Dojaka: AP, kandidatë në 3 nga 61 bashkitë. Mbështetje për të pavarurit me profil menaxherial jopartiak

May 4, 2015 10:39

Dojaka: AP, kandidatë në 3 nga 61 bashkitë. Mbështetje për të pavarurit me profil menaxherial jopartiak

PERDITESIM: Aleanca Popullore e Artur Dojakës ka depozituar sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve  emrat e tre kandidatëve të saj për zgjedhjet vendore të 21 qershorit si dhe listat e veta bashkiake për qytetet e mëdha.

Partia, pjesë e koalicionit të majtë, e renditur e gjashta për nga numri i votave në zgjedhjet e 23 qershorit 2013, konformon kështu kandidimin e pavarur nga dy koalicionet i majtë – i djathtë.

Në Librazhd, AP do garojë me Shefki Çotën, i cili aktualisht është kryetar i Bashkisë.  Në Dibër, Aleanca Popullore do të kandidojë me Zaim Korsin. Ndërsa në Shijak do të garojë Mehmet Rakipi.

Kreu i kësaj partie Artur Dojaka deklaroi sot se krahas 3 bashkive ky AP synon drejtimin, në Tiranë dhe në disa bashki të tjera AP ka paraqitur listë për Këshillin Bashkiak.

Më herët Dojaka ka shprehur mbështetjen për kandidatët e pavarur, me profil menaxherial jo partiakë.

Edhe Gjinushi ka njoftuar daljen i pavarur nga koalicionet.

May 4, 2015 10:39
Komento

4 Komente

  1. sabi May 4, 15:23

    Media e vetme qe ben marketing per Aleancen Popullore. Pa PS esht inekzistente

    Reply to this comment
    • grey May 4, 16:18

      Kjo sepse DITA eshte e vetmja gazete qe nuk ben pazar me lajmin.
      Te tjerat duhet ti paguash edhe per dy rreshta lajm, ose per te qene me te sakte duhet ti blesh tirazhin e t’ja shperndash.

      Reply to this comment
  2. grey May 4, 16:15

    Nga koalicionet kane fituar vetem partite e medha. Prandaj, nje BRAVO per Gjinushin e Dojaken qe dolen me vete. Nga kjo, PS do humbe te pakten rreth 20,000 vota dhe ata vete do provojne forcen e tyre.
    SUKSESE!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim