Alfred Moisiu: Qytetarët kanë humbur besimin tek të zgjedhurit

November 25, 2017 16:50

Alfred Moisiu: Qytetarët kanë humbur besimin tek të zgjedhurit

Ish-drejtues të lartë të shtetit, ambasadorë të paqes, politikanë nga Shqipëria dhe Kosova janë bërë bashkë në Tiranë për iniciativën ndërkombëtare të parlamentarëve për paqe.

Ish-presidenti Alfred Moisiu, anëtar i Këshillit Global për Paqen, bëri mesazhe të forta për parlamentarët, duke kërkuar që ata të jenë avokat të paqes dhe të drejtësisë për njerëzit që përfaqësojnë.

“Qytetarët e kanë humbur besimin dhe fatkeqësisht po vazhdojnë ta humbasin edhe më tej, te të zgjedhurit e tyre. Deputeti duhet të mbajë komunikim të vazhdueshëm me qytetarët që përfaqëson, të njohë problemet kryesore dhe të dialogojë me ta edhe kur nuk mund t’i zgjidhë ato probleme që ngrihen, por të mos mbetet vetëm te premtimet që bëhen në kohë zgjedhjesh për të cilat vërtetë janë bërë mjeshtër të gjithë”, deklaroi Moisiu

Për ish-kreun të Shtetit, iniciativa për të krijuar një rrjet parlamentarësh për paqen dhe në Ballkan, është domosdoshmëri për zgjidhjen e çështjeve të mbetura pezull në rajon. “Shovinizmi dhe nacionalizmi ende janë gjallë për fat të keq. Niveli i pamjaftueshëm kulturor dhe ekonomik është një shtrat i mirë për këto dy ideologji”, u shpreh ai.

November 25, 2017 16:50
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim