Alastair Campbell uron Veliajn për garën: “I ri dhe i talentuar”

April 20, 2015 14:01

Alastair Campbell uron Veliajn për garën: “I ri dhe i talentuar”

Ish këshilltari i kryeministrit britanik Tony Blair, Alastair Campbell i ka kushtuar sot një urim të veçantë ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, në garën për kryetar të Bashkisë së Tiranë. Në një postim në Tëitter, Campbell i uron fat të mbarë Veliajt në ditët që i kanë mbetur në krye të MMSR dhe në garën që e pret pas disa javësh.

“Fat të mbarë Erion Veliaj për dy javët e tij të fundit si ministër, përpara se të kandidojë për Bashkinë e Tiranës. I ri dhe i talentuar”, shkruan Campbell.

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Kombëtar të Punës, Veliaj bëri një rezyme të punës së tij dy vjeçare në krye të dikasterit, duke renditur edhe një sërë reformash të suksesshme si ajo e pensioneve, e tregut të punës apo dëmshpërblimi i ish të përndjekurve dhe hapja e dosjeve.

April 20, 2015 14:01
Komento

1 Koment

  1. lili April 20, 23:07

    Ia ka filluar edhe ky Veliaj si Berisha ,me Grossuckun e tij:do me i bind shqiptaret,te cilet s’po shohin mireqenje,se eshte ma i miri!…
    Cdo dite ka nje na e njxhjer qe do flet mire per te!Po cudia eshte se keta tallen nderveti me Veliajn e studime e tij!’buono per albania’!….
    Oooh ka i rri e me te njetat metoda se Berisha!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim