Aleksandër Biberaj: Partinë Demokratike ua lamë në dorë matrapazëve

December 8, 2014 22:23

Aleksandër Biberaj: Partinë Demokratike ua lamë në dorë matrapazëve

Ish-dhjetoristi Aleksandër Biberaj shprehet me nota tepër kritike për gjendjen aktuale të PD-së dhe për lidershipin e ri të saj.

Biberaj shkruan se PD-ja e sapo krijuar si një parti idealiste në “epruvetën studentore”, sapo “doli” në ambient, u virusua nga viruset e kohës që “qarkullonin” në atmosferën mbytëse të shoqërisë shqiptare. Sipas tij, PD-së iu sulën lloj-lloj grabitqarësh, që nga emisarët e Ramiz Alisë, ish-komunistë, ish-bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit, ish-të burgosur ordinerë që hiqeshin si të persekutuar politikë, si dhe lloj-lloj servilesh, injorantësh dhe dështakësh të komunizmit.

 Më poshtë komenti i plotë i publikuar në facebook:

 24 vite më parë, më 8 dhjetor 1990, në Qytetin Studenti, studentët e Universitetit të Tiranës, filluan lëvizjen për përmbysjen e regjimit komunist, lëvizje tejet paqësore kjo dhe me kërkesa të mirëfillta politike për pluralizëm politik. Lëvizja fitoi shumë shpejt një popullaritet mbarëkombëtar, si dhe mbështetjen e të gjitha shtresave të shoqërisë dhe të faktorit ndërkombëtar. Pluralizmi politik u pranua nga lidershipi komunist i kohës më 11 dhjetor 1990, dhe më 12 u themelua Partia Demokratike, partia e parë opozitare pas 46 vitesh diktaturë komuniste, nga më të egrat në Europë. Por fatkeqësisht, shumë shpejt, ndodhi ajo që nuk duhej të ndodhte kurrsesi, lëvizja e filluar dhe e kurorëzuar me sukses nga idealistët, u përvetësua nga matrapazët politikë. PD-ja e sapo krijuar si një parti idealiste në “epruvetën studentore”, sapo “doli” në ambient, u virusua nga viruset e kohës që “qarkullonin” në atmosferën mbytëse të shoqërisë shqiptare, një shoqëri e intoksikuar dhe atrofizuar nga virusi shkatërrimtar komunist.

PD-së iu sulën lloj-lloj grabitqarësh, që nga emisarët e Ramiz Alisë, ish-komunistë, ish-bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit, ish-të burgosur ordinerë që hiqeshin si të persekutuar politikë, si dhe lloj-lloj servilesh, injorantësh dhe dështakësh të komunizmit. PD-në shumë shpejt e okupuan ata që erdhën në Qytetin Studenti me devizën: “Të vrapojmë për në Qytetin Studenti, se atje po ndahet Torta”. Lidershipi komunist i kohës, me qëllim që ti hapte rrugën emisarëve të vet në PD, mbylli Universitetin e Tiranës duke përzënë jashtë Shqipërisë studentët e dhjetorit, që përbënin edhe elitën politike të kohës.

Me kalimin e ditëve, javëve, dhe muajve të parë nga krijimi i PD-së, në lidershipin e PD-së pothuajse nuk mbeti asnjë student, me përjashtim të Azem Hajdarit. Se çfarë ndodhi në Shqipëri që nga ai dhjetor i largët i 24 viteve më parë, të gjithë e dimë dhe e kemi parasysh. Gjithsesi sot për të gjithë ne që morëm pjesë aktive në atë lëvizje të madhe, është një ditë jo nostalgjie, por një ditë kujtese, reflektimi dhe meditimi politik dhe shoqëror, për çfarë kemi bërë dhe çfarë nuk kemi bërë për Shqipërinë dhe shqiptarët. Jemi krenare për atë që bëmë nga 8-12 dhjetor 1990, por jemi fajtorë dhe kemi përgjegjësi të madhe përpara shqiptarëve dhe historisë, që krijesën tonë idealiste, ua lamë në dorë matrapazëve. Natyrisht ishim shumë të rinj dhe idealistë, pa hile dhe pa përvojë, dhe menduam që misioni ynë mbaronte me fitoren e pluralizmit, ndërkohë që misioni ynë atëherë duhej të fillonte. Respekt për të gjithë ata bashkëmoshatarë morën pjesë në atë lëvizje qytetare, demokratike dhe patriotike, dhe homazh për drejtuesin e lëvizjes Heroin e Demokracisë Azem Hajdari, për Arben Brocin, Avdyl Matoshin dhe të gjithë ata që nuk jetojnë më.

December 8, 2014 22:23
Komento

13 Komente

  1. Tartufi December 8, 23:09

    Mir i ke thene te gjitha,o Aleksanderi tim i shtrenjte e i pa haruar ,per jete te jeteve.
    Ne fund e ke qullosur ,me kete Hajkarrin.Gjithmone ne te mjeret shqiptare ne fund e pjerdhim,kjo na vjen nga trute e pjerdhura qe kemi ketu e 70 vjet.
    Nje popull qe eshte me trute e pjerdhura,ne fillim e nis pak mbare dhe me zhurme te madhe
    me pas e bene nje corbe te madhe,qe nuk e hane as qente. Te te roi kostumi o miku tim
    se lamtumira e fundit te eshte dhene me kohe.

    Eshte me mire,mos ta keshe
    se ta keshe ,te tall bota
    nje kostum,te qepur shtrember
    qe nga kemba,deri tek koka

    Reply to this comment
    • Epiriiiii December 9, 09:07

      Ha hahahaha sa kom Qesh….. Heroi i Demokratsise Matrapaz Hajdari, Hahahahaha, ore Biberush do Zgjohesh nga gjumi Ti dhe te thuash 1 her te Vetme te Verteten, apo do fjalosni keshtu si te Turrullosur si te Vilanosur neper gjume. Thuaji mo burr troc gjerat si jane

      Reply to this comment
  2. Emigrant SHBA December 8, 23:23

    Te pakten mos kishe permendur Hajdarin

    Reply to this comment
  3. andromeda December 8, 23:32

    Ky tipi në kërkim të protagonizmit politik asht po aq hale sa dhe lideri i tij i dikurshëm. Boll me kenë tropojan (e jo shkodran) se të tana i ban.Le ç’ka thotë tani ky që Sala e ‘harroi’ dikun skutave të FRD.

    Reply to this comment
  4. Ada December 8, 23:40

    Beni nje parti me FRD te Bamirit, qe tani merreni deputetet e PD

    Reply to this comment
  5. alfade December 9, 03:08

    Reformimi radikal i ashtuquajtures PD eshte nje domosdoshmeri historike ,ndryshe……!?

    Reply to this comment
  6. kurbini December 9, 04:12

    azem hajdari,sudja, bujar qamili, pjeter arbnori,sali arbnori jane kremi i PD! ATA JANE IDEALI I GJITHE SHQIPFOLESVE!

    Reply to this comment
  7. elio December 9, 04:59

    Mbase do ishte mire te bente nje reflektim mbi matrapazlleqet qe beri vete ky “I infektuari”…Llafet jane te teperta…

    Reply to this comment
  8. METEH December 9, 06:04

    Z.BIBERAJ,Paraja, Zogu nje here te vjen ne dore,po nuk e mbajte,se ze veten me.Nje taborr i tere me dhjetorist & u vuri perpara SALIU si LOPET.Tashme flisni jasht gardhit.Pse nuk i thua ku gabuat?Kush i vrau e sygjinosi shoket tuaj?Pse u kthyen prap ata qe u perzune nje here si SELAM mavria?…Me Hajdarin e djallose.Teoria e tij:”Te shkaterrohet çdogje e ndertuar ne komunizem”,qe qrmiqesore qe nuk ndodhi ne asnje vend te Europes.Dhe mire ja beri ai qe ja beri & dihet kush ja beri & syri terr nuk ja ben,se pasi i pasuroj,tashme i ve perpara si kope me dhen,se dosjet ua di,ndaj nuk flet asnje njeri….!

    Reply to this comment
  9. avrizuja December 9, 08:20

    Azem Hajdari ishte nje CUB si kapobande mafioze pak a shume njesoj si Enver Hoxha, por nuk kishte dinakerine e tij te MONSTRES sadiste dhe gjakatare, sepse Azemi ishte thjesht nje budalla dallkuk prej Tropoje. Biberaj i ka te gjitha mundesite demokratike per te synuar pushtetin me partine FRD te Bamir Topit, prandaj vajtimet e tij si kukumjacke pylli qe ka mbetur jashte tortes se pushtetit jane te ekzagjeruara dhe aspak aktuale. Me mire t’i kerkoje deshtimet politike te tij tek mungesa e moralit qytetar te Bamke Topit qe si BABA i Kombit kur ishte President i doli ne mbrojtje Saliut kur deklaroi se nuk e dinte se ku bie Gerdeci ne harten e Botes dhe me krushqite qe ka bere ky “demokrat” fallco me familjen sadiste te Enver Hoxhes.
    Ndryshe thene Vatani aktualisht po QAN me denese per nje Parti te Djathte Europiane e paster nga enverizmi dhe nga spiunat e Sigurimit te Shtetit qe jane ashiqare kudo ne politiken tone kombetare dhe qe dekorojne Vito Kapon me medalje trimerie si nje REZIL i Shqypnise ne syte e Botes.

    Reply to this comment
  10. Roni December 9, 09:10

    Po edhe para nje viti i papjekur u tregove Aleksander!Si ndodhi qe 2013-2014 te poqi ty?!Po te duash ta rikujtoj komentin tim qe ne fakt ishte nje thirrje ne faqen tuaj ne Fbook nje vit me pare dhe pikerisht ne nje dite si sot kur Berisha po ngjiste Lulin ne qytet Studenti.Mos shko te thash ne PD por beni paqe ne FRD.U trguat te papjekur dhe egoiste.Sot ty te mbuloi harresa ndersa Topi po rropatet si cifuti ne shkretetire dhe askush nga te zhgenjyerit e PD nuk i qaset ne dere.Nje gje duhet ta sqarosh,mire u prishe me FRD dhe e drejta mund te ket qene ne anen tende,por perse u ktheve ne PD?!Perse ju erresohen syte duke shkelur mbi karakter thjsht per reputacionin?!Kete duhet ta sqarosh,e nqs ke degjuar Mustafain,ke treguar qe je i papjekur akoma.Sa lart ishe para nje viti,ku je sot?????

    Reply to this comment
  11. Flamurtari December 9, 09:17

    PD-në e ka krijuar Ramiz Alia

    Aleksandër Biberaj, do te ishte mirë të thonit qe Partine Demokratike e ka krijuar Ramiz Alia.
    Në të u inkuadruan komunistët ekstremiste te tipit Sali Ram Berisha, hajdute, kriminelë, spiunë dhe bashkepunetore te Sigurimit te Shtetit, oficerë të sigurimit të shtetit.

    Ata dhe pinjollet e tyre vazhdojne te drejtojne edhe sot Partine Demokratike, por me nje ndryshim. Sot Sali Berisha dhe drejtuesitt larte te PD-se jane më të pasurit e Shqiperise, më hajdutet, më të korruptuarit, më krimininelët që ka ky vend.

    Fjalimi i Sali Berishes ne qytetin studenti me 8 dhjetor 1990: “Ne kete mes, mirënjohja jone me e madhe, padyshim, shkon së pari, tek presidenti, shoku Ramiz Alia, i cili me nje mençuri dhe guxim që udhehoqi njesite e medhe te ushtrise sone ne betejat per çlirimin e vendit, udheheq vendin ne beteja te reja per demokratizimin e vendit”.
    Komentin ketij fjalimi, bejeni vetë, te nderuar komentues.

    Reply to this comment
  12. sopiqoti December 9, 09:47

    Nuk eshte koha e te qarit per ate qe humbem.Eshte koha e veprimit te ri per te hyre rishtazi ne rrugen e idealit te 1990-tes.FRD-ja eshte shkendija mbas se ciles duhet te shkojne dhjetoristet e zhgenjyer.PD e 1990 nuk eksiston me.Ate e privatizoi Sali Berisha.nje ish komunist i thekur dhe…dicka me teper.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim