Aleksandër Meksi: Deri në vitin ’92 janë zhdukur rreth 40 mijë dosje

March 24, 2015 09:22

Aleksandër Meksi: Deri në vitin ’92 janë zhdukur rreth 40 mijë dosje

Ish-kryeministri Aleksandër Meksi thotë se hapja e dosjeve bëhet për të zhurmuar problemet reale në vend.

Sipas tij, pjesa më e madhe e dosjeve janë zhdukur.

Vetëm gjatë viteve 1980-1992, Meksi thotë se janë zhdukur rreth 40 mijë dosje të Sigurimit të Shtetit.

Të dhënat që di unë, tregojnë se gjatë viteve 1980-1992 për 26 rrethet e vendit janë asgjësuar rreth 39500 dosje.

Ndërsa prej tyre vetëm gjatë viteve 1989-1992 janë asgjësuar rreth 29000 dosje, d.m.th. pak a shumë rreth 75% e tyre”, thotë Meksi.

Ai ofron edhe dokumente të kohës, urdhra të drejtuesve të lartë për asgjësimin e një numri të madh dosjesh.

Të tilla janë urdhrat e ish-ministrave Simon Stefani e Hekuran Isai, lëshuar në prag të rrëzimit të sistemit komunist.

March 24, 2015 09:22
Komento

31 Komente

  1. ........ March 24, 09:32

    Po pra hahahha hajde shtet me spiuna hajde hahahahaah

    Reply to this comment
    • Atomkraft March 24, 14:01

      Po hajt mo se edhe ti vete me tende shoqe keni zhdukur/shitur disa qindra, leri denglat tani.

      Reply to this comment
    • nazim March 24, 14:35

      Po ku perse nuk flet per dosjet e zhdukura nga sali serbi? Apo ato qe ka shkaterruar sali serbi i fut ne nje thes me ato qe ka “zhdukur” hekuran isai? Per nje gje ka te drejte kur thote:

      ***hapja e dosjeve bëhet për të zhurmuar problemet reale në vend**

      Ketu jam 100% dakort!.

      Reply to this comment
  2. Besniku March 24, 09:33

    Dosjet qe kur krijohen jane te klasifikuara sipas afateve. Ka dosje me afate te perkohshme, por ka dosje qe ruhen pergjithmone . Rregullorja e arkives atehere zbatohej me rigorozitet te plote, se ndryshe e pesoje. Ndersa sot veshtire se zbatohet sic duhet ligji mbi arkivat. Kush lejonte dikur te lije vende bosh ne librin e protokollit sic ndodh sot rendom.

    Reply to this comment
  3. metlaj March 24, 09:41

    zoti meksi ne kete raste pamvaresisht se eshte subjektiv sepse ne qofte se deri ne 1992 u asgjesuan me procese te rregullta shifra qe jep zoterija po ne periudhen tjeter u asgjesuan me zgjedhje dhe u perpunuan per te mbyllur ose hapur karieren politike si dhe berjes presion personave qe pamvaresisht nga mendimet dhe ideali ipergjithshem u kthen vegla te kapove politik ketu duhet percaktuare se me dosjet jepeshin informacione qe denoheshin edhe me te padrejte individ por me organizimin e krimit dhe korupsionit ne kohen e qeverisjes se MEKSIT dhe BERISHES te pa evidentuara ne dosje u aktivizua me nje plan te regullt por jo i arshivuare pjesa kriminale dhe leje e plote e agjenturave te huaja dhe nje propagand percares me kosoven dhe midis krahinave qe vetem pjekuria e popullit shmangu luften civile

    Reply to this comment
  4. info analitike March 24, 09:46

    Po normal qe neperkat e PPSH-se jane perpjekur te fshehin helmin dhe dhunen e ushtruar mbi njerezit. Sot kemi xhelatet e djeshem qe na riciklohen si patriote e demokrate e na bejne historine duke vene veten ne qender te vemendjes.
    Z. Meksi, jam dakord me ju qe e gjitha kjo eshte nje zhurme per te terhequr vemendjen ndaj problemeve reale sepse nuk mendoj qe bijte do te marrin guximin te hapin dosjet e menxyrave te eterve, aq me teper kur shpesh neper deklaratat e tyre, ata flasin me krenari per krimet e eterve duke na e shitur si “sherbime ndaj atdheut”.

    Reply to this comment
  5. miroo March 24, 11:16

    po mbas 1992 ….pse nuk i hapet , ato qe kishin ngele,jo te gjitha dosjet asgjesohen . dosjet top secret dhe te agjenturave te huaja nuk asgjesohen. ku jane arkivat hipotekat mbas 92, pse u dogjen e u shkateruan ne 97……, apo dhe per kete e ka fajin diktatura.

    Reply to this comment
    • Toni March 24, 12:10

      Po kush do ti hapte dosjet pas 1992 GATE BERISHA kur ky plere bente edhe sekretare PPSH-je,dosjet i zhduku shiku famekeq i gazidedes me urdher te GATE BERISHES..

      Reply to this comment
  6. "Horri i Bulevardit" March 24, 11:26

    Meksi kerkon te laje duart tani qe po hapen dosjet.
    Meksi kerkon tja leje zhdukjen e dosjeve qeverive para 92-shit, para se Meksi te behej kryeminister.
    Me kete thenie Meksi kerkon te thote, se une nuk jam pergjegjes, per zhdukjen e dosjeve, se ato u zhduken, para se une te behem kryeminister, prandaj smund te me kerkoje askush llogari.
    Jo zoti Meksi, dosjet filluan te zhduken, ne kohen kur ne krye te shtetit, u vu sali berisha si president dhe ti ke pjesen e fajit, prandaj mos fillo te shfajsohesh, se nuk i ha njeri keto.

    Reply to this comment
  7. Bocari March 24, 11:51

    Hapja e dosjeve eshte pislliku i radhes. Meksi i ka vene piken mbi i.
    Si shqiptare qe jemi vdesim per thashetheme pa bereqet.
    Dosjet duheshin hapur ne fillim te viteve 90 nqs. nuk do ishin manipuluar.
    Peshqit e medhenj e kane hapur me kohe rrjeten dhe drejtojne sot e 25 vjet Shqiperine, ata qe kane mbetur jane ata te vegjlit qe kane punuar per 100 leke dhe qe nuk jane ne sherbim te mafjes se sotme. Por ne mbetemi ata qe kemi qene, ujku rri para syve tane dhe ne themi ku jane gjurmet. Ne na verbon e verteta se jemi ziliqare dhe nuk e shohim dot te miren se jemi keqdashes. Po te lavderosh njeri dyshojme menjehere dhe kerkojme diku ne erresire ti gjejme ndonje te keqe dhe te keqja qe na ofrohet e lyer me bojra e besojme si te mire.
    Popull naiv dhe budalla qe e ha sapunin per djathe, bythac qe pranon te zvarritet gjithe jeten nga frika dhe pa kurajo per te luftuar per dinjitetin e vet.
    Nuk e harroj mbledhjen e pare te partise demokratike kur Bajlozi Berisha fliste per demostrata kundra regjimit komunist ne emer te demokracise. Salla e pallatit te kulture e mbushur me intelektuale shqiptare degjonin si guak sekretarin e partise komuniste dhe duartrokisnin hipokrizine dhe genjeshtren,pa bere njehere pyetjen se si ka mundesi qe nje komunist te organizoje nje levizje demokratike. Ketu filloi e keqja qe po rrokullis kete popull prej 25 vjetesh ne gremine. E gjithe vepra e ketyre 25 vjeteve eshte nje veper shkaterruese e nje kombi te pazot, pa kurajo, te verber, te shitur, te nje populli gamgam qe cdo dite me paaftesine e tij po i ben varrin vetvetes dhe femijeve te tij.
    Mos e kerkoni te keqen tek Saliu dhe Kolaboratoret e tij, por tek ne qe i ushqejme me friken dhe paaftesine tone per te mbrojtur vetvehten dhe atdheun tone.
    Kush me detyron mua te shkoj te votoj? Paaftesia ime per te kundershtuar te keqen, mungesa e kurajos, verberia ndaj se vertetes, korrupsioni qe me blen me 200 leke, frika se do me lene pa pune, inferioriteti, indiferentizmi. Sa ka si une ? Me miliona qe me 23 Qershor do shkojne do votojne te keqen e ricikluar. Do votojme PS, PD, PPPPP, qe jane te gjithe njesoj por jane lyer me bojra. Cfare faji kane keto prostituta te politikes qe ne i shajme dhe prape i zgjedhim qe te na marrin neper kembe? Ka vetem nje pergjigje, se ne si popull ndjehemi mire kur na shkelin me kembe.
    Kjo eshte fatkeqesia e ketij kombi te nenshtruar gjithe jeten.

    Reply to this comment
    • E VËRTETA! March 24, 14:07

      Zoti ″Boçari″, ke plotësisht të drejtë, por do shtoja se në këtë vend nuk ka të majtë e të djathët, por ka vetëm njerëz të mirë dhe njerëz të ligj. Prandaj e keqja qëndron pikërisht dhe vetëm tek trashëgimia e tokës, se Makiaveli thotë se nëse do që që të mbash një vend të pushtuar dhe të nënështruar njerëzve të ndershëm që nuk të nështrohen hiqu tokën, pra shkëputi nga toka mëmë. Pikërisht këtë thotë edhe mitologjia Greke, në luftën midis Irakliut dhe Anteut, që kur Anteun e shkëputi nga toka mëmë e ngritur në ajër nga e cila ai merrte fuqinë, vetëm atëherë Irakliu fitoi. Këtë bëri edhe Turqia me politikën e saj përça e sundo, duke përdorur ″kulaçin dhe kërbaçin″, kulaçin për të nënështruarit bejlerët dhe agallarët dhe kërbaçin për të pabindurit. Këtë bëri edhe diktatura komuniste për të nënështruar njeriun, pronarin e ndershëm, me reformat e shtetëzimit dhe kolektivizimit, që njeriu i ndershëm të kthehej siç dhe u kthye në skllav dhe në bagëti në oborin e tyre duke manipuluar e duke krijuar gjoja ″njeriun e ri″, që koha pas 1990 vërtetoi plotësisht dhe akoma po e vërteton se ai nuk ishte gjë tjetër veçse njeriu i zi. Pa më thuaj o Zoti ″Boçari″, deri më sot për 24 vjet gjoja demokraci mos bënë më pak këta bijtë e baballarëve të tyre ?! Papërjashtim edhe këta ndoqën e po ndjekin strategjinë e Turqisë dhe të diktaturës komuniste, kur këtë ″turmë″ se nuk mund që ta quaj popull e ndanë dhe e çanë më dysh ashtu si çan ujku kopenë, duke quajtur njerëzit e ndershëm e puntorë, trashëgimtarë në tokat e tyre në breza e shekuj ″ish pronarë″, dhe ″ish njeriut të ri″, vetëm sa i ndryshuan emrin në ″pronar i ri″. Pra i nderuar ″Boçari″, sipas ligjeve të djemve mafiozë siç ishin mafiozë edhe baballarët e tyre, edhe nëse njeriu i ndershëm nuk shkon të votojë, por bojkoton votimet për ta nuk ka fare rëndësi, se për ta votojnë ″kolonët″, ″pronarët e rinj″. Dhe, po në këtë gazetë i ″nderuari″ Braçe na bën gjithmonë gam-gam siç i thoshnin disa në komentet e tyre, për ca politikanë e pushtetarë me pasuri të pamatë, me origjinë korruptive, dhe një ″Hori i Bileverdit″, në komentin e tij na përmend vetëm Doshin, kur në fakt, që nga Presidentët e deri tek Kryepleqtë të gjithë janë të kriminalizuar dhe të korruptuar, pikërisht për fajin e tokës që qëllimisht nuk e çuan tek pronari, se po të ndodhte kjo, pronarët do vraponin të ndreqin jetën nëpërmjet pronës së tyre, ndërsa të gjithë këta mafiozë vrapuan për të pushtuar tokat tona dhe çdo gjë që u doli përpara në këta vite, se ndryshe nuk do ishin bërë bisnesmenë e parallij, thënë ndryshe bejlerët dhe agallarët e rij. Ja për shkak të tokës ky vend ka marrë rrukullimën dhe së shpejti qafën ka për të thyer, se nëse nuk do ta pësojnë nga shoqëria, nga Evropa, patjetër që do ta pësojnë nga Zoti Vetë, se këta pisa, kriminela, rrugaçë e hajdutë (e them me gjithë shpirt !!!) nuk do mund që të ndërtojnë lumturinë e tyre mbi fatkeqësinë tonë ! ″Dardha e ka bishtin mbrapa″, dhe do vijë dita që shumë shtrenjtë do ta paguajnë ! Faleminderit Zoti ″Boçari″, si dhe gazetës ″Dita″ që na jep mundësinë të themi të VËRTETËN, ku kësaj gazete i bëj thirrje që akoma duhet të bëhet më asnjanëse, pasi duhet që ta dijë fare mirë se tek ne ″të gjithë derrat një turi kanë″!!!! Pra, Zoti ″Boçari″, dhe gazeta ″Dita″, nuk ka fare nevojë të hapen dosjet, (se vetë këta e bëjnë për alibi!), ka vetëm një nevojë urgjente që toka të shkojë tek i zoti. Edhe një herë faleminderit !

      Reply to this comment
  8. latif March 24, 12:21

    Dosjet i zhduku Sali Berisha me Gazideden,Mexi mos beje sikur nuk di gje,se nuk ka qene aq spektator.

    Reply to this comment
  9. CARJA March 24, 12:47

    po urdherat e sales………………………..

    Reply to this comment
  10. Lëmi Llukës March 24, 12:55

    BOÇARI !
    E ç’mund të them unë pasi ka folë BOÇARI ?! Boçari përherë është i (e ) saktë se është rracë patriotësh të mëdhenj . Patriotë veprash e jo llafesh boshe , që me Ismail Qemalin , me Luftën e Vlorës në 1920 e deri në Luftën Antifashiste .
    Boçari !
    Ti përherë shpreh ato që mendoj unë , edhe sot . Për Meksin , për këtë langaraq burrë që ishte gati për luftë civile por jo të jepte dorëheqjen , as një çikë s’e vlen të merrem me të . Është po aq i ndyrë sa Saliu , në mos edhe më shumë !

    Reply to this comment
  11. Pëllumb zaimi March 24, 13:18

    Drejt “Lëmi i Llukës”? Për mua Meksi përfaqëson njeriun e vogël, tip skuth,egocentrist,pa bythë para saliut e me gjoja bythë para miletit,nevrastenik, kakapërr,sherxhi me mizat etj.etj! Jo burrë shteti por, me siguri burrë gruaje! Nderime!

    Reply to this comment
  12. Berlin March 24, 13:35

    Sipas Ramizit e disa ‘specialistave’ te tjere te asaj kohe eshte e pa mundur qe te zhduken dosjet ato vetem mund te fshihen e te perdoren nendore per pislliqe e sondazhe kundrejt individeve te caktuar ..pra meksi rotaxhilen nga mbrapa e ke.

    Reply to this comment
  13. Euro Maloku March 24, 13:51

    Sa shume interesante jan komentet..
    Asnje nuk shpreh preokupim per agjentet shqiptare qe u kane sherbyer serbeve apo grekerve..vetem interesohen te dijene kush i ka sherbyer Sigurimit te shtetit shqiptar !!!! Natyrisht qe ata i kane sherbyer Atdheut duke zbatuar Kushtetuten e miratuar nga gjithe shqiptaret bashke me Meksin…
    Cdo qytetar e ka patur dhe e ka detyre te bashkepunoi me shtetin e tij…Kjo varet shume nga devotshmeria…. Perndryshe do te ndodhe qe pilotat tane shqiptare te NATO-s “te perplasen me shtyllat e tensionit” ne Spanje!!!
    NE PERSERI MENDOJME SE SHTETI SHQIPTAR E KA FILLIMIN TEK SALIU…!

    Reply to this comment
  14. Bocari March 24, 14:04

    @pellumb zaimi

    aman o pellumb me thuaj nje “burre shteti” qe kemi pare deri tani!

    Reply to this comment
  15. Lleshi March 24, 14:46

    O shqiptare ore te marre qe trurin ua kane shpelare ! Me kete “hapjen e dosjeve” , qe nuk ngeli kush pa tallur bythen me juve , juve vete nuk dini se cfare po kerkoni ! Po kerkoni ata shqipfoles qe me parate e huaja , i kane bere dhe vazhdojne t’i bejne dem vendit , ata shqiptare qe kane ndihmuar Sigurimin e Shtetit per bllokimin e kesaj veprimtarie antishqiptare , apo ata shqiptare pa karakter qe “pa te drejte” , kane deshmuar duke mare ne qafe njerez qe nuk kane kryer krim !

    Kjo lloj “fytyre e shfytyruar” , alla shqiptare eshte pasoje e asaj qe quhet shpelarje truri , ku individi shqiptar nuk eshte ne gjendje te dalloje te keqen e tij nga e mira e tij ! Ajo qe eshte me e forta e gjithe ketij muhabeti , eshte se dehjon “patriote” qe duan lincimin e Saleh Berishovicit si kelysh serbi , por kete “lincim” , nuk ia pranojne Enverit !

    Ndani mendjen o popull ! Me ke jeni ? Me veten tuaj apo me agjenturat dhe bythelepiresit e shteteve te huaja !

    Na doni dhe hapje dosjesh , kur nuk dini cfare doni !

    Reply to this comment
  16. Arben March 24, 14:49

    LE TE HAPEN ATO QE JANE, SE DALIN PAK E NGA PAK TE GJITHA (MEGJITHESE SHUME SHUME SHUME ME VONESE)

    Reply to this comment
  17. Popull March 24, 15:16

    Hahahaha….u zgjua edhe Meksi!!!!! Me sa duket po I qaset zjarri te shtepia e tij, se deri tani thoshte ” large bathes time”. ……… Po pse akuzone Hekuran Isain more njeri? Mendon se do ti haje njeri GENJESHTRAT e tua? Cfare interesi kishte Hekurani te leshone urdhera te tille?

    A nuk ishte pikerishte Hehuran Isai, qe pas asghesimit te Xhevdet Mustafes, (I cili erdhi nga Amerika ne Shqiperi, per te vrare Enver Hoxhen, dhe qe deti gabimishte deti e nxori ne Divjake te Lushnjes…….). ne 1980-81,ai qe i raportoi Enver Hoxhes, duke cituar repliken e Xhevdet. Mustafes me Kadri Hasbiun: “103-shi, PER TY KAM ARDHUR” ne kohen qe ishte I rethuar, nga FORCA te shumta ushtarake, madje edhe tanks?….ne nje shtepi ne mes te vreshtit….. ku ai u fut rastesishte ne momenti qe ndiqej….. Mbas kesaj historie PARTIA jote pushkatoi Kadri Hasbiun…..

    Pra ky Hekurani I devote pse duhet te zhduket dosjet?????????? A nuk e ndihmonin dosjete mbushura me alibi, per te vrare shoket e tij? E kujt ja mbante te zhdukte dosjet e sigurimit te SHTETIT
    Zt. Meksi! Ne se do SILLNI fakte reale mund te degjojme. Me genjeshtra ky popull u ngope dhe do jet ne te mire te dy pakeve, te mos flisni fare, se do tu dalin edhe spiunlleqet tuaja…..

    Sigurimsat viktime e ketij vendi, ende nuk kane vdekur te gjithe. Jetojne edhe ca qe mund te refejne……Meksi duhet te TREGOJE sa dosje ka zhdukur ne kohen e qeveri she’s se tij?
    Kush e dha urdherin? Cila ishte arsyeja? Pse genjen kete popull qe ka 25 vjete qeveri set nga agjentet e huaj MIKS! Serb, Grek, USA………si Berisha, Nano, Basha, Gjinushi, Meksi ………

    Reply to this comment
    • nendetsja 105 March 24, 17:42

      Qe Hekurani peqinas i trashe ka zhdukur dosje kjo nuk diskutohet, madje edhe dosjen e vet (te punes) si BP pra si spiun para se te shkonte ne Grozni ne BS per te bere nje kurs 9 mujor per teknik nafte. Eshte tjeter gje qe Lal Hekrisi i paafte nuk i zhduku gjurmet e dosjes se vet si BP, madje as gjurmet qe Sigurimi dyshonte se lal hkri kishte firmos te sovjetiket, kur bente kursin ne Grozni.
      Z. Meksi rrespekte, vvetem gjynah, qe nuk ke qene aq trim sa te hapje dosjet e zevendeskryeministrave te tu spiune, qe nga dhenderri i Skender Konices deri te…. me perjashtim te Dash tironc PIjetarit, qe perjashtimisht nuk ishte spiun.

      Reply to this comment
      • Ajo March 27, 20:11

        Or ti 105! A ke logjike? Edhe sikur te duash te te besosh ty, linja e mendimit perseri kercet. E para, cfare nevoje kishte Hekurani te zhdukte apo te krijonte dosje, kur ne fund te fundit per 10 vjet ishte Minister i plotfuqishem? Sa per kulturen, ty nuk te mjaftojne as tre jete, te lexosh as aq sa ai ka lexuar vetem ne burg, ku e kam pare vete. Sa per zgjuarsi, kur i dha uje ne bisht te luges Kadriut dhe Ramizit, ju morrat e tjere thoni shyqyr qe ju ka meshiruar, sepse paskeni qene per t’ua … e di vete ti.

        Reply to this comment
  18. Popull March 24, 15:22

    E VERTETA,! SHUM SAKT E KE THENE. ME BUKUR NUK KA.

    PERSHENDETJE

    Reply to this comment
  19. luli March 24, 15:31

    PO JOTJA ZOTI MEKSI ESHTE DJEGUR APO????????
    GJATE TRAZIRAVE TE VITIT 1997 KERKUSH NUK E ZINTE NE GOJE ZOTERINE TENDE
    ISHE ME DETYRE ATEHERE. TANI NA BEJ NJE NDER …. MBYLLE HALENE!!

    Reply to this comment
  20. ira March 24, 16:14

    Nuk ka nevojë të hapen dosjet. Tashti është pa vlerë. Të ketë vetëm lustracion. Nuk dua të paguaj taksa për të mbajtur në punë persona që kanë spiunuar të tjerët, që kanë keqtrajtuar të tjerët nëpër hetuesira apo kanë dhënë dënime politike. Le të vazhdojnë jetën e tyre, sipas profesioneve që kanë, por jo në sistemin buxhetor. Ndërkaq për bashkëpunëtorët e shërbimeve të fshehta të huaja, si lindore ashtu edhe përëndomore, të veprojnë ligjet, si bashkëpunëtor kundra interesave të vëndit.

    Reply to this comment
  21. LORA March 24, 16:32

    ”Po me hoqe nga kryeminister,une do te flas”,-keto kane qene fjalet e macokut meksi,adresuar presidentit brekedhjere te asaj kohe,dr.tritolit,,,, ne marsin e tmerrshem te 1997-es.Dr.krimi nuk e preku,,,,dhe skolja meksi nuk e hapi gojen per 18-vjet.
    Per kete shantazh kamorrist qe duhet te pergjigjet,njehere e mire djalli meksi,bishtnon dhe hidhet tek dosjet,atje ku nuk ia kerkon kush.
    Cfare ka atehere ky kryeministri I piramidave dhe krethemeljes se shtetit te shqiptareve ,qe kercen perpjete me dosjet, e zhdukura sipas tij.T’i djegin dosjet me shume djallit meksi se shrumbimi I Shqiperise ?!?!? Ja qe atij I digjkan vetem dosjet.
    Deri tani,ata qe jane prononcuar per zhdukje dosjesh kane lene qartazi ne public shijen e spiuneve ,,,,te cilet pasi ja hudhen mire bythes per dy dekada u ka mbet marak te dekurajojne cdo shprese te shoqerise per katarsis me dezinformime te tilla,pikerisht tani qe po forcohet shpresa e nje procesi serioz te dekriminalizimit te politikes dhe administrates shteterore.
    .Kjo taktike e unifikuar deri tani (ndjekur pike per pike edhe nga macoku meksi) sjell si deduksion logjik qe edhe meksi te kete qene vete spiun.Ne fakt ne ate partine bande te meksit e ngriten jatakun shumica e spiuneve gjemezinj,,,,kurrsesi ata qe I sherbyen me nder mbrojtjes se sigurise kombetare te Atdheut.

    Reply to this comment
  22. Bocari March 24, 17:11

    A ka dosje me te verteta se dosjet e gjalla qe i shohim cdo dite. Le te bejme edhe ne dosjet dhe ti quajme “Dosjet e Popullit”. Pyetjet jane;
    Diktatura komuniste shkaktoi shume viktima.
    1. Cfare pergjegjesie mbajten ish politikanet dhe qeveritaret komuniste per vepren e kryer?
    2. Cfare pasurie trasheguan ata dhe femijet e tyre? Ku jane sot femijet (Hoxha, Alia,…)
    3. Cfare veprimtarie kane ata dhe familjaret e tyre pas rrezimit te sistemit?
    4. Sa ish komunista dhe femije te udheheqjes komuniste jane aktiviste partiak pas 1990?
    5.Kush jane hajdutet e pasurive shqiptare (pervec Zogut)?
    Kur te bejme dosjet e tyre do te shohim se regjimet “demokratike”, ne keto 25 vjet nuk jane gje tjeter vetem se fije te ngaterruara me njera tjetren qe dalin vetem nga nje burim. nga gjiri i Partise se Punes, qe vazhdon te sundoje jetet tona.

    Ju ftoj te bejme listen e Politikaneve me rrenje nga PP ;
    Berisha, Nano, Godo, Pashko, Ruli, Rama, Ruci, Xhafaj, Blushi, Mustafaraj, Gjinushi, Peza,
    …..ka akoma shume me ndihmoni me njohurite tuaja..
    Lista e ish komunisteve dhe femijeve te tyre te punesuar ne poste te rendesishme:
    Drejtora ; AKKP-Qato(Gegprifti),….
    Keshilltare; ….
    Shkruani pa frike, te gjithe jeni me pseudonime…

    Reply to this comment
  23. Pëllumb zaimi March 24, 22:42

    Boçari? I rashë. Shqipërisë rreth e rrotull,shtëpi më shtëpi ,kullë më kullë,pallat më pallat, çdo ngrehine që ka pasur zyrtarë dhe më rezultoi se nga 90-ta e deri tani (2015) Shqipëria ka pasur burra shteti vetëm dy, Lek Plepin dhe Met Begën! Të tjerë nuk ka! Nderime!

    Reply to this comment
  24. Bocari March 25, 06:08

    O pellumb cme bere! nuk e kisha degjuar kete emrin e pare dhe kerkova ne Internet. Nuk e degjoj kurre Canin, por ishte nje video tek Zona e Lire….. “Jam Baba” dhe te them te drejten jam tu fol me vehten. Mendo qe ky qytetar i Shqiperise ka te drejten e votes njesoj si une dhe si ti, del dhe ne televizor dhe njerezit shikojne dhe asnje nuk del nga salla. Ndoshta duhet me e ndihmu me e nxjerr deputet…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*