Aleati më i mirë i Londrës dhe 4 mësime që Perëndimi nxori këto ditë

March 31, 2018 09:58

Aleati më i mirë i Londrës dhe 4 mësime që Perëndimi nxori këto ditë

Nga Bernard Guetta

Është data zyrtare, një takim historik. Në 29 mars 2019, pas një viti, Mbretëria e Bashkuar do të ketë lënë Bashkimin Evropian. Por kjo ndarje nuk është dukur kurrë kaq absurde, sa këtë javë.

Bëjmë një krahasim mes reagimeve të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara, ndaj mënyrës me të cilën Vladimir Putini lejoi shërbimet e tij të fshehta, që të përdornin një armë kimike në përpjekjen për të vrarë një ish agjent të fshehtë, në një qytezë të vogël të Mbretërisë së Bashkuar.

Edhe pse krimi ishte kryer prej disa ditësh, Donald Trumpi i telefonoi Putinit të nesërmen e rizgjedhjes së tij, pa e përmendur fare këtë ngjarje, a thua nuk kish të bënte me presidentin rus, sikur të mos mjaftonte që i uroi sukses në mandatin e tij të ardhshëm.

Aleancë në plan të dytë

Pavarësisht rekomandimeve të bashkëpunëtorëve dhe diplomatëve amerikanë, Trumpi përgëzoi Putinin për fitoren, sikur të donte të rizgjonte ëndrrën e një mirëkuptimi ruso-amerikan, në dëm të Kinës dhe Evropës.

Theresa May u injorua dukshëm, nga presidenti i një vendi, aleat parësor i të cilit është pikërisht Mbretëria e Bashkuar. Çfarë bëri Bashkimi Evropian?

Gjatë samitit të fundit që iu dedikua kryesisht Brexit-it, presidenti francez dhe kancelarja gjermane vendosën të dëbojnë disa diplomatë rusë, për të shprehur solidaritetin e tyre me Londrën, duke u kërkuar vendeve të tjerë të BE të bënin të njëjtën gjë, duke nisur në këtë mënyrë një reagim ndërkombëtar në një shkallë që nuk ishte parë kurrë, ndaj një çështjeje të tillë, si dhe duke i imponuar Donald Trumpit një ndryshim drejtimi, sepse në këtë pikë Uashingtoni nuk kishte zgjedhje tjetër, përveçse të bëhej pjesë e kësaj lëvizjeje.

Pas një viti, Mbretëria e Bashkuar do të lërë Bashkimin Evropian, por tani kemi pasur konfirmimin se Londra nuk ka aleatë të tjerë, tek të cilët të besojë në rast vështirësie. Ky nuk është mësimi i vetëm për t’u nxjerrë nga këto ditë.

Mësimi i dytë, në fakt, është se përkundër të gjithë parashikimeve, ai që deri dje e quanim “perëndim”, është rikompaktësuar, për t’i kujtuar Putinit që nuk mund të kalojë çdo limit, pa u ndëshkuar. Mësimi i tretë është se fronti perëndimor është zgjeruar dukshëm që nga fundi i luftës së ftohtë, dhe tani përfshin ish vendet komuniste, që janë bërë pjesë e BE, si Hungaria dhe vende të tjerë, si Ukraina, Moldavia dhe Mali i Zi.

Mësimi i katërt është se në këtë krizë, Unioni ka marrë kontrollin e Aleancës Atlantike, duke u imponuar për herë të parë si aktor me peshë, në skenën ndërkombëtare. / France Inter – Bota.al

o.j/dita

March 31, 2018 09:58
Komento

1 Koment

  1. MH March 31, 13:12

    Sa te jemi ne keto pozita qetesie dhe vetem me lirin e blla blla blla-s.Europa tunde nga istikami cdo kundershtar.Por nese nxehet ariu polar Rus.Europa ngelet me bisht perpjet se nuk i del kohe dhe nuk do te dije ku ta fus ate bisht.
    Ndersa per musteqet e Britanise se Madhe bjerrim mardheniet teper te dobishme me Ariun polar Rus.Asht shume e shume e domosdoshme te kesh mardhenie me kundershtarin se sa ta prishesh.Ma shume perfiton kur bisedon se kur nuk puqesh askund.Bisedat masin pulsin ne cdo ceshtje nga ma ordineret deri tek ato ma strategjike delikate.Gjithe bota asht kolonializue nga keto Britaniket.Kudo ka lane gjuhen e vet ne keto vende qofshin dhe kontinente.Sot kerkon vetmin si triumf dhe neser vendos zyrtarisht daljen ne vedi.Europa gaboj rende ne solidarizimin me Britanin me debimin e diplomatve Rus.Ruset ne fakt jan ma te favorizuem nga ky debim mbasi binden edhe ma shume me ke kane te bajne.Kjo ia imponon te pergaditen edhe ma me kujdes per prespektiven qe mund te sjellin momenti historike.Rusia nuk asht Korea.Dhe nuk te len te shkoje mendja per triumf dhe eufori.E jo ma ti hysh pazarit ngutshem.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*