Aleksi: Iku koha e ‘kyçjeve në sirtare’, Topalli të mos nxitohet me postimet në FB

December 17, 2013 20:49

Aleksi: Iku koha e ‘kyçjeve në sirtare’, Topalli të mos nxitohet me postimet në FB

Jozefina Topalli ka shkruar në një postim në FB se “…Kryetari i Kuvendit ka kyçur në sirtaret e tij…” dy dekrete për dy gjykatës së Gjykatën e Lartë.

Emiljano Aleksi, këshilltar dhe zëdhënës i Kryetarit të Kuvendit Meta ka reaguar lidhur me këtë postim.  “Informojmë publikun se zonja Topalli mund të mësonte pranë Kryesisë së Kuvendit se dekretet e Presidentit të Republikës kanë vetëm tre javë që kanë mbërritur në zyrën e Kryetarit të Kuvendit.  Zonja Topalli duhet të dinte se sipas nenit 136, pika 1 e Kushtetutës; dhe rregullores së Kuvendit, neni 111, pika 6, Kryetari i Kuvendit duhet t’i përcjellë këto dekrete në Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut. Dhe kështu ka ndodhur – shkruan Aleksi (në foto me Metën) në një deklaratë për media dhe shton:

Ky komision, duhet të shqyrtojë dhe hartojë raportin përkatës brenda tetë javëve. Kuvendi i Shqipërisë është i detyruar ta shqyrtojë këtë raport për të dhënë pëlqimin brenda një jave nga përfundimi i tij dhe ta përfshijë në rendin e ditës. Zëdhënësi i Kryetarit të Kuvendit është i autorizuar të informojë publikun në përgjithësi dhe ndjekësit në Facebook të zonjës Topalli në veçanti, se koha kur dekretet e dikurshme presidenciale kyçeshin apo më keq akoma, syrgjynoseshin në sirtaret e Kryesisë së Kuvendit, ka mbaruar përfundimisht. Nuk do të ketë ripërsëritje të praktikave të tilla të gabuara, jo transparente dhe jo demokratike të së shkuarës.  I gjithë ky sqarim pasaktësie nuk do të kishte ndodhur, nëse zonja Topalli do të kishte kërkuar shpjegime në rrugë zyrtare apo qoftë dhe informale, nëse do të dëshironte që të përmirësonte raportin e saj me të vërtetën. Sqarimi i mundshëm i rrethanave të vërteta mbi dy dekretet e cituara, do ta ndihmonte zonjën Topalli që të mos dilte në konkluzione gabuara politikisht dhe juridikisht…”

December 17, 2013 20:49
Komento

4 Komente

  1. TEX December 17, 21:01

    Meta i dha dhe zyre kesaj ordineres…

    Reply to this comment
  2. Fat man December 18, 01:06

    Ne cilin ligj e ka argumentuar Z. Meta dhenien e zyres nje ish me emrin Zhelefine, po na e trajton kete spiune te sigurimit, shpirt zi si dikur Macen e Zeze Nexhmie. Kesa I “fal” zyre, Kriminelit Sali i jep pafundesisht koheu parlament te shaje e te akuzoje, per ke ti doje bytha, njesoj si dikur, kur ishte ne pushtet, ne vend qe te bejne padi per ta plasur ne burg kete kriminel e tradhetar te kombit shqipetar. Shikojini sa atdhetare qe jane, po ferkojne barkun dhe jane ne ekstaze, qe Shqiperise iu u refuzua dhenia e statusit, se duhet te luftoje me shume krimin e korrupsionin,por duke qene I lire Saliu dhe Banda e tij keto nuk do te luftohen asnjehere, ta kete te qarte BE dhe Hollanda e plakur me nje popullsi gei, droge dhe drita te kuqe.

    Reply to this comment
  3. redisheheri December 18, 04:33

    Meta i dha zyre per te mbajtur afer,po zhozja hedh shkelma per ta degjuar Berisha dhe veteranet e PD,qe jane si veteranet e keshillit te lagjes,i kane antenat gati per rufjanet politike dhe deviatoret,poliagjentet patetike si puna xhozes.Nuk i shpeton dot syrit vigjilent te partise xhozeeeeeeee!

    Reply to this comment
  4. ty December 18, 15:39

    meta mose te na beje te mirin sepse eshte bashkehajdute me zhelen laviren etrotuarit

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*