AlbChrome, mbi 7 milionë USD taksa në vit në buxhetin e shtetit

August 9, 2019 12:04

AlbChrome, mbi 7 milionë USD taksa në vit në buxhetin e shtetit

Kur vjen puna te transparenca, te llogaridhënia dhe te kontributi që japin për buxhetin e shtetit dhe buxhetet e bashkive lokale, janë të rralla kompanitë në Shqipëri që i bëjnë shifrat publike pa hezitim. Vetëm ato kompani të cilat gëzojnë një reputacion serioz dhe që ndihen krenare për kontributin e punës së tyre e bëjnë këtë. Ky veprim ka impakt pozitiv jo vetëm te punonjësit e tyre, por dhe te komunitetet ku këto kompani operojnë.

Një rast i tillë është ai i kompanisë lider në vend për nxjerrjen e mineralit të kromit dhe përpunimin e ferrokromit, AlbChrome.

Rritje investimesh, punësimesh dhe taksash të paguara

Që në vitin 2013, falë Grupit Balfin, do të ndryshonte rrjedha e historisë e cila jo vetëm që do ta rikthente kromin si një nga produktet më të eksportuara në vend, por do të tejkalonte edhe rezultatet më të mira të së kaluarës, duke sjellë të ardhura disa herë më të larta edhe për buxhetin e shtetit në formën e taksave. Po të krahasohet me 23.864 ton ferrokrom që u prodhuan në vitin 2010 apo 38.500 ton që u prodhuan në vitin e largët 1988 kur industria shkëlqente, sot AlbChrome i ka tejkaluar me mbi dyfish këto vlera dhe falë investimeve pritet që rritja të vazhdojë.

AlbChrome nxorri 84.000 ton krom për vitin 2018 në minierën e Bulqizës dhe prodhoi rreth 70.000 ton Ferrokrom po për 2018 në dy uzinat e saj në Burrelit dhe Elbasan.

AlbChrome, me veprimtarinë e tij ndikon ndjeshëm në buxhetin e shtetit. Të qenit një nga eksportuesit më të mëdhenj në vend sjell edhe detyrime të caktuara ndaj kompanisë, të cilat ajo i realizon duke krijuar një shembull për t’u ndjekur nga aktorët e tjerë të tregut.

Forma e parë me të cilën buxheti i shtetit përfiton është nga pagimi i taksave në formë të rregullt nga AlbChrome, ku në vitin 2018 u arkëtuan në shtet një shumë prej mbi 7 milionë dollarësh taksa nga kompania.

Një mënyrë tjetër është ajo e kontributit në mënyrë korrekte ndaj punonjësve dhe sigurimeve të tyre shoqërore e shëndetësore. Në pamje të parë duket si një procedurë e zakonshme, por nga raportime të shumta për metodat e biznesit të praktikuara nga kompani të ngjashme, AlbChrome është një nga entitetet më të rregullt në këtë aspekt. Vetëm gjatë vitit 2018, kompania dhe punonjësit, falë punësimit në të, kanë kontribuar me mbi 318 milionë lekë të reja në sigurime shoqërore e shëndetësore.

Nuk duhen harruar edhe investimet e shumta që AlbChrome realizon, te cilat në mënyrë indirekte ndikojnë mbi lehtësimin e buxhetit të shtetit për investime në zonat ku AlbChrome operon. Fitimet e larta nga eksportet nuk kanë ndikim të madh në ekonomi nëse investimet ndodhin jashtë vendit, por kjo nuk është filozofia që AlbChrome ndjek. Deri më tani janë investuar $43.5 milionë dhe pritet që kjo shifër të kalojë $60 milionë brenda vitit 2021, shifër kjo që tejkalon vlerën e parashikuar dhe tregon vullnetin që AlbChrome ka për të ri-investuar fitimet. Të gjitha këto investime do t’i mbeten shtetit shqiptar në dekadat në vijim.

Vlen të theksohet edhe rritja e numrit të punonjësve. Që kur AlbChrome mori në zotërim minierën kryesore të Bulqizës, numri i punonjësve është shtuar me mbi 400 punonjës të rinj. Në fakt, aktualisht janë të punësuar mbi 1200 punonjës, nga 841 që kanë qenë më parë, dhe pritet që numri i personelit të shtohet me të paktën 200 profesionistë të tjerë në subjektet e Minierës së Kromit në Bulqizë, në Traverbankun e Klosit, në Impiantin e seleksionimit në Klos, në Uzinën e Ferrokromit në Burrel, në Uzinën e Ferrokromit në Elbasan dhe në zyrat qendrore në Tiranë. Deri më tani për të gjithë këta punonjës alokohet një fond pagash vjetore prej rreth 12 milionë dollarësh. Punësimi dhe këto të ardhura janë një proces zinxhir që ndikojnë në rritjen e konsumit, të mirëqenies dhe në pagimin e më shumë taksave në të gjitha lokalitetet ku kompania vepron.

 

Vetem vitin e fundit, AlbChrome ka hapur mbi 100 vende të reja pune dhe kjo shifër pritet që të rritet me investimet që janë duke u kryer në pusin nr. 9, që do t’ia zgjasë jetën minierës në Bulqizë me të paktën 25 vjet, një investim madhor për të cilin ka vite që punohet në bashkëpunim edhe me ekspertë të huaj. Po kryhen investime serioze dhe po hapen fronte pune edhe në Traverbankun e Klosit, një ndër veprat më të mëdha infrastrukturore në sektorin minerar në vend nga një komopani private qysh prej kohës së komunizmit., edhe ky investim në funksion të shtimit të jetëgjatësisë së minierës së Bulqizës.

Nëpërmjet menaxhimit të AlbChrome, pjesë e Grupit Balfin, në minierë janë investuar mbi 43.5 milionë dollarë, nga të cilat 28,5 milionë në minierën e Kromit në Bulqizë, 11 milionë në uzinën e Ferrokromit në Burrel dhe 4 milionë në Uzinën e Ferrokromit në Elbasan, gjë e cila e ka shndërruar këtë kompani në një nga 5 prodhuesit më të cilësorë në botë për ferrokromin nga Revista Metalbulletin. Kjo Revistë me seli në Britaninë e Madhe është revista më e madhe dhe e specializuar në publikimin e informacioneve mbi transaksionet, çmimet dhe arritjet e realizuara në fushën e metaleve, përfshi dhe atë të Ferro-kromit.

Në Shqipëri, AlbChrome është kompania më e madhe e kromit dhe konkurrencë për të mund të ketë vetëm jashtë kufijve të vendit. Ajo është renditur si një nga 5 kompanitë më të mira në botë për ofrimin e produktit të ferrokromit edhe nga Afarak Group, një grup me aktivitet në sektorin minerar dhe prodhimin e kromit, i specializuar në Evropën Jugore dhe Afrikën Jugore.

Mënyra se si AlbChrome ka zgjedhur të konkurrojë nuk është vetëm duke ofruar një çmim kompetitiv në treg në krahasim me konkurrencën, por duke u fokusuar edhe në cilësinë e produktit. Një provë mjaft e mirë e cilësisë së lartë dhe tejet kompetitive të ferrokromit, është edhe depërtimi i kompanisë në tregun japonez, një treg i cili karakterizohet nga barriera të shumta për hyrjen e kompanive të huaja, kjo kreysisht si arsye e kërkesave shumë të larta për cilësinë të cilat produktet që hynë në Japoni duhet të kenë.

Në Bulqizë 36 subjekte, por vetëm AlbChrome e certifikuar për sigurinë

Në zonën e Bulqizës, ku ka të paktën edhe 36 kompani të tjera që operojnë për nxjerrjen e mineralit të kromit, AlbChrome është kompania e cila padyshim vendos sigurinë e punonjësve në radhë të parë. Kjo u dëshmua edhe nga Raporti i kompanisë së mirënjohur amerikane të auditimit të kushteve të sigurisë në miniera “Predictive Safety”. Në fund të auditimit të tyre, u certifikua serioziteti i punës së bërë këto 6 vite nga AlbChrome në minierën e Bulqizës dhe jo vetëm, ku investimet mbi sigurinë kanë ardhur në rritje dhe vazhdojnë nga viti në vit. Në këtë raport, nuk lihen pa përmendur, ajrimi dhe sistemi elektrik për të cilët janë bërë dhe po vazhdohet të bëhen investime të mëdha, pa harruar edhe skuadrat e emergjencës dhe trajnimin e vazhdueshëm të punonjësve, në mënyrë që ata të janë sa më të sigurt në vendin e punës.

AlbChrome është pjesë e Grupit Balfin, Grupi më i madh dhe inovator i investimeve në Shqipëri dhe një ndër më të mëdhenjtë në rajon, dhe si i tillë ai ka ruajtur vlerat inovatore dhe duke qenë i pari që ka ofruar të gjitha kushtet më të mira dhe teknologjitë e reja në tregun shqiptar të mineraleve, kjo ka bërë që të kthehet në një nga prodhuesit më të mirë në botë të prodhimit të ferrokromit.

Kontribues i madh në buxhetin e shtetit

Me 7 milionë USD të paguara për vitin 2018, AlbChrome është kompania më e madhe e Grupit Balfin. Ajo zë 26% të të gjitha vlerave në formë taksash, me të cilat kontribuojnë kompanitë e Grupit në buxhetin e shtetit.

Më poshtë, zërat e taksave të paguara nga AlbChrome ose falë tij për vitin 2018 në lekë:

Tatim Fitimi – 334,042,390

Tatimi në burim – 3,008,159

Sigurime shoqërore nga Punëdhënësi – 171,954,426

Sigurime Shëndetësore nga Punëdhënësi – 19,249,346

Sigurime Shoqërore nga Punëmarrësi – 109,484,406

Sigurime Shëndetësore nga Punëmarrësi –  19,249,346

TAP (Tatimi mbi të ardhurat personale) –  121,851,020

Taksa lokale –  6,170,447

Taksa doganore –  10,526,748

Renta minerare –  68,835,374

August 9, 2019 12:04
Komento

3 Komente

  1. GR August 9, 21:45

    Cne qe i beni reklamë nje oligarku, ndërkohë qe u cate duke share Ramen per favorizim te oligarkeve???

    Reply to this comment
  2. Lili August 10, 08:36

    Gr,
    Sepse nuk jane fazetar me na treguar se si vidhet shqiperia ashiqare nga oligarket! Balfin fiton nje mije here ma shume e ne si shtet duhet te kenaqemi qe jep kikirija arkes se shtetit ? Po kur s’ke shtet me marr ne dore vete zhvillimin e vendi, duhet me bertit bravo bravo kur oligarket vjedhin ashiqare pasurine kombtare duke vene ne rezik ardhmerine e vendit ne gjeneratat qe vine nga pangopsija e tyre! Shfrytzo sot per sot nuk eshte manaxhim i resourceve te vendit per zhvillim si duhet! Keta ma shume shkaterojne cdo gje per t’u pasuruar sesa ndihmojne zhvillimin e Shqiperise!

    Reply to this comment
  3. Zgalem August 12, 02:33

    Nuk e kam ditur kete sukses te kesaj kompanie . Minierave dhe sistemimit te tokave bujqesore , tranzicioni u nxorri tabanin , per te mos thene , qe I eliminoi si emertesa ekonomike . Kam pare ne shtyp disa lajme , per Bulqizen , por kjo qe shof sot me emocionon si shqiptar . Ne mburremi me kromin , prandaj kane thene te huajt , qe Shqiperia jeton mbi flori . Kemi qene dhe noshta jemi vendi I trete , per prodhim te kromit . Po te ishte ne doren time , kete kompani do ta shpallja hero . Herojte nuk bejne me shume . Ne menyre , krejt amatore , do te deshiroja , qe te bien ne marrveshje te tera kompanite e cfrytezimit . besoj do te jipte me shume prodhim , per treg , por te mos largohemi nga tema : Faleminderit AlbChrome !
    Zgalem

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin