Aleanca për Teatrin, largohen aktorët, i udhëheq Fahri Balliu

July 23, 2018 19:29

Aleanca për Teatrin, largohen aktorët, i udhëheq Fahri Balliu

Përfaqësuesit e mbetur të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, pas distancimit të aktorëve, tentuan sot t’i dërgonin një letër Presidentit Meta me argumentat e PD që të shprehet kundër ndërtimit të Teatrit të ri Kombëtar.

Por, teksa Alert Çeloaliaj dhe Robert Budina jepnin e merrnin me rojën te kangjellat e hekurta të Presidencës, pas krahëve të tyre u shfaq Fahri Balliu, i cili u hapi derën.

Nuk dihet nëse botuesi i Gazetës 55, këshilltar i Bashës, baba i deputetit të PD, Klevis Balliu, po udhëheq përfaqësuesit e Aleancës kundër teatrit, por me sa duket ndërhyrja e Fahriut u ka zgjidhur punë, në mos për të takuar Ilir Metën, të paktën për të dorëzuar letrën tek posta e gardës.

o.j/dita

July 23, 2018 19:29
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*