Alastair Campbell: Veliaj, energjik si kryeministri kanadez Justin Trudeau

July 31, 2017 09:21

Alastair Campbell: Veliaj, energjik si kryeministri kanadez Justin Trudeau

Përmes një shkrimi të gjatë për Shqipërinë, te cilen ua referon si destinacion te gjithe atyre qe ende s’kane planifikuar diçka per pushime, ish-këshilltari i kryeministrit britanik Tony Blair flet edhe për transformimin mahnitës që ka pësuar Tirana nën drejtimin e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Campbell e krahason kryebashkiakun Veliaj me kryeministrin kanadez Justin Trudeau, si nga pamja, ashtu edhe nga energjia për të çuar reformat përpara. “Gjatë takimit tim të parë me Edi Ramën, ai ishte i shoqëruar nga këshilltarët e tij, Endri Fuga dhe Erion Veliaj, i cili për nga pamja dhe energjia që ka, ngjason shumë me kryeministrin kanadez Justin Trudeau. Ai është tashmë kryebashkiak i Tiranës dhe nën drejtimin e Veliajt, qendra e qytetit ka pësuar një transformim mahnitës, me një shesh gjigand për këmbësorë, në zemër të tij. Gjithashtu, për të gjithë ju shtëpiaket që po tundoheni nga ky shkrim, por që nuk arrini ta konceptoni jetën pa dyshekun e jogës me vete, ju informoj se Veliaj organizon kurse yoga falas pranë parkut të madh të liqenit dhe pjesëmarrja është e jashtëzakonshme, me pjesëmarrjen e qindra njerëzve”, thekson ai.

Më 15 tetor në Tiranë do të zhvillohet për të dytin vit Maratona, e cila tashmë ka nisur rrugën e krijimit të një tradite sportive në kryeqytet. Por Campbell zbulon një tjetër surprizë teksa thotë se ka nisur punën për të bindur vrapuesin legjendar Brendan Foster. “Ndërkohë, unë kam nisur punën të bind vrapuesin legjendar Brendan Foster, që të asistojë në organizimin e një maratone të madhe të Tiranës, si edhe njerëz nga bota e çiklizmit për të organizuar një ‘Tour d’Albanie’, i cili garanton etapa malore mahnitëse”, shprehet Campbell.

July 31, 2017 09:21
Komento

2 Komente

  1. Lili July 31, 16:30

    Sa pare merr nga taxapaguesit ky per keto broculla, eshte pyetja

    Reply to this comment
  2. UK7 July 31, 17:39

    Mr Alistair Cambell eshte nje i semure psiqik
    intervisten e p[lote te tij mund ta ndiqni ne LBC 97.3 me Nick Ferrarin ku zbulon jeten e tij the problemet qe ka patur me Alcoholin

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*