Alarmohet Politekniku, Rektorati anullon sezonin e provimeve pasi studentja rezultoi me Covid-19

June 29, 2020 12:21

Alarmohet Politekniku, Rektorati anullon sezonin e provimeve pasi studentja rezultoi me Covid-19

Provimet e sezonit të verës në Universitetin Politeknik të Tiranës janë anulluar.

Në një njoftim për të gjithë studentët dhe pedagogët, Rektorati bën me dije se një studente është konfirmuar me COVID-19 dhe provimet nuk do të zhvillohen si një masë për mos përhapjen e virusit.

Njoftimi që është dërguar për të gjithë stafin dhe studentët ka qenë urgjenct dhe bëhet me dije se studentja e prekur është në Fakultetin e Teknologjisë dhe Informacionit.

“Është konfirmuar një studente e FTI-së viti i tretë është prekur dhe ka dal pozitive me COVID-19. Për këtë arsye për të ndaluar përhapjen e pandemisë Ju njofton vendimin për Pezullimin menjëherë të sezonit të provimeve të verës në FTI! Ku pezullim do vazhdojë deri në një njoftim të dytë për fillimin dhe mënyrën e kryerjes së provimeve!”, bëhet me dije në njoftim.

j.l./ dita

June 29, 2020 12:21
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim