Aldo Bare: Njerëz me uniformë më rrahën në qeli dhe më akuzuan se flas me Edi Ramën

Redaksia Online April 13, 2013 09:20

Aldo Bare: Njerëz me uniformë më rrahën në qeli dhe më akuzuan se flas me Edi Ramën

Një grup personash, të cilët dyshohen se kanë qenë punonjës policie, dhunojnë dhe kërcënojnë me jetë në ambientet e burgut të sigurisë së lartë Alfred Shkurtin, të dënuarit me burgim të përjetshëm, i njohur me nofkën “Aldo Bare”. Në një intervistë për “Shekullin”, avokati i Bares e pohon këtë fakt. “Lajmi është i vërtetë. Është sulmuar nga një grup punonjësish policie. Klienti im, mbase nuk e dini, është një person krejtësisht i izoluar në ato ambiente burgu. Me sa duket nuk mjafton që është i sigurisë së lartë, pa e kanë izoluar në mënyrë siç kanë izoluar atë. Është rrahur dhe kërcënuar me jetën e tij dhe të familjes së tij”, shprehet avokati Isuf Shehu.

“I kanë hyrë në dhomë gjasme për kontroll rutinë. i kanë vënë prangat dhe më pas e kanë dhunuar. Më tha se i kishin futur thonjtë në fyt dhe e kishin mbajtur në ajër. Kanë ushtruar dhunë dhe më pas e kanë kërcënuar se do të vrisnin atë dhe familjen e tij. Më tha se nuk njihte asnjë nga personat që kanë hyrë brenda dhe e kanë dhunuar, por më tregoi se kishin qenë të veshur me uniforma policie. I bie që të mos kenë qenë punonjës së policisë së burgjeve që janë efektivë pranë atij vend-vuajtje dënimi të sigurisë së lartë”.

Më tej, avokati Shehu shprehet më tej se klienti i tij i ka thënë se personat në fjalë e kanë akuzuar se fliste në telefon me Edi Ramën. Shehu thotë se fillimisht nuk e besoi një gjë të tillë, deri në momentin kur pa që edhe ministri Noka po e përdorte një akuzë të tillë gjatë një debati televiziv.

“Po, fillimisht nuk ia besova, pasi ai nuk ka jo telefon që s’bëhet fjalë, por ai nuk ka televizor, as frigorifer. Por kur pashë ministrin Flamur Noka të thoshte në një debat televiziv se Edi Rama komunikon me Aldo Baren në burg me telefon, atëherë e besova. Atëherë vendosa dhe të flas për të, pasi është e rëndë. Jo vetëm që është një fakt krejtësisht i papërdorshëm për një ministër, i cili mbase harron që atë post e ka politik, por nëse do të ishte e vërtetë, duhej të hetohej dhe jo të dhunohej. Nëse do të dilte drejtori i policisë, apo ndonjë prokuror, apo ndonjë funksionar që merret drejtpërdrejt me këtë çështje, OK, por të flasë ministri, është e çuditshme”, shprehet avokati.

 

 

Redaksia Online April 13, 2013 09:20
Komento

3 Komente

  1. Amant April 13, 11:11

    Normalisht qe ministri do te flase. Mat pulsin, se shume shpejt do te jete ai ne ato qeli se bashku me Saliun, shefin e tij.
    Kjo bande politike patjeter duhet qe te ndeshkohet. Per opoziten e sotme, ky eshte guri i proves. ne se nuk do t

    Reply to this comment
  2. Amant April 13, 11:13

    Ne se nuk do ta bej, at’here shume shpejt do te kthehet ketu ku eshte sot.
    Duhet qe te vendoset standart ndeshkueshmeria per cilindo qe shkel ligjet, qofte edhe minister e kryeminister, ndryshe kjo nuk quhet demokraci por tallavi.
    Tung

    Reply to this comment
  3. Alb April 13, 11:42

    E besoj 100%, jo vetem kete raste por plot raste te tjera kur njerezve te deklaruar si mbeshtetes te Edi Rames jane perndjekur me metodat e sigurimit te shtetit, duke iu afruar njerez per te zbuluar nese takohen me Edi Ramen? dhe nese diku ne nje mbledhje e kane pare ne tryeze e kane thirrur neper zyra, kuptohet jo me te rrahur si ne ket rastin qe tregohet, por ‘duke e mburrur’ Ramen dhe duke treguar edhe ndonje shpifje per ta neveritur personin mbeshtetes dhe pastaj pyetja kur je takuar ose sa here je takuar me Ramen, dhe ne fund kur nuk kane arritur gje, me buzeqeshje e kane perndjekur deri sa ta detyrojne te largohet nga vendi, por jo nuk e kane arritur. Njerez “shume te nderuar” keshillonin, ty po te lufton shteti zemer, largo nga Shqiperia, ose ruaju! Uh zoti te ruajt! etj…çudi sa po u bashkua PS me LSI keto gjera jo se kane rreshtur, por nje njeri i zgjuar vetizolohet ne ate mase sa asnje njeri nuk mund te afrohet, por jo se nuk vijne telefonata mallengjyese per te pire kafe???? gjithsesi agresiviteti eshte zvogeluar 2 here. Ciao

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*