Aleanca me Turqinë, gabimi më i rëndë që ka bërë SHBA që pas luftës së Irakut?

July 28, 2015 13:42

Aleanca me Turqinë, gabimi më i rëndë që ka bërë SHBA që pas luftës së Irakut?

Duke mbështetur bombardimet e forcave ajrore të Turqisë kundër pozicioneve turke, SHBA ka kryer gabimin më të rëndë në Lindjen e Mesme që nga pushtimi I Irakut në 2003.

Sipas “The Independent”, me këtë vendim Uashingtoni humbet aleatin e tij më efikas në luftën kundër Shtetit Islamik. Sipas medieve irakiane, të shtunën forcat turke hapën zjarr kundër bazave të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) në malet Kandi dhe disa strehime të grupit në veri të Irakut.

Kamran Karadaghi, opinionit kurd dhe ish shef i kabinetit të presidentit, Jalal Talabani, ka komentuar për “The Independent’ se Uashingtoni ka pranuar që aviacioni turk të sulmonte kurdët në Irak në këmbim të lejes së Ankarasë për të përdorur bazën ajrore të Incirlikut për aksionet kundër xhihadistëve. “Amerikanët nuk janë shumë inteligjentë në këto lloj llogaritjesh”, tha Karadaghi.

“Ndoshta mendojnë se duke pasur Turqinë në anën e tyre nuk kanë nevojë për kurdët”, shtoi eksperti. Gazeta thekson se deri në këtë moment, aleati më efikas i SHBA-së kundër Shtetit Islamik në Siri ka qenë Partia e Unionin Demokratik (PYD), dega siriane e PKK, që arriti t’i jepte fund rrethimit të ISIS në qytetin e Kobanit dhe korri një sërë fitoresh kundër grupit xhihadist.

Megjithatë pavarësisht se u bashkua ne kurdët në Siri, në të njëjtën kohë Uashingtoni denoncon organizatën e saj nënë, PKK si terroriste. Kështu zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Ben Rhodes, ka deklaruar javën e shkuar se “Turqia ka të drejtë të marrë masa në lidhje me objektivat terroriste”.

Politologët nga ana e tyre, paralajmërojnë se Shteti Islamik mund të përfitojë nga një konflikt i ri mes pakicës kurde dhe qeverisë së Turqisë, që deri tani ruani armëpushimin e dakordësuar para dy vjetësh. Edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATOS-s, Jens Stoltenberg, paralajmëroi kryeministrin turk, Ahmet Davutoglu, se sulmet ajrore kundër Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit mund të vënë në rrezik procesin e paqes me kurdët.

Stoltenberg pohoi në një intervistë për mediat norvegjeze se, “të gjithë vendet kanë të drejtë të vetëmbrohen. Turqia ka të drejtë të mbrohet nga atentatet terroriste, por është e rëndësishëm që masat të jenë proporcionale dhe të mos kontribuojnë në mënyrë të panevojshme për një përshkallëzim të konfliktit”.

Kurdët sirianë akuzojnë Turqinë se po bombardon vazhdimisht pozicionet e tyre në qytetin e Kobanes. YPG thotë se të dielën janë bombarduar pozicionet e saj në fshatin Zormikhar, në perëndim të Kobanes dhe një orë më vonë, një patrullë e forcave kurde është gjendur nën një breshëri zjarri të rëndë nga artileria turke.

Turqia deklaroi se po verifikon pretendimet në fjalë dhe thotë se objektiv i sulmeve të saj në Siri nuk janë pozicionet e luftëtarëve kurdë, por ato të ISIS-it.

July 28, 2015 13:42
Komento

8 Komente

  1. Llazar July 28, 14:05

    Ju lutem perktheni pak me me kujdes!

    Reply to this comment
  2. Arben July 28, 14:29

    ORE SHOK, AMERIKA GABIMIN ME TE MADH KA BERE QE ESHTE FUTUR NE ATO TERRITORE, KA 100 VITE QE VETEM VRITEN NJEREZ NGA ATO ANE, SI TE ISHIN KOPE.

    Reply to this comment
  3. Mark uk July 28, 15:38

    Gabimin ma te madh e ka bere kur bombardoj Serbin ne 99.

    Reply to this comment
  4. Asnjeanesi July 28, 15:46

    Vriten sepse jane me injorantet e planetit , perfshi edhe turqit . Ke degjuar ndonje vend islamik ne paqe e demokraci , ti turku me emer TE PA MERITUAR Arben ? Sigurisht qe , jo , sepse nuk mund te jesh edhe islamik , edhe demokratik , jane teori diametralisht te kunderta .

    Reply to this comment
    • Arben July 28, 16:26

      VRITEN OR MIK, VRITEN, POR DO TE MARRE FUND SHUME SHPEJT.

      HISTORIA NUK FILLOI DJE.

      VRITEN QYSH 100 VITE QE RA PERANDORIA OSMANE.

      DO TE NGRIHET PRAPE DHE DO TE SJELLE STABILITET, NJEREZIT VETE DO TA KERKOJNE.

      MOS KI MERAK.

      Reply to this comment
  5. tomsojeri July 28, 16:02

    Opa Mark ! Tani po mar vesh “car duhani”pi !Shife shife, ti po i bashkohesh korit anti kosovar e te vikerka keq qe u bombardua Miloshevici ,ky gjaksor kosovaresh !Mos don te na thuash tani, qe gabim qe u clirua edhe Kosova !Hajde mark e hoqe masken ! Amerika or tai,me shum e shum te keqia qe ka ber e ben ,vetem cka i beri atij krimineli dhe atyre qe shtypen kosovaret ju jam mirnjohes dhe shpesh her nuk mar guximin te shpreh mendime te keqia per ta sepse ju jam mirnjohes dhe hesht ! Te jan errur syt nga urrejtja berishiane antishqiptare dhe sot e nxore koken ! Mos je ti vall nje nder furnizusit e naftes se makines vrasese te Miloshe vicit ?Mos dil me ktu me kte emer se cdo germ e ytja esht helm shqiptaresh …Turp……..

    Reply to this comment
  6. juve July 28, 16:20

    qe nga 1912 ato teritoret e lindejes se mesme me kurr paqe dhe rehati ska pas

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*