Alarmi nga mbetjet në jug të Italisë, shkaktojnë kancer dhe vdekje

February 21, 2016 20:15

Alarmi nga mbetjet në jug të Italisë, shkaktojnë kancer dhe vdekje

Problemi i mbetjeve në jug të Italisë ka marrë përmasa serioze, duke shtuar problemet shëndetësore, rastet me kancer dhe numrin e vdekjeve.

Mbetjet e rrezikshme në shumë rajone të jugut të Italisë prej dekadash menaxhohen nga mafia që operon në zonë, teksa shqetësimi nga banorët ka kohë që ka hapur një debat të madh në shoqërinë civile.

Sipas një raporti të publikuar nga Instituti i Lartë i Shëndetësisë në Itali, normat më të larta se normalja të kancerit dhe numri i lartë i vdekjeve në Napoli, kanë ardhur si pasojë e grumbullimit të paligjshëm të mbetjeve toksike nga Kamorra, organizatë mafioze që operon në jug të vendit.

Në raport thuhet se shkalla e tumoreve dhe vdekjeve në rajon është 11 herë më e lartë sesa mesatarja e vendit dhe tregon se shumë foshnje po shtrohen në spital në vitin e parë të jetës së tyre me probleme serioze shëndetësore, përfshirë edhe tumore në tru.

Janë 25 vite që në rajon ushtrohet kjo praktikë e paligjshme, e cila  konsiderohet shkak kryesor i rreziqeve shëndetësore.

“Hedhja e mbetjeve industriale këtu shkakton probleme të mëdha me frymëmarrjen dhe astmë. Gjithashtu shkakon irritim tek sytë, si përlotje  dhe djegie kimike”, thotë  Giuseppe Piscane,  asistent në policinë pyjore të provincës së Napolit.

Sipas Shoqatës Ambientaliste “LegaAmbiente”, që nga ‘90-ta deri në 2014, në rajon janë hedhur rreth 11.6 milionë ton mbeturina në mënyrë të paligjshme, raporton Ora News.

Italia vendosi edhe ushtrinë në 2014-n për të goditur fenomenin e dëmtimit të ambientit nga mafia, por problemet e mëdha shëndetësore për popullatën lokale janë shtuar vit pas viti.

February 21, 2016 20:15
Komento

6 Komente

  1. intelektuali February 21, 20:35

    PO KAMORRA ENVERISTE E RILINDJES SOCIALISTE QE DONTE TA MBYSTE VATANIN ME LHL-TE E ASADIT?

    He mo enverista qe e kthyet pllaken dhe u bete filo amerikane folni tani per KARAMELET e Edvinit qe do te sillte ne Dajt dhe Elbasan si shenje besnikerie ndaj John Kerry-it ne mareveshje ne terrin e nates.

    Reply to this comment
  2. maks February 21, 22:03

    nga i merni keto informacione o gazetar un jetoj prej nje kohe te gjat ne napoli dhe skam degjuar o lexuar per keto qe thoni ju behuni me serioz ne ato qe shkruani

    Reply to this comment
    • intelektuali February 21, 22:47

      Ja shikoje ketu me poshte o DUDUM i Partise se Punes:

      http://www.earthisland.org/journal/index.php/elist/eListRead/coping_with_naples_toxic_waste_crisis/

      Shikoje dhe plasi syte se duket qe Napolin nuk e njeh fare, por as Camorren e tij vrastare qe ngjan shume me Camorren albaneze qe la pas Enveri dhe Nexhmija. A e pe Edi Ramen si donte te sillte me mijra tonelata Arme Kimike te llahtarshme te Asadit qe servilet e tij enveriste i paraqiten si KARAMELE bamiresie nga amerikoni John Kerry dhe nga bolsheviku Putini biri i kurves ne marreveshje me Rilindjen Socialiste te Edvinit dhe Likes?.

      Reply to this comment
      • maks February 22, 12:42

        o intelektual o rot k… kamorra i ka qejf njerezit si puna jote o idjot keto pislleqe gjenden gjithandej italis sa per partin e punes e enverin nje gabim kan bere qe nuk ua zhduken rracen tende si klysh ballit

        Reply to this comment
  3. XUME PROTOPAPA February 21, 22:57

    ORA NEWS ?

    Me Ylli Rakipin nje maskara i pa arritshem dhe me zhylen hundlarte Ilva Taren e Sallamit te dashuruar pas daljes ne pension, vetem idiotesira mund te nxjerrin nga truri i tyre ne zvogelim permanent.

    Eshte e vertete rritja eksponenciale e rasteve me kancer ne “Trekendeshin e Vdekjes” siç quhet prej kohesh zona mes komunave Kampane (napolitane) te Açerres, Noles dhe Mariglianos.

    Per here te pare nje term i tille u perdor ne vitin 2004 ne nje artikull shkencor i revistes “The lancet” nga dy studiues Kathryn Senior dhe Alfredo Mazza, qe i referohej ketyre tre komunave duke i emertuar si “Triangle of deth” te lidhur me krizen e kohes per mbareshtrimin e mbetjeve te zonave te banuara perfshire ato industriale.

    Ne 2007-2008-ten edhe Roberto Saviano ne librin e tij “Gomorra” flet me detaje mbi kete afer kriminal fitim prures te Kamorres napolitane, duke batezuar keto zona si “Toke qe digjet” (Terra dei fuochi).

    Pikerisht nga keto djegje te plehrave nga kriminelet e kamorres, eshte ndotur krejtesisht kja zone me dioksine, shkaktari kryesor i kancerit, azmes e tere semundjeve qe lidhen me to, perfshire edhe semundjet psiqike. Pjesa me e rrezikeshme e gjithe ketij krimi ishte djegje e kopertoneve te makinace dhe kavove elektrike, per perfitimin e bakrit dhe metaleve te tjere per ti shitur per skrap, gjithnje krimineleve te kamorres.

    Mbetjet industriale te veriut te Italise, jane groposur ne gjithe keto terrene, efekti helmues i te cileve lidhet me ndotjen e burimve ujore dhe terreneve te mbjellura si me fruta e perime, ashtu edhe per foragjere per ushqimin e blegtorise, lopeve, deleve dhe bufaleve.

    Une per motive pune kam pershkuar shpesh me auto keto zona, edhe me xhamat e mbyllura te makines, nuk arrije te merrje fryme, perfytyroni banoret e zones !

    Nese helmimet e ujrave, te blegtorise dhe fruta perimeve, natyrisht me nje kosto te larte edhe mund te evitohen, dioksina qe mbyt ajrin eshte me e rrezikeshmja.

    Andaj, romet e dashur te Veliajt, kushdo qe i ze me presh ne dore tek djegin kopertonat apo kavot elektrike, duhet t’ua kepuse doren, para se helmet te kepusin jeten e femijeve tane.

    Reply to this comment
  4. Une February 22, 09:32

    Nje mesazh per Maksin.Shko njehere ne spitalin Onkologjik te Barit dhe pyet,statistikat jane publike ne Itali,por jane jo per injorantet.Ne Shqiperi ska statistika te qarta dhe te sakta sepse ka njerez si puna jote qe kerkojne ta mbulojne diellin me shosh.Ne shqiperi politikanet qe duhet te ndertojne politika luftojne te bejne para,populli ben politik fsheh te verteten si puna jote.Me vjen shume keq duhet te lexosh jo vetem te punosh dhe po munde ti ndihmosh ata qe e kane ne kurriz.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*