Alaves “turpëron” Barcelonën (VIDEO)

September 10, 2016 23:06

Alaves “turpëron” Barcelonën (VIDEO)

Barcelona ka humbur në shtëpi në ndeshjen kundër Deportivo Alaves e cila përfundoi me rezultatin 2-1.

Goli i parë i takimit erdhi në minutën e 39-të nga sulmuesi brazilian, Deyverson, i cili shënoi një gol nga afërsia pas pasimit të Kikos dhe me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.

Pjesa e dytë nisi më me ritëm për katalunasit të cilët gjetën golin vetëm pas dy minutave lojë.

Ishte mbrojtësi francez, Jeremy Mathieu, i cili barazoi rezultatin duke shënuar me kokë pas harkimit të brazilianit Neymar.

Pas golit të barazimit, Barcelona futi në lojë të gjithë yjet e saj si Leo Messi, Luis Suarez e Andres Iniesta, por kjo ishte e kotë.

Alaves arriti t’i zërë në befasi duke shënuar golin e epërsisë në minutën e 64-të.

Goli erdhi nga sulmuesi bask, Inai Gomez, i cili shënoi një gol të bukur pas një topi të krosuar nga shënuesi i golit të parë, Deyverson.

Në minutat e mbetura, gjiganti katalunas u mundua që të gjejë golin e barazimit deri në fund, por pa sukses, pasi ndeshja në fund përfundoi me fitoren shumë të vlefshme të Deportivo Alavesit me rezultatin 2-1.

September 10, 2016 23:06
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*