Albin Kurti ofertë të fundit Mustafës, çfarë i kërkoi në orët e vona të natës së kaluar

January 14, 2020 12:31

Albin Kurti ofertë të fundit Mustafës, çfarë i kërkoi në orët e vona të natës së kaluar

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i ka dërguar mbrëmë vonë ofertën e fundit, kryetarit të LDK-së, Isa Musatafa.

Në këtë ofertë, të publikuar nga Insajder.com, Kurti ka propozuar rritjen e numrit të ministrive nga 12 në 14. Kështu, LDK do të ketë gjashtë ministri, VV, pesë, ndersa minoritetet tri ministri.

Oferta nga Kurti tek Mustafa ka shkuar të hënën rreth orës 22:00.

Në këtë ofertë janë detajuar të gjitha postet që do të mbante secili subjekt.

“Kryeministri, kryetari i Kuvendit, zv.kryeministri i 2-të, një nën-kryetar Kuvendi, 5 ministri do t’i takonin VV-së”, thuhet në propozim.

VV, në këtë propozim ka ofruar që LDK të ketë zv,kryeministri i 1-rë, nënkryetari i 1-rë i Kuvendit, 6 ministri, dy zv.ministra më shumë se LVV.

Po ashtu VV është pajtuar që LDK ta propozojë kandidatin për President i cili sipas VV-së plotëson të gjitha kushtet dhe te gjitha kriteret kushtetuese.

“Nëse, për çfarëdo arsye nuk zgjedhet Presidenti, atëherë LDK do ta marrë një ministri shtesë”, thuhet në propozim.

Që nga e enjtja e javës së kaluar, nuk ka pas më një takim LDK-VV. Pas këtij takimi të fundit të dy liderët e këtyre partive, ikën duke mos u prononcuar para medieve.

Ndërkaq dje, pas vizitës së ambasadorit amerikan Philip Kosnett në LDK, ku ai iu bëri thirrje të dy partive që ta formojnë sa më shpejt qeverinë, një prononcim të shkurtër e dha kryetari i LDK-së Isa Mustafa.

Kreu i LDK-së, pas takimit me Kosnett, tha se zgjidhjen e kanë VV-ja për marrëveshjen.

Ndërsa dje pas konfirmimit se nuk do të ketë takim LVV-LDK, në një përgjigje për Gazetën Insajderi, Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se nuk ka garanci për një marrëveshje me LDK-në.

o.j/dita

January 14, 2020 12:31
Komento

5 Komente

  1. asd January 14, 13:57

    Duket qe keta pertej fjaleve te bukura po “luftojne” per copa pushteti. Ky fenomen ve ne dyshim gjithe “suksesin e ardhshem” ne politiken kosovare.

    Reply to this comment
  2. Dentisti January 14, 15:05

    Vellezer kosovare!
    A nuk po e shikoni se politikanet tuaj,sidomos LDK-ja nuk po luftojne per shtetin ,por vetem per pusht-etin e tyre partiak e personal?
    Fajtore kryesore per kete gjendje skandaloze antipopullore eshte LDK-ja qe nguli kembe mbi te gjitha qe t’i garantohej posti i presidentit,qe e ka kohen pas 2 vjetesh e jo tani!
    Juve ne 6 tetor votuat per Kuvendin dhe qeverine e jo per presidentin,prandaj posti i tij u fut si gure nen rrota per te mbajtur peng qeverine!
    Sic shihet kjo perplasje do vijoje gjate,se keta lloj popitikanesh nuk kane nderment te punojne per interesat tuaja,por per qarqet anti shqiptare brenda e jashte Kosoves!
    Mos qendroni indiferente para kesaj situate dhe detyroni politikanet te pranojne urgjentisht formimin e qeverise!
    Kjo zvatrritje e qellimshme e LDK-se eshte nje tregues i qarte se kjo parti eshte trashegimtare e Lidhjes e komunisteve ish jugosllave dhe nuk duhet te votohet nga populli!
    Ky rast verteton se si mund te tallet nje parti me vullnetin e popullit!

    Reply to this comment
  3. Niku January 14, 20:53

    Hahaha hahaha hahaha! Lane kokrren e nomit…kane dale “lakuriq” fare para popullit te kosoves dhe bejne akoma berr verr bka bla bla….sidomos ky “shpetimtari” i Kosoves Al pini qe as me 25 % vota nga kosova filloi te hedhe shurren perpjete si hero kombetar…keto nuk bejne as per roje parkingu jo me per politikane. Pale iu sulen Edi Rames si hijena duke e bere tradhetar per nje gje qe as nuk e dine, as nuk e kuptojne dhe as nuk kane per ta kuptuar kurre sepse kane tallash ne koke jo tru. Mendje ngushte dhe ndyresira qe se rruajne fare per Kosoven por si te ndajne taven per vete

    Reply to this comment
    • Niku January 14, 23:48

      Me kete emer shkruaj une në Dita, nuk gjete emer tjeter? Une kam mendim te kundert me ty. Deri tani në Kosove, vetem Kurti nuk eshte I provuar, prandaj mos e paragjyko! Mustafa dihet kush eshte, nje titist i kohes se qepes, dhe nuk pritet ndonje veprim pozitiv nga ai. Per mendimin tim, Kurti ben gabim qe kerkon kualicion me LDK-në. Po nuk ka mundesi me te tjere, atehere te behen zgjedhje te reja, sepse keta te LDK-se nuk shohin interesat e Kosoves.

      Reply to this comment
      • Mollosi January 15, 09:07

        Edhe ne rast te zgjedhje te reja Kurti nuk do te mund qe t’i fitoje 51% te votave.Perseri do t’i duhej qe te beje marreveshje me LDK-ne. Prandaj te ule koken dhe te beje marreveshje me LDK sepse nuk ka zgjidhje tjeter.

        Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*