Ali Ahmeti: Kufijtë mes shqiptarëve të hiqen

April 19, 2014 11:19

Ali Ahmeti: Kufijtë mes shqiptarëve të hiqen

Bashkimi Demokratik për Integrim në takimin elektoral që zhvilloi mbrëmë në Kumanovë ku morrën pjesë mijëra shqiptarë shpalosi platformës nën emrin ”Bashkë më mirë, bashkë më të fortë, bashkë për Europën. 

Ahmeti tha se objektivat e programit të BDI janë  bashkim mes popujve, por dhe heqja e kufijve.

”Asgjë e keqe nuk e gjen as Maqedoninë, as Kosovën dhe as Shqipërinë për heqjen e kufijve, por vetëm heqim një gur nga qafa për lirinë e lëvizjes së njerëzve dhe mallrave. A do realizohet? Po. Në vendnumëro nuk qëndrohet”, u shpreh Ahmeti.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti vuri theksin kryesor në zhvillimet politike. Ai theksoi se programi i BDI-së është shumë i gjerë dhe se përmban mbi 1 000 vepra në të gjitha fushat, që nga investimet ekonomike, hapja e vendeve të reja të punës e deri te zhvillimi në arsim, shëndetësi dhe në infrastrukturë. ”2014-a është një vit shumë simbolik, 100-vjetori i Luftërave Ballkanike.

Ne i kemi trajtuar shqiptarët si një, që të jenë të gjithë bashkë. Ne kemi vlerësuar çdo njeri për çdo aftësi që ka”, tha Ahmeti. ”Ky rajon kërkon njerëz të përgjegjshëm që e kaluara të mos përsëritet. Ne jemi dëshmitarë të gjeneratave, 100 vite përpara i kanë ndodhur tragjedi të mëdha popullit tonë, dekadë pas dekade, ato tragjedi nuk u ndalën deri në luftën e Kosovës dhe në vitin 2001 këtu. 

April 19, 2014 11:19
Komento

1 Koment

  1. P.A.B April 19, 13:56

    Fjale me mend, politike me vizion. Jo vetem kufinje por dhe catia te hiqet fare. Sikur te merreshim pak me “nje ze Politik e jo 30 multi-partiake per Shq. e Maqedonise” zbatim te rregullava e te drejtave qe kane Shqiptaret; ndoshta do dukej si sh. elementare.

    Eshte qe eshte, z Ahmeti, ben mire te hapet dhe pak tek problemi belg, gjerman e ai francez; vec me ate Shqiptar del pak si nacionalist esktrem.

    “bashkim mes popujsh e heqje Kufinjsh”

    Teze brilante zoteri! Utopia e Abstraktja kane nje terhqeje tunduese deri kur kujtohesh… po Sot? Po Neser?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*