Alarmi/ ‘Kim Jong do godasë me raketa zemrën e Evropës’

September 6, 2017 10:04

Alarmi/ ‘Kim Jong do godasë me raketa zemrën e Evropës’

Pas tensioneve në kulm mes Koresë së Veriut dhe SHBA me kercenime raketash dhe plasje lufte, alarmi i afrohet Evropes.

“Raketat e Koresë se Veriut mund të godasin zemrën e Evropës më shpejt se sa pritej”, paralajmëroi ministri i mbrojtjes i Francës, shkruajne mediat e huaja. 

Në një paralajmërim të frikshëm, ministrja e mbrojtjes i Emmanuel Macron, Florence Parly tha se Evropa mund të jetë brenda rrezes së raketave bërthamore të Kim Jong-un.

Koreja ndezi frikën në mbarë botën të dielën me provën e bombës me hidrogjen, pasi diktatori Kim Jong-un nuk i ndahet idese se tij per arsenalin e tij bërthamor.

Në një fjalim për ushtrinë franceze, Parly tha: “Skenari i një përshkallëzimi drejt një konflikti të madh nuk mund të hidhet poshtë. “Europa rrezikon të jetë brenda rrezes së (Presidentit të Koresë së Veriut) raketave të Kim Jong Un më shpejt se sa pritej.”

Pheniani së shpejti mund të jetë i aftë të ndërtojë një kokë rakete dhe ta vendosë në një raketë balistike ndërkontinentale. “The Spectaror” paralajmeron se do të rrisë mundësinë  që Koreja e Veriut të jetë në gjendje të kërcënojë jo vetëm kontinentin amerikan por edhe atë evropian.

Ndërkohë, sipas Presidentit rus Vladimir Putin, vendosja e sanksioneve të mëtejshme ndaj Koresë së Jugut është krejtësisht e padobishme.

September 6, 2017 10:04
Komento

1 Koment

  1. anticensurë25642654 September 6, 10:26

    ” “Europa rrezikon të jetë brenda rrezes së (Presidentit të Koresë së Veriut) raketave të Kim Jong Un më shpejt se sa pritej.””
    europa,portogalia është njëlloj larg me nju jorkun duke marrë si bazë korenë!!
    tashti,mirë që pregatiten për çdo të keqe,por nuk e kuptoj këtë frikë të pa shpjeguar!?
    po na i bëjnë kimin me qepë si të ishte marsian me fuqi të pallogaritëshme!!
    mos vallë po i pregatitin ndonjë dhuratë këhtu botërore??
    buçkua nuk është aq budalla sa kërkon të paraqitet!!e di që do të shkonte në të sëmës po të bënte ndonjë gafë!!sot nuk jemi në ’53 kur kishte rus e kinë në krahun e tij!!si rusi dhe kina kanë interesa të tjera dhe su intereson më ideollogjia!!
    gjëra të tjera buçkua ska tu japë!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*