nga uria

October 15, 2018 19:08

Alarmi i “Save the Children”: Çdo minutë në botë 5 fëmijë vdesin nga uria

Organizata Joqeveritare “Save the Children” ka nisur një fushatë globale për mbrojtjen e të miturve, të cilët në vendet e prekura nga uria dhe thatësira vazhdojnë të jenë të privuar nga ushqimi adekuat.

Çdo ditë në botë, 7,000 fëmijë nën moshën pesë vjeç vdesin nga shkaqe që lidhen me kequshqyerjen, pra pesë çdo minutë. Shifra alarmante gjendet në një raport të Save the Children, i cili gjithashtu nisi një fushatë globale me titull “Deri në fëmijën e fundit”, me qëllim, mbrojtjen e të miturve, të cilët në vendet e prekura nga uria dhe thatësira vuajnë nga varfëria ekstreme, shkaktuar nga luftërat dhe konfliktet. Këta fëmijë vazhdojnë të jenë të privuar nga ushqimi adekuat, uji i pastër dhe kujdesi mjekësor dhe humbin fëmijërinë e tyre të cilën e kanë të drejtë.

Raporti i Save the Children

Nga raporti i ri i Save the Children “Larg nga sytë, larg nga zemrat. Larg nga vëmendja, miliona fëmijë vazhdojnë të vdesin nga kequshqyerja në shtëpinë e tyre” – u përhap nga kjo organizatë në lidhje me nisjen e fushatës “Deri në fëmijën e fundit” – del që sot në botë, mbi 50 milionë fëmijë nën moshën pesë vjeç janë duke vuajtur nga pasojat shumë të rënda të kequshqyerjes akute, gjë që shkakton një humbje shumë të shpejtë dhe të rrezikshme të fëmijëve, për shkak të mungesës së papritur të lëndëve ushqyese. 1 i mitur në 4 vjeç, që do të thotë 151 milionë fëmijë, është kronikisht i kequshqyer dhe rrezikon të vuajë vonesa shumë të forta në rritje, si fizikisht ashtu edhe në pjekuri, të cilat mund të kompromentojnë në mënyrë të pariparueshme të ardhmen e vet.

1 në 9 njerëz në botë vuajnë nga kequshqyerja

Numri i njerëzve që vuajnë nga kequshqyerja dhe pasiguria ushqimore është ende në rritje nga 804 milionë në vitin 2016 në 821 milionë në vitin 2017, rreth 1 në 9 në botë. Konfliktet, fatkeqësitë natyrore të shkaktuara nga ndryshimi i klimës dhe varfëria, thekson raporti nga Save the Children, janë tre faktorët kryesorë që përcaktojnë përhapjen e kequshqyerjes së fëmijëve. Në zonat e konfliktit, duke përfshirë Jemenin, Sirinë dhe Republikën Demokratike të Kongos, më shumë se gjysmë milioni fëmijë nën moshën 5-vjeçare, mund të vdesin deri në fund të vitit nga kequshqyerja në qoftë se ata nuk marrin ndihmë humanitare urgjente. Në mënyrë të ngjashme, efektet shkatërruese të një thatësire ​​të zgjatur i kanë lënë të kequshqyer 700 mijë fëmijë në Horn të Afrikës, dhe veçanërisht në kontekste të shënuara nga varfëria e të vegjëlve, të cilët me gjasë pritet të vdesin para se të arrijnë moshën pesëvjeçare, me 9 nga 10 fëmijë të prekur nga kequshqyerja akute që jetojnë në vendet me të ardhura të mesme ose të ulëta.

Save the Children: “Do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka për të shpëtuar fëmijët”

Drejtori i përgjithshëm i Save the Children, Valerio Neri, ka shpjeguar: “Vetëm në 2017, falë programeve tona të shëndetit dhe ushqyerjes, kemi arritur në 33 milionë fëmijë në mbarë botën, duke iu ofruar atyre zgjidhje të thjeshta për shpëtimin e jetës dhe trajtime kundër kequshqyerjes, duke ndjekur nënat e tyre para, gjatë dhe pas shtatzënisë dhe duke punuar së bashku me komunitetet lokale për të krijuar kushte për çdo fëmijë mund të rritet i shëndetshëm.

Do të vazhdojmë çdo ditë dhe do të bëjmë gjithçka për të shpëtuar fëmijët më të rrezikuar, ata që detyrohen të rriten në vende të shënjuara nga konflikti, ku varfëria është e shfrenuar apo aty ku efektet e ndryshimeve klimatike shkaktojnë thatësirë dhe duke e bërë urinë të dëmshme, sepse asnjë prej tyre nuk do të lihet pas dhe që të kthehen më në fund për të jetuar fëmijërinë që meritojnë”.

Elisa ambasadorja e Save the Children

Në krah të organizatës joqeveritare, Elisa ka zbritur në kamp zyrtarisht si Ambasadore e Save the Children për të mbrojtur fëmijët në të gjithë botën. Hyrjen e kantautores në familjen e madhe të Save the Children, një video që e sheh protagonisten së bashku me shumë fëmijë që marrin pjesë në projektet e Organizatës me këngën e re “Premtomë”. Kënga e Elisa dedikuar fëmijës së dytë, do të jetë pjesë e albumit të ri që vjen së shpejti, dhe është dhënë nga artistja paraprakisht nga Organizata Joqeveritare.

 

Burimi: tgcom24.mediaset.it

Përgatiti L.Veizi/ DITA

October 15, 2018 19:08
Komento

1 Koment

  1. Plaku Xhuxhumaku October 16, 01:26

    Cfare plani ka ky lideri boteror i joni per ta zgjidhur kete problem? Presim noi pakete ligjore ta pregatisi Tao Balla me kontributin e Gramoz Ruçit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin