Albin Kurti dhe 3 deputetët e VV dënohen me 5.8 vite burg

January 3, 2018 13:41

Albin Kurti dhe 3 deputetët e VV dënohen me 5.8 vite burg

Gjykata Themelore e Prishtinës ka shpallur vendimin për deputetët e Vetëvendosjes që akuzohen për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

Për 4 deputetët është dhënë dënimi me 5.8 vite burg.

Albin Kurti dënohet me  1 vit e 6 muaj

Donika Kadaj Bujupi dënohet me  1 vit e 6 muaj

Albulena Haxhiu dënohet me  1 vit e 3 muaj

Faton Topalli dënohet me  1 vit e 3 muaj

Gjatë shpalljes së vendimit të aktgjykimit të tyre, deputetët e Vetëvendosjes nuk ishin të pranishëm në sallë, kjo për arsyje se ata konsiderojnë që ky gjykim është plotësisht politik. Njëherësh të gjitha këto dënime janë dënime me kusht në rast se për 2 vite deputetët e VV-së nuk do të kryejnë vepra të tjera penale, shkruan Zeri.info.

January 3, 2018 13:41
Komento

3 Komente

  1. Toger Lukashi January 3, 14:46

    Shume mire. Keshtu duhet te funksionoje shteti per cilido qe shkel ligjin.
    Edhe gjykatat shqiptare duhet te denojne per nxitje te turmave me qellim dhunimin e parlamentit Flamur loqen, Paloqen, Kokemadhen bashke me ato tyryfyckat e saj dha ate Saliha sahanin.
    Po ce do qe ne Shqiperi kultura e pandershkueshmerise eshte kthyer ne zakon tashme. Aq me teper per plitiqenet. Dhe kjo i merzit me shume shqiptaret. Madje dhe me shume se fukaradheku. Padrejtesia eshte me e rende

    Reply to this comment
  2. Bordello politike... January 3, 14:58

    Eshte si eshte, politik apo jo, gjykimi bazohet ne ligjet ekzistuese ne Kosove, te cilat me sa duket jane me te forta dhe me kollaj te aplikueshme se ligjet ne Shquperi.

    Perndryshe, ne te njejten menyre, duhej te ishte ngritur padi dhe kunder tymhedhesve dhe cizmegjuajtesve te parlamentit shqiptar gjate votimit per kryeprokuroren e perkoheshme.

    A ka jurist shqiptar qe e justifikon bindshem arrestimin e deputetit Albin Kurti, vetem pse nga vendi ku ishte ulur doli pak tym?

    A ka jurist kosovar qe e justifikon bindshem ndalimin nga policia ne kufi te asaj pjesemarreses ne proteste, dhe jo ndalimin e cubave dhe cublleshave te parlamentit shqiptar ?

    Reply to this comment
  3. Arber January 4, 02:01

    Denime te merituara. Albin Kurti eshte nje anarkist qe duhet te largohet me cdo menyre nga pjesemarrja ne politike.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*