Albin Kurti: Pas marrëveshjes PAN-AKR, formimi i qeverisë së re është në dorë të Vuçiç

September 5, 2017 11:45

Albin Kurti: Pas marrëveshjes PAN-AKR, formimi i qeverisë së re është në dorë të Vuçiç

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka komentuar marrëveshjen e djeshme mes PDK-AAK-Nismës dhe AKR-së.

Kurti ka thënë se këtë marrëveshje e kanë bërë tre liderët e PAN-it.

Sipas tij, tashmë konstituimi i Kuvendit të Kosovës dhe formimi i Qeverisë kanë mbetur në duart e Vuçiçit.

Komenti i plotë i Albin Kurtit:

AKR doli nga koalicioni LAA. Ky koalicion parazgjedhor edhe zyrtarisht u shpërbë dje. Apetitet nga njëra anë dhe pasiviteti nga krahu tjetër, e humbën edhe një shans shtesë pas atij të VLAN-it. Kot je pasiv që të mos bësh gabime, sepse pasiviteti është gabimi më i madh.

Mirëpo, dje u shpërbë edhe koalicioni tjetër PAN. Marrëveshjen me kryetarin e AKR-së nuk e bëri kryetari i PAN, por të tre kryetarët e tre partive të PAN-it (prej 12 sosh gjithsej) që kanë deputetë në legjislaturën e gjashtë.

Koalicionet parazgjedhore të oportunizmit po shthuren. Po kthehemi te partitë, te përmasat e tyre, tek ato si masë.

Pas marrëveshjes së mbrëmshme, konstituimi i Kuvendit të Kosovës dhe formimi i qeverisë së re është lënë në dorë të Vuçiqit.

Shteti nuk është karrikë. Shteti ka karrika. Por, ka edhe karrika pa shtet, karrika në kurriz të shtetit. Pushteti i varur nga Serbia, e var pavarësinë e shtetit.
26 vjet më vonë, 22 tetori i vitit 2017 po bëhet referendum i ri.

September 5, 2017 11:45
Komento

2 Komente

  1. alphade September 5, 12:36

    Lideret kosovar mos merren me sofizma ! Ata duhet t’i
    flasin qarte e rrjedhshem kosovareve dhe jo duke men-
    duar ne serbisht pastaj e perkthejne ne gjuhen shqipe.
    Keshtu nuk e kuptojne kosovaret e zakonshem. Ai , Haj-
    redinaj duhet ta mesoje mire shqipen se ende nuk ka te
    dhena per nje njohje te gjuhes amtare po qe se eshte
    shqiptar sepse ka shqip- foles qe duan te bejne disa
    gjuhe shqipe, ne nje rajon ku vetem 6-7 milion banore
    flasin shqip, por edhe me kaq sa jemi duan ta coptojne
    shqipen?! Nejse,kjo perben thjeshte nje parentes,rendesi
    ka qe politikanet shqiptare te Kosoves duhet ta kene te
    qarte se neqoftese se do te ishin nisur mbi bazat e patrio-
    tizmit nuk kishte perse te lihej Kosova dhe qeveria e saj
    ” ne dore te Vucicit” ,sepse partite kosovare kane disa
    muaj qe vijne verdalle dhe nuk po i japin “dum” ceshtjes
    se qeverisjes se vendit duke “vertetuar slloganin e Pere-
    dimit” ,se “shqiptaret nuk jane ne gjendje te vetqeverisin”
    dhe se u duhet derguar per ta qeverisur kete vend ,si Ko-
    ven dhe Shqiperine nje “Princ Vidi” te shek.21 ?!
    Megjithate politikanet e Kosoves i dine vete punet e veta !

    Reply to this comment
  2. anticensurë25642654 September 5, 13:08

    “formimi i qeverisë së re është në dorë të Vuçiç”
    mos mor!?
    ja paska fut erdoganit??
    deri dje thuhej se erdogani kshte në dorë formimin e qeverisë!!
    i fortë qeka bo vuçi!apo thjeshtë erdo e ka shit teritorin e “perandorisë” tek sërbët??
    shko ankohu tek erdogani tat o albin!!
    një hale jeni të gjithë o albin!!
    mustafa me sërbët!
    ti me erdoganin!
    pjesa tjetër me thaç e pacoll-mafje ekonomike
    ramushi po është i veçant!ai jo vetëm që i vë gjoba biznesit,por dhe se ka problem ta thotë zyrtarisht(rasti i detyrimit të biznesmenit që të paguante shpenzimet e gjyqit në francë)!!
    ndoshta e ka prej mosdijes i shkreti!!gjynof!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*