Albin Kurti: Pjesë e qeverisë edhe serbët, por jo Lista Srpska

October 8, 2019 09:44

Albin Kurti: Pjesë e qeverisë edhe serbët, por jo Lista Srpska

Në një intervistë për N1 në Serbi, kandidati për kryeministër i Lëvizjes vetëvendosja Albin Kurti, ka thënë se do të fillonte menjëherë bisedimet me serbët e Kosovës për ti bërë ata pjesë te qeverisë së re, por nuk do ketë një ftesë për Lista Srpska

Kurti tha se ai do të përfshijë partitë politike serbe përveç Listës Serbe në koalicion, duke sqaruar se, sipas tij, Lista Serbe nuk është një parti politike por një shtet. Sipas tij:

“Kushtetuta e Kosovës thotë se duhet të jetë së paku një ministër nga komuniteti serb në qeverinë tonë, por nuk thotë se duhet të jetë nga Lista Serbe. Kështu që ne do t’i përqëndrojmë përparësitë tona në pakicat si komunitetet, jo si parti”

Lideri i Lëvizjes vetëvendosja ka folur edhe për dialogun me Serbinë, duke thënë se sapo të krijohet Qeveria do të shkojë në Bruksel për nisur bisedimet me Përfaqësuesin e ri të BE-së të caktuar për ndërmjetësim mes Kosovës e Serbisë.

“Nuk mund të kemi përsëri dështim në këtë dialog, sepse kushton shumë. Ne gjithashtu do të shikojmë 33 marrëveshjet që kemi pasur nga viti 2011-2017, çfarë është përmbushur dhe çfarë jo, dhe cilat janë ndikimet në jetën e popullit të Kosovës. Nëse një ditë duhet të rinisim bisedimet me serbët ato duhet të jenë parimore”.

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë nxorën fituese Lëvizjen Vetëvendosja te Albin Kurtit. Sipas KQZ, pasi janë numëruar 98,47% e votave, LVV ka siguruar 25,52% dhe pas saj LDK 24,83 duke u bërë kështu partia fituese e zgjedhjeve. Për formimin e qeverisë duhet krijimi i një koalicioni për të cilën Albin Kurti është shprehur se do të fillojë bisedimet me kandidaten e LDK Vjosa Osmani.

o.j/dita

October 8, 2019 09:44
Komento

4 Komente

  1. Arben October 8, 11:11

    TE LUMTE OR MIK,

    NUK KA NEVOJE SHUME PER FJALE, SE NJEREZIT

    E DINE CFARE PRESIN NGA TY.

    DUHEN VEPRA, FJALET MUNDESISHT EDHE

    PO NUK THE GJE, NUK HUMBET GJE.

    Reply to this comment
  2. Meta October 8, 14:41

    Kur te merr qeverisje,ajo do ta konzumoje deri ne tolerance.Nuk do pyesin te dialog,cka kerkon per Kosoven,edhe spe do te deegjone cka thua,por do te nenshkruash ate qe ta qesin perpra ashtu sic eshte te npandryshuar.Per kete ke dalur “fitues” I ketyre zgjedhjeve,praktikisht ke dalur humbesi me I madh I tyre.

    Reply to this comment
  3. Saras October 8, 18:55

    Meta…jo Floriri yne ,ke nevoje te ndjekesh kurse kunder analfabetizmit per gjuhen shqipe.
    Pastaj qaja hallin fitimtarit.
    ..

    Reply to this comment
  4. Arben October 8, 19:59

    Mbaji premtimet.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim