Alfred Moisiu nderohet me “Medaljen e Mirënjohjes”

December 1, 2014 12:45

Alfred Moisiu nderohet me “Medaljen e Mirënjohjes”

Ish-presidenti Aflred Moisiu është nderuar nga Ministria e Mbrojtjes me “Medaljen e Mirënjohjes”.

Nderimi për të është bërë me rastin e 85-vjetorit të lindjes.

Në motivacionin e dekorimit thuhet:

“Ministri i Mbrojtjes në 70-vjetorin e Çlirimit të Atdheut dhe në 85-vjetorin e lindjes i jep z.Alfred Moisiu, Medaljen e Mirënjohjes për kontributin e tij në mbrojtjen e vendit.”

Moisiu është shprehur i emocionuar për këtë nderim

Shpresoj që unë vërtet të kem bërë kaq shumë për vendin tim. Do të punoj për vendin tim sa të kem frymën time gjallë, sepse kështu e do atdheu, kështu e do Shqipëria, kështu e meriton populli im.

Ju mund të pyesni pse unë zgjodha karrierën ushtarake?

Siç e dini, babai im, Spiro Moisiu, ishte komandant i përgjithshëm.

Që në kohën e Zogut ai ishte ushtarak dhe mua më tërhiqnin veshjet e tij të bukura, uniformat e bukura. Dhe kjo ishte një nga arsyet.

Arsyeja e dytë ishte se ushtarakët atëherë lëviznin shumë, nga vendi në vend e kishin edhe mundësitë. Unë do të uroja që edhe ushtarakët tanë ta kenë këtë mundësi sot që jemi integruar në NATO.

E kam mbajtur uniformën më shumë se 40 vjet, kam pasur ulje – ngritje, por kalitja më bëri t’i kaloja të gjitha.

Ndaj, unë uroj që ushtria shqiptare, në rrugën e NATO-s, qoftë me armatime, qoftë me dije, të vazhdojë të ecë në gjurmët e ushtrisë së krijuar që në vitin 1912.

Gjithashtu, nëpërmjet ministres, dëshiroj t’i përcjell Qeverisë mesazhin që të ketë më shumë kujdes për ushtarakët tanë”, tha në fjalën e tij ish-presidenti.

December 1, 2014 12:45
Komento

11 Komente

  1. alfade December 1, 13:01

    Urime per dekoraten zoti Alfred Moisiu !!! E meritoni plotesisht dhe me shume si atdhetar e
    patriot dhe si ish-president i nderuar qe late gjurme te thella ne kryerjen e kesaj detyre
    fisnike duke qendruar mbi partite dhe duke perfaqesuar me dinjitet unitetin e popullit !
    Mund te them me bindje se gjate ketyre 24 vjeteve , i vetmi president qe ka perfaqesuar
    me te vertete me dinjitet popullin shqiptar keni qene Ju, ndersa te tjeret kane qene presi-
    dente partish dhe jo te popullit shqiptar ! Per kete presidentin e fundit , lere mos e pyet 🙂
    Thjeshte eshte nje kapter i Sali Vicidolit …!

    Reply to this comment
  2. Lul December 1, 13:48

    Ec aty o babush se me pilaf me mish i ke te sigurta dhe 100 te tjera.

    Reply to this comment
    • Pëllumb zaimi December 1, 14:31

      Z. Moisiu ta gëzojë dekoratën, e meriton!? Por më duket paksa absurde që dekoratat të zhvleftësohen në këtë farë feje!? Dekorimi është një titull i lartë që nuk duhet të jetë atribut i një ministri por diçka si vendimarrje e një institucioni mbiministror e mbipartiak dhe këtë atribut mund ta ketë vetëm një president i zgjedhur nga populli ose një strukturë në vartësi të Parlamentit? Një ministër nuk mund ta ezaurojë vlerën e një dekorate që është ekskluzivitet i shtetit që jepet në emër të shtetit dhe “për kontribute në dobi të shtetit”!!? Po i katandisim dekoratat në vlera ministrore !? Tung!

      Reply to this comment
  3. loni December 1, 13:54

    Zoti Moisiu,

    Ta gezoni titullin dhe shume urime per ditelindjen tuaj te 85-ste!!!!!!!
    E meritoni kete titull dhe shume me shume se kaq.presidenti me popullor dhe dinjitoz qe njeh Shqiperia

    Reply to this comment
  4. Genci December 1, 14:05

    O zoti President,

    Shume pak per Ju dhe ate c’ka ju bete per kete vend te pandreqshem….Jari bujari duhet t;ju kishte akorduar titullin Gjergj Kastriot Skenderbeu se ate meritoni…po ka mendjen ke Saliu ai.
    Bravo Mimi kodheli per simboliken ne kete dite…Ta gezoni ditelindjen dhe 100 vite te tjera!

    Reply to this comment
  5. Aleko Gjoka December 1, 14:17

    Urime z.Alfred Moisiu,e meritoni plotesishte,ju kam njohur nga afer kur erdhet ne Burrel.Jeni personi publik me i respektuar dhe qe keni mbajtur qendrim korekte edhe pse keni pasur ulje ngritje dhe kjo ju beri qe te ngjiteni edhe ne detyren e Presidentit t RSH ku i sherbyet me devotshmeri duke ruajtur pa anshmerine dhe jeni i vetmi presidente qe me plote fjalen : “KENI QENE PRESIDENTI I TE GJITHEVE” dhe jo si te tjeret e sidomos Nishani qe vepron nen hijen e urdherat e PD e te sb. Pershendetje dhe jete te gjate.

    Reply to this comment
  6. beqirtemali December 1, 16:38

    Urime Shkelqesi, shendet dhe jete sa ma te gjate, per respektin qe kam per ju ju them se ishit Presidenti ma i mire, ma trimi, ma kurajozi se te gjithe te tjeret. Model per brezat qe do te vijne. ju meritonit me shume, por medaljen ma te mire ta dha populli ate te Arten.
    Duke te nderuar ata qe te dekoruan nderojne veten e tyre, ju besoj nuk keni nevoje per dekorata, por ju meritonit ma shume, shume ma shume, por medalja nuk eshte asgja para vleresimit dhe dashnise se popullit.

    Reply to this comment
  7. Gimi December 1, 18:04

    ‘ Hajde, Fredo, se do te jape medalje qeveria Rame ” i thane bockos. ” Nje minut sa te bej dame “, pergjigjet buckoja me dopio gjashte ne dore. Edhe kur e bene President dy rrezilet Berisha e Nano mezi e gjeten bucko Fredon nga liqeni duke lozur domino.

    Reply to this comment
  8. shqiptar sharri. December 1, 21:29

    I’NDERUAR PELLUMB,ti e ke me shum te drejt qe dekoratat jepen nga nji instuticion presidenti por ju i nderur keni haru qe nuk kani president?Ju,keni nji kal troje aty nga sali serbi,dhe jo president,ai kali i trojes e tregoi me vepra se eshte kal troje,se para 3 dite ai sakat dekoroi bashkpuntoret a nazifashizmit or mikai dekuroi tradhtaret or i nderuar,dhe populli nuk reagon,pseudointelektoalet as qe ju ndigjohat zeri,pseudohistorianet se romeo gurakuqi e beqir meta me uran butken ferkoin duart,pra mik,ministria e uahtris mir bere qe e dekoroi se kur ai dekorata nuk dote mirte nga kala trojes a sakata i sali serb berishes,le ta gezoi ate dekorat ish presidenti moisiu se gjeneral eshte pra te njeriu i duhur i biri e shefit te shtabit te ushtris nacional clirimtare. e’ gezovsh dekoraten gjeneral dhe per shum e shum vite.tumjat jeta pellumb.

    Reply to this comment
  9. M A R K O December 1, 23:41

    Babush Moisiu…

    Reply to this comment
  10. alfade December 2, 04:17

    Shenim : zoti Zaimi ! Kur nje ”president ‘!si ky uloku qe kemi u jep dekorata te gjithe colabiracionisteve shqiptare qe u bashkuan me nazi-fashizmin , jam i bindur se ish-
    PRESIDENTI MOISIU, nuk do ta pranonte qe te rreshtohesh me tradhetaret e kombit
    shqiptar qe dekoroi ky ”presidenti” i tanishem , kapteri i Sali Berishovicit sepse do ta
    konsideronte nje fyerje jo vetem te tijen por edhe te babait tij te nderuar , gjeneral Spiro
    Moisiut , komandat i Ushtrise Partizane NCL .. !!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*