ALBtelecom ofron vende të reja pune për ekspertë telekomunikacioni

April 28, 2016 22:25

ALBtelecom ofron vende të reja pune për ekspertë telekomunikacioni

Kompania numër një e Telekomunikacionit në vend ALBtelecom, do të jetë e pranishme për tre ditë me radhë në panairin e punës.

Ky panair është vizituar nga kryeministri i vendit Edi Rama dhe ministri i Mirëqenies Sociale Blendi Klosi. Rama dhe klosi kanë vizituar stendën e ALBtelecom dhe u njohën me aftësitë e punësimit të kësaj kompanie.

Gjatë takimit me kryeministrin Rama, drejtori i Përgjithshëm i ALBtelecom dhe Eagle Mobile Erkan Tabak ka nënvizuar rëndësinë e një stafi profesionist dhe të mirëtrajnuar në rritjen e cilësisë së shërbimit dhe kënaqësisë së klientit.

“Sot ne po ofrojmë 10 vende të lira pune për njerëz të kualifikuar, kryesisht në fushën e Teknologjisë së Informacionit.

Ne i japim shumë rëndësi anës profesionale dhe kualifikimit të punonjësit. Prandaj dhe ALBtelecom ka një staf rinor dhe inovativ, i cili është në standardet ndërkombëtare.

Ne jemi vazhdimisht në kërkim të ekspertëve shumë të kualifikuar, të cilët i kemi vlerësuar dhe i vlerësojmë me paga mjaft të mira, me qëllim që të arrijmë të ofrojmë më të mirën për shqiptarët”, është shprehur Tabak.

Panairi do të jetë i hapur për tre ditë dhe do të sigurojë vende pune për qindra qytetarë të arsimuar dhe profesionistë.

 

April 28, 2016 22:25
Komento

1 Koment

  1. Hani pak mos hani shume m.... April 29, 06:39

    Shuku Edi Corapekuqi ore gallof si nuk te kane informuar se Albtelekomi del me humbje me bilancin qe ka me shtetin ndersa me bilancin e dyte qe e ka per vete eshte me superfitime. Keto fitime i kane lene TURQIT pa mend ne koke se nuk e prisnin qe Albtelekomi te ishte nje miniere floriri, apo guresh te cmuar si ato ne Afriken e Jugut. 5% e aksionereve qe jane ish punonjesit e Telekomit Shqiptar nuk kane marre asnje kacidhe per me 10 vjet, te pakten te kishin blere nje banane, duke i mashtruar se Albtelekomi i dhendrit te Erdoganit del me humbje. Mjere qytetaret shqiptare qe shtrydhen nga keta kodoshe turq dhe i perkrah Corapekuqi, qe i ka rrembyer Berishe, thesin e urove qe merrte kur ishte Kryeminister.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*