Albpetrol reagon ndaj zv. Kryeministres Mandija: Pretendimet e ngritura janë të pabaza

June 21, 2017 18:44

Albpetrol reagon ndaj zv. Kryeministres Mandija: Pretendimet e ngritura janë të pabaza

Zëvendëskryeministrja Ledina Mandija ka kallëzuar në Prokurori punësimet  e bëra në ujësjellësit e Durrësit, në kompaninë Albpetrol dhe në Drejtorinë e Hekurudhave nga 25 maji deri ne 13 qershor.

Sipas saj, në kompaninë Albpetrol janë punësuar duke shkelur kodin elektoral 18 persona.

Por përmes një deklarate për mediat, Albpetrol sqaron se emërimet e kryera lidhen me vende pune specifike të domosdoshme për mbarëvajtjen e punëve të shoqërisë.

“Këto emërime janë të parashikuara në strukturën organizative të shoqërisë dhe kane qene te miratuara me programin dhe buxhetin e vitit 2017 të shoqërisë Albpetrol. Ky dokument si dhe organigrama e shoqërisë është miratuar nga të gjitha strukturat dhe institucionet përkatëse në fund të vitit 2016. Të gjitha emërimet e cituara nga zyra e Zv. Kryeministrit janë bërë në përputhje me organigramën e shoqërisë. Theksojmë se Albpetrol sh.a nuk ka bërë asnjë shtesë strukture gjatë periudhës zgjedhore. Pretendimet e ngritura nga zyra e zv.Kryeministrit janë të pabaza dhe nga ana e shoqërisë tonë nuk është kryer asnjë shkelje ligjore”, thotë Albpetrol.

Në deklaratë thuhet se shkelja ligjore është kryer nga zyra e Zv. Kryeministrit, e cila ka referuar materialin në prokurori pa pritur përgjigjen zyrtare të palës tjetër. Albpetrol sh.a shpreh gatishmërinë të bashkëpunojë me prokurorinë dhe çdo organ tjetër ligj zbatues.

June 21, 2017 18:44
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*