Alegri: E kemi nisur mirë, por rruga është shumë e gjatë

September 15, 2014 20:58

Alegri: E kemi nisur mirë, por rruga është shumë e gjatë

Juventusi e ka nisur mjaft mirë kampionatin duke bërë dy fitore në po aq javë. Ekipi i Alegrit po ecën me hapa kampioni, por tekniku ende vazhdon të qëndrojë me këmbë në tokë duke treguar se përpara i pret një rrugë e gjatë. trajneri deklaroi gjithashtu se ekipi do të përpiqet të ecë sa më larg edhe në Champions.

“Unë kam gjetur një skuadër të mirorganizuar dhe tani thjesht duhet të dijë si të përmirësohet. Mendoj se Juventusi sezonin e kaluar doli nga Championsi thjesht për shkak të disa episodeve. Në kampionat u shfaq mjaft mirë, këtë po e bëjmë edhe këtë sezon, por puna është e gjatë.

Mendoj se organika e Juventusit do të jetë kompetitive si në Serinë A ashtu edhe në Champions. Tashmë Morata i është bashkuar grupit, Pereyra po bën mirë, ndërsa objektivi ynë është t’i kemi futbollistët në nivelin më të lartë për të arritur rezultate si në kampionat edhe në Champions”. deklaroi Juventusi.

September 15, 2014 20:58
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*