Alarmohet Skocia/ Policia apel qytetarëve për kapjen e emigrantit shqiptar

November 8, 2017 10:55

Alarmohet Skocia/ Policia apel qytetarëve për kapjen e emigrantit shqiptar

Policia skoceze është vënë në lëvizje për arrestimin e shqiptarit i cili u arratis nga qendra e emigrantëve në South Lanarkshire.

Bëhet fjalë për 25-vjeçarin Guxim Imero, i cili u zhduk në orët e vona të së hënës nga qendra Dungavel.

Oficerët e policisë thonë se shqiptari nuk e njeh mirë anglishten dhe nuk ka familje në Mbretërinë e Bashkuar, raporton BBC.

Ndërkaq autoritetet kanë bërë një përshkrim fizik të shqiptarit, duke u bërë thirrje qytetarëve britanikë të ndihmojnë në kapjen e tij.

“Do të inkurajoja çdo qytetar që të kontaktojë menjëherë policinë nëse ka informacion për vendndodhjen e Guxim Imerio, apo kanë informacione që mund të ndihmojnë policinë në gjetjen e tij”, thuhet në apelin e bërë.

Dyshohet se ai mund të fshihet në zonën e Mançesterit.

November 8, 2017 10:55
Komento

1 Koment

  1. anticensurë25642654 November 8, 12:38

    uau
    pse ka ikur nga qëndra e emigrantëve??
    kaq alarm i madh??
    ma merr mëndja se nuk është ndonjë krim,ose më mirë me thon nuk është më i madh se hyrja pa vizë në GB!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*