“Bashkim Shqipëri-Kosovë? Le të flasë populli me referendum”

June 23, 2017 11:25

“Bashkim Shqipëri-Kosovë? Le të flasë populli me referendum”

Në një intervistë për shtypin e Tiranës Albin Kurti ka folur rreth situatës në Kosovë pas zgjedhjeve dhe për suksesin që Lëvizja Vetëvendosja ka arritur.

I pyetur se nëse do të bëhet kryeministër i Kosovës a do të kërkojë bashkimin me Shqipërinë, Kurti tha se do t’i japë qytetarëve të Kosovës të drejtën për të vendosur me referendum për të gjitha çështjet madhore, përfshirë edhe bashkimin me Shqipërinë.

“Nuk e bën bashkimin kryeministri i Kosovës, por populli i Kosovës. Ajo çfarë do të bëjmë në qeverinë e LV, është që t´i japim popullit të Kosovës të drejtën e referendumit, të cilën sot nuk e ka” – tha lideri i LV ne intervisten per Shqiptarja.Com

Keni paralajmëruar një politikë ndryshe edhe me Shqipërinë? Si do të jetë ajo?

Qeveria e LV do të jetë një lokomotivë e proceseve politike që do t´i afrojnë shumë e do t´i integrojnë disa segmentë të shoqërisë së Kosovës e Shqipërisë. Deri më sot politikat e përbashkëta janë kufizuar në mbledhje ceremoniale, në marrëveshje bilaterale pa institucione e mekanizma të përbashkët, në fotografi e në projekte të ngadalta apo të ndërprera. Do të jetë tjetër ritëm dhe tjetër shpejtësi me LV në qeveri. Bashkimi dhe koordinimi i tregjeve e i sektorëve prodhues, njësimi i praktikave administrative, bashkimi i sistemeve arsimore dhe atyre të prodhimit kulturor, ligat sportive të përbashkëta, koordinimi dhe njësimi i politikave fiskale e doganore. Pra, ka shumë fusha ku mund të veprojmë e ku do të veprojmë, bashkë me qeverinë e Shqipërisë, gjatë qeverisjes së LV.

 Këtë javë mbahen zgjedhjet edhe në Tiranë, keni një preferencë për fituesin e zgjedhjeve?

Cilado që të jetë qeveria e ardhshme e Shqipërisë, ne do të kemi marrëdhënie të shkëlqyera me të. Raportet me të gjithë drejtuesit e partive politike kryesore i kemi shumë të mira. Sigurisht, ne jemi një forcë me orientim të majtë, socialdemokrat, megjithatë nuk na takon të përzihemi në fushatën zgjedhore për t’i treguar votuesit të Shqipërisë se cilën parti të zgjedhin. Jam i bindur se edhe në Shqipëri masa më e madhe e votuesve do të votojnë me idealizëm, për forcim e përparim të shqiptarëve në Ballkan, për zhvillim ekonomik që sjell punësim si edhe për drejtësi në shoqëri e në institucione. Sami Frashëri thoshte: “Jeta e një shteti dhe lumturia e një kombi sigurohet vetëm me bashkim dhe barazi. Zhdukja e barazisë shkakton humbjen e lirisë. Privilegjet janë shokë të tiranisë.”

Nëse do të bëheni kryeministër i Kosovës a do të kërkoni bashkimin me Shqipërinë?

Dëshira dhe interesi i qytetarëve tonë në të dy anët e kufirit të tilla janë. Këtë personalisht do ta kërkoj gjithnjë, pavarësisht pozitës ku do të ndodhem. Megjithatë është e rëndësishme që të sqarohemi se nuk e bën bashkimin kryeministri i Kosovës, por populli i Kosovës. Ajo çfarë do të bëjmë në qeverinë e LV, është që t´i japim popullit të Kosovës të drejtën e referendumit, të cilën sot nuk e ka. E drejta për referendum është një ndër themelet e të qenit sovran. E pastaj, kur të jetë e drejta për referendum, populli i Kosovës le të flasë vetë, kur të jetë momenti.

 

June 23, 2017 11:25
Komento

13 Komente

  1. A.GRAMSH June 23, 11:14

    Per ke bashkim Shioperije flet ti mor alabak nacionalist pa breke ne bythe per bashkimin e maleve !?Kush je ti mor idjot qe flet ne em,er te Kodsovareve e na dashke tye bashkosh edhe shqièpetaret sikur te ishin bageti e ti mbyllesh ti idjot ne nje vathe!??
    A ka ministrer te jashtem kjo èpalo qUrravi pèa le shtet nuk kemi se e ka kthyer 27 vjet Serbija ne principate te Xenit po nje intelektual tu thyheje hundet ketyre injoranteve nuk u gjet!??
    Bashkohen e ndahen popujt e shtetet jo ,malet e ‘fushat pjellore’ o miop èpolitik e asnalfabet kur dshqipetaret jane bere kashte e koqe neper Bote si dikur izraelitet ne shkretetire e ata qe kane ngelur jane bere kashte e koqe nga 128 banda èparti nga dy òifligare nje dhenderr serb e nje like flori!!!!!!!!!

    Reply to this comment
  2. ,Monika Kryezeza ish prostitute tani shtetare e gazetare June 23, 12:40

    Me sa duket ky do jete fundi.Kerkuam 27 vjet lesh e do dalim te rruar-.Kerkuam Europe e do na perzene nga Ballkani……….

    Reply to this comment
  3. anticensurë25642654 June 23, 12:51

    përse nuk e keni kapur tek thembra e akilit albinin??
    përse nuk e keni pyetur se çfarë qëndrimi do të mbajë ai ndaj turqisë dhe fondamentalizmit të erdoganit??
    të tjerat janë politikë folklorike o populiste!!

    Reply to this comment
  4. Mollosi June 23, 12:53

    Ka te atille qe Albinin e konsiderojne si politikanin me te zgjuar dhe me patriot shqiptar. Ka disa te tjere qe Albini ju duket shume i dyshimte. Edhe mua Albini me duket i dyshimte. Dyshimi im, mendoj se eshte i aresyeshem. Njeri nder ideologet kryesor te VV eshte prof. Hysamedin Ferraj. Albini z. Ferraj e ka keshilltarin poliotik me te rendesishem. Se kush eshte Hysamedini me se miri do te kuptohet nese lexohet libri i tij “Skice e mendimit politik shqiptar”. Ne ate liber Hysamedini lavderon pushtimin turk (osman). Thot se ai pushtim ishte clirim per shqiptaret. Ai vazhdon dhe fyen Skenderbeun duke thene se nga ai fillon tradhetia kombetare kurse madheron tradhetarin Ballaban Pashe Bederen.
    Nuk po e zgjas me shume, por per mua vete fakti qe bashkepunetor i ngushte i Albinit eshte nje mohues i Skenderbeut tregon mjaft. Une nuk i besoj atij !!!

    Reply to this comment
  5. KALI I SADIJES DASHNPORE E FAZLLIQ June 23, 13:10

    KY POPULL TANI DREJTOHET NGA KRESHNIKE QE U KA DALE BISHTI……

    Reply to this comment
  6. Feniks June 23, 14:37

    Nje bashkim i Shqiperise me Kosoven eshte fundi i tmerrshem per te gjithe shqiptaret.
    Nuk ka asnje argument politik,ekonomik,kulturor,historik etj qe te mbeshtese kete bashkim fallco.
    Edhe te pa bashkuar kosovaret kane nje urrejtje per Jugun e Shqiperise,per Luften Antifashiste Nacional Clirimtare,per Enver Hoxhen,e quajne udb-ashin S.Berisha si hero,urrejne gjuhen letrare shqipe etj.
    Vellazeri-vellazeri ,por qesja te veje e te vije.Secili zot ne shtepine e tij.

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 June 26, 11:37

      o fëndë e shumëfishtë,o fëndë e ndyrë debile e tredhur në tru!!
      “Nuk ka asnje argument politik,ekonomik,kulturor,historik etj qe te mbeshtese kete bashkim fallco.”
      mund të hash mut sa të duash por nuk mund të thuash këtë fjali që kam shkëputur nga shkrimi tënd.
      gjithçka që thua mund të themi se po shpreh mendimin(budallallëkun)tënd,por kjo fjali nuk tregon gjë tjetër veçse çmëndurinë tënde!!
      mor debil që e mban veten për mbrojtës të marrë të enverit,mor gomar që deri dje pretendoje se do të bëje namin,(do haje mut me garruzhde)se do çliroje kosovën sipas planeve të enverit,kurse sot na thua se”Nuk ka asnje argument politik,ekonomik,kulturor,historik etj qe te mbeshtese kete bashkim fallco.”!?
      si të të kuptojë njeri ty mor debil??
      ka vetëm një mënyrë!!
      e vetme dhe e pakundërshtueshme!!
      këmishën e forcës dhe në dhomë izolimi!çelsin e shkrin në fonderi!!normalisht thuhet e hedh në det,por në rasitn tënd!?ka mundësi ta gjejë dikush dhe të rrinxjerr nga çmëndina!!
      që ky kurti i bardhë këto fjalë i ka për llogari të dikujt tjetër,është tjetër punë por që ti je i shkëdhyer në tru,nukka nevojë për të sjellë prova të tjera!!
      e ke vërtetuar vet sa idiot je!!
      e kam thënë dhe herë të tjera!!kemi pas fat që ske drejtuar dikë në luftë!!

      Reply to this comment
      • Feniks December 17, 01:13

        O Ceni i shurres!
        E lexova me vonese kete pacavuren tende te mbushur me te vjella,gelbaza tuberkulare dhe mut gomari!
        Me repliken tende prej kafshe verteton ato qe une kam thene me siper:
        -Me kafshet si ty nuk behet bashkim se shqyhen me njera tjetren!
        Kombin shqiptar e ndau Lonra ne disa pjese para 100 vjeteve.
        Shqiptaret kane jetuar,punuar dhe kane marre kulturen,gjuhen,huqet e atyre shteteve ku u ra per pjese te nenshtrohen perfundimisht!
        Ne se duhen bashkuar shqiptaret si para 1913-tes,harroje pergjithmone,se bota nuk prish 5 shtete dhe te ndreqe nje shtet te madh.
        Kur kerkohet vetem bashkimi me Kosoven,kjo do te ishte tradheti e madhe per shqiptaret e tjere qe jetojne ne Malin e Zi,Maqedoni,Cameri,Presheve etj.
        Se fundi,bota ka vendosur ligje nderkombetare qe nuk lejojne ndryshimin e kufijve aktuae!
        E more vesh cfare i bene Katalonjes?
        Kush i ka ndaluar kosovaret te vijne ne Shqiperi per turizem,biznes,te jetojne duke blere shtepi,te shkollohen,qeverite mblidhen dhe bejne mareveshje bashkepunimi etj,etj?
        Cfare duam me keta kosovare ketu?
        Ahaaa,duan te behen shtetas te Shqiperise qe te bejne shumicen me karadaket e veriut dhe te na lene peshqesh ndonje Berishe tjeter si mbret fashist?
        Doni te na merrni pronat,gjykatat,shtetin etj?
        Harrojeni!
        Populli ka thene me kohe:
        -Vellazeri-vellazeri,por kuleta te veje e te vije!
        Pra jemi vellezer,por secili ne shtepine e vet!
        Per 27 vjet Shqiperine e rrenuan malokeria e Berishes,ndersa Kosoven sot e sundojne pjellat e atyre qe krijuan divizionin nazist “Scanderbeg”!
        Kane afer 20 vjet shtet i pavarur dhe nuk e kane njohur Luften dhe gjakun e derdhur te qindra partizaneve te Ushtrise Nacional-Clirimtare te Shqiperise,heroizmin e 650 deshmoreve qe dhane jeten per clirimin e Kosoves dhe trojeve te tjera shqiptare nga nazistet,partizan i Brigades heroike te 22-te Sulmuese ka qene edhe babai im i ndjere!
        Fakti qe per 20 vjet jane marre me shpifjet per Masakren e Tivarit te bere nga titiste,por qe akuzojne Enver Hoxhen dhe nuk merren me armikun e tyre shekullor sebet,qe u kane mbushur varrret masive me mijra vete,kjo eshte e pa pranueshme!
        Pjellat e naziskineve,prej 20 vjetesh nuk e zene ne goje faktin qe ne Kosove kane luftuar kunder pushtuesve,duke krijuar vete kosovaret Brigadat Partizane,pas hyrjes se partizaneve shqiptare atje,sepse nuk i lejonte Titua,por kete nuk e bejne se do t’u duhet te nxjerrin rolin e Enver Hoxhes per keto epope te lavdishme!
        Si nuk flet njjeri ne Kosove per 70 mije partizanet kosovare dhe Brigadave kosovare atje?
        Si nuk ngriten nje monument kushtuar 650 deshmoreve shqiptare partizane te rene ne ish Jugosllavi ne lufte me nazistet?
        Eh,more Ceni i shurres,por ti je nje idiot funksional qe vetem samari te mungon!
        Ti nuk perdor llogjiken,faktet,argumente,per problemin,por merresh me sharjet si nje rrrugac i droguar!
        Kurre mos ardhte dita e bashkimit me Kosoven!

        Reply to this comment
      • Tomorri December 17, 01:21

        Bravo ceni,e ke derrmuar kete Fenixin,me prova dhe gjykim juridik e ekonomik!
        Nje pyetje ka per ty:
        -A e merr me mend dot se cfare mund te ndodhe qe te bashkohen 2 vellezer te varfer,me femije te vegjel,pa shkolle ,vete te pa pune qe jetojne nga nje kasolle,me toka djerre etj?
        -Akoma me keq po te bashkohen 2 vellezer,njeri i pasur dhe tjetri fukara,i semure etj?
        Degjoje mendimin tim:
        – Do hane kokat e njeri tjetrit!

        Reply to this comment
  7. vlora.vlora June 23, 18:06

    Bravo Albin,te pakten i thua gjerat troc ,shpresoj qe te behesh kryeminister i kosoves ,dhe te kerkoksh referendum,,,sa per morrat siper qe s dine as te shkruajne s kam c te them,gjynah qe e quajne veten shqiptar.

    Reply to this comment
  8. DRENICA E KUQE June 23, 18:56

    Ky tipi e lype mbrapshte. Ka bashkim Kosove-Shqiperi, more koktul, dhe jo Shqiperi-Kosove! Se kjo qe thua ti i bjen me ken “Republike e shtate e Jugosllavise”… Ju jeni bij tradhtaresh! Nuk presim asnje te mire prej jush!… TURP!

    DRENICA E KUQE

    Reply to this comment
  9. Fanol Bardhi June 23, 22:08

    As Gjermania nuk mbajti referendum per bashkim kombetar dhe kerkuan leje nga te tjera shtete me te fuqishme qe e lejuan bashkimin e Gjermanise . Te vetmen shprehje qe e kishin gjermanet ne lidhje me bashkimin kombetar ishte “Dita e bashkimit kombetar ” qe ishte feste shteterore ne dy anet e kufirit . Vazhdimi dihet . Gjermanet ia dolen mas 45 viteve perkushtim ne forcimin e shtet dhe bashkuan at qe ish bashkim i natyrshem . Kur e shoh tani Albin Kurtin mendoj qe u ngrit prap nje magjistar ne horizontin e kombit i cili ne qoft se e ka me gjith zemer do te bjere ne hund e buz bashk me deme kolaterale qe do na godasin duke u ngrit si komb.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*