Aleanca Blu, Ringjallni Kadri Roshin, të bëhem me ju!

November 21, 2020 12:11

Aleanca Blu, Ringjallni Kadri Roshin, të bëhem me ju!

Opozitë mavria,
ka kohë të rrëfehet,
ngado që të vejë,
tek teatri kthehet!

Hangari ka rënë,
në tokë është rrafshuar,
po prapë Aleanca,
punën ka vijuar!

Ka vijuar punën,
e lagu-s’e lagu,
njëmbëdhjetë padi,
ka ngritur tek SPAKU!

Tani Aleanca,
ka qasje të re,
e kërkon teatrin,
fiks-ashtu siç qe!

Fiks ashtu siç qe,
ku ka qënë ndërtuar,
se qe vepër arti,
për të vërtetuar?!

Përveç Aleancës,
edhe Luli nxirit,
tema e teatrit,
është dhe e Ilirit!

Mëkatet e Ramës,
kur i numëron,
teatër-hangarin,
kurrë s’e harron!

Tema e teatrit,
në kohë pandemie,
është pak a shumë,
një shënjë çmendurie!

Që s’është vepër arti,
e thamë dhjetra herë,
veprat dhe aktorët,
janë e vetmja vlerë!

Po të përgjërohem,
Aleanca blu,
ringjall Kadri Roshin,
të bëhem me ju!

Në u bëftë teatri,
dhe në qofshim gjallë,
as dhe një aktor,
s’do kemi vërdallë!

Ndërtimi i teatrit,
po mos qe penguar,
sot me siguri,
do qe i ndërtuar!

Edhe disa vite,
jemi tek “Turbina”,
aty s’na pengojnë,
dot vllezrit Budina!

Po ditën që teatri,
do jetë në funksion,
Budina i madh,
do jetë në pension!

Ai s’do t’i ketë,
muret me kallama,
po do jetë solid,
me çelnik e xhama!

Besoj se dhe gjyqet,
do kenë mbaruar,
po s’besoj të kemi,
ndonjë të dënuar!

Dhe pse Avokati i Popullit,
që po investohet,
thotë se policia,
duhet të ndëshkohet!

Ngaqë duroi shumë,
duhet të dënohet,
dhe stani i legenëve,
pse mos dekorohet?!

A.DUKA

November 21, 2020 12:11
Komento

6 Komente

  1. Gjitoni i Benkos November 21, 14:01

    Rri Benko te Rilindja e mavi more kodosh,
    se aty ti je vetvetja me ose pa Kadri Rosh,
    nuk e nderron ti Ramen, duhet ta pranosh,
    pa nje cicke Socializem ti s’mund te jetosh
    por do beje mire me pare o poet kokorosh,
    ato te vdekurit perdhe te Morgu ti shikosh!
    se dhe ti Benko po vdiqe nga Covidi19 sot,
    atje i shtrire pertoke or Rrot do perfundosh!

    Reply to this comment
  2. Je gsbim November 21, 19:51

    Me gjithe respektin I madhi arben, ketu je gabim.
    Shikoi kullat reeth xhamise sahatit

    Reply to this comment
  3. sopiqoti November 22, 11:35

    ME TE LUMTE per te vertetat qe mbartin keto vargje.

    Reply to this comment
  4. Molla e dijes November 22, 21:59

    LSI do të na bëjë të lumtur

    Rroftë kryetarja, rroftë kryetarja,
    Maradona moniste në parti,
    besimtarja e përrallave fetare,
    Mona progresistja e LSI.

    Me çizme ajo fort shkelmon,
    padrejtësitë në qeveri,
    paguan gjobat për maskën,
    idetë e saj sjellin mrekulli,

    Me aq gjoba sa ka marrë,
    për të nuk janë gjë fare,
    ç’të bëjnë fukarenjtë,
    që janë papunë e pa pare?!

    As Meta patrioti e as Mona,
    masat anticovid nuk i beson,
    s’i beson as Erion Isai i PS,
    as Bes Kallaku që 35 vite feston.

    Si besojnë e s’i zbatojnë,
    po tërë kohës na japin mend,
    se kur të vijnë në pushtet,
    do e bëjnë parajsë këtë vend.

    Në këtë parajsë do jemi të lumtur,
    të gjithë bashkë në varfëri,
    populli i mashtruar nga partia,
    ata mbretërojnë në këtë ”skllavëri”.

    Thonë do bëjnë Shqipërinë shtëpi,
    sigurisht për ata e jo për ne,
    populli s’paguan dot as faturat,
    ata përherë nga një vilë të re.

    LSI është partia e të rinjve,
    por e pasanikëve dhe miqësisë,
    fukarenjtë nëpër call center,
    ose papunë te dera e shtëpisë.

    Kështu ka qënë e kështu do jetë,
    përrallat kush idiot i beson më?
    Populli ka 30 vite me lugën bosh,
    e akoma mend nuk po nxë?

    Reply to this comment
    • Molla e dijes November 23, 01:45

      Rroftë Mona pronare partie,
      Se Likja është President uniteti,
      shefin e kabinetit e çon deputet,
      Panaritin e partisë shef kabineti.

      Kështu funksionon partia LSI,
      kjo shpk “social” pasanikësh,
      a rrohet kështu me dinjitet,
      apo duhet nga Shqipëria të ikësh?

      Reply to this comment
  5. Molla e dijes November 23, 01:46

    Rroftë Mona pronare partie,
    Se Likja është President uniteti,
    shefin e kabinetit e çon deputet,
    Panaritin e partisë shef kabineti.

    Kështu funksionon partia LSI,
    kjo shpk “social” pasanikësh,
    a rrohet kështu me dinjitet,
    apo duhet nga Shqipëria të ikësh?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim