Ali Ahmeti: Më kërkuan ndarjen e Maqedonisë nga shqiptarët

September 12, 2018 09:04

Ali Ahmeti: Më kërkuan ndarjen e Maqedonisë nga shqiptarët

 

Kryetari i Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka treguar se në vitin 2001, maqedonasit kanë qenë pro ndarjes së Maqedonisë nga shqiptarët.

I ftuar mbrëmë në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Ali Ahmeti u shpreh se ka patur propozime zyrtare dhe i është kërkuar që të takohet me një person të rëndësishëm.

“Ka patur propozime për ta ndarë Maqedoninë, kanë qenë zyrtare në nivele shumë të larta. Ka ardhur tek unë kryetari i PDSH dhe më ka pyetur a pranon të takohesh me një maqedonas. Po takohem, thashë. Ma prezantoi temën, ndarja e Maqedonisë. Tetova, Gostivari, Zajazi me Shqipërinë, kurse Likova në veri që kufizohet me Kosovën t’i takojë Kosovës.

Edhe them unë, kjo nuk mund të bëhet. Nëse është serioz personi, mund ta bisedojmë ndarjen nga Manastiri, Shkup – Kumanovë në kufijtë natyralë të shqiptarëve. Nëse nuk bëhet asnjëherë, ne do vazhdojmë të luftojmë. Maqedonasit e duan Maqedoninë, por pa shqiptarë. Edhe unë duhet si shqiptar, edhe gjithë shqiptarët, duhet t’ua pranojmë që varre e livadhe kanë edhe maqedonasit, edhe t’ua respektojmë”, ka deklaruar Ali Ahmeti.

Kryetari i BDI tregoi se maqedonasit u tërhoqën më vonë nga ky propozim. Mes mazhorancës dhe opozitës maqedonase në atë kohë, para nënshkrimit të “Marrëveshjes së Ohrit”, edhe mes tyre ka patur kundërshtime.

Sipas Ahmetit, disa kanë qenë pro ndarjes së Maqedonisë nga shqiptarët, kurse të tjerë kundër.

Sa i përket temës për referendumin e 30 shtatorit që do të mbahet në Maqedoni për emrin e ri, Ali Ahmeti theksoi se do të votohet për të ardhmen e vendit, për anëtarësimin në NATO dhe në Bashkimin Europian.

Ai u shpreh i bindur se shqiptarët janë të interesuar që të votojnë në referendum pro emrit të ri të Maqedonisë.

“Shqiptarët votojnë për të ardhmen e tyre në Maqedoni. Ata do të votojnë pro ndryshimit të emrit të Maqedonisë”, tha kreu i BDI.

I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu në lidhje me bisedimet Kosovë-Serbi dhe mundësinë e një marrëveshje mes tyre për korrigjimin e kufijve, Ali Ahmeti është i mendimit se ende nuk ka asgjë konkrete.

“Mendoj që akoma nuk kanë filluar bisedimet Kosovë–Serbi. Negociatat nuk bëhen me konferenca shtypi, me tryeza të rrumbullakëta në emisione. Në negociata caktohen njerëzit për të bërë negociata me ndërmjetësim ndërkombëtar. Serbët janë të interesuar ta mbyllin këtë problem dhe ti japin fund një konflikti shekullor”, deklaroi kryetari i BDI Ali Ahmeti.

a.s/dita

September 12, 2018 09:04
Komento

1 Koment

  1. Alban I September 12, 11:04

    Politikanet shqiptare luajne ne fushen e diplomacies me vendet fqinje akoma me mendesi folklorike te shekullit XI. Ne shekullin XXI tokat ne Ballkanin Perendimor jane ne pronesi te perbashket te banoreve shqiptare, maqedonas, greke, serbe dhe malazes. Mire eshte qe te hyjne ne Europe se bashku. Nese hyrja do te vonoje dhe popujt nuk duan te jetojne ne administratat e shteteve sic jane sot, atehere metri ndares do kerkoje bashkimin e territoreve kufitare te banuara ne perqindje absolute nga nje kombesi e caktuar me referendume lokale.
    Ne rastin konkret: kufiri tokesor Shqiperi -Greqi eshte i konsoliduar tash e 100 vjet; kufiri detar mund te perfundoje shume shpejt duke iu permbajtur ligjeve nderkombetare dhe deshires per te vazhuar miqesine mijervjecare midis dy popujve me te vjeter te Ballkanit.

    Kufijte e tjere kane 150 vjet , qysh nga Kongresi I berlinit (1878) qe nuk jane perfunduar dhe kane mbetur molle sherri te pergjakura midis shqiptareve dhe kombesive fqinje. Me kete rast, kufiri Shqiperi -Maqedoni (ose Bullgari) mund te ndahet me referendume lokale, sipas deshires se shumices se banoreve, pa i percaktuar emocione folklorike, por sipas gjendjes aktuale te shumices se banoreve.

    Kufiri Shqiperi-Serbi kerkon zbatimin me rreptesi te ndarjes me referendume lokale, sipas parimit te kombesive si ne Kosove ashtu edhe ne Serbi.

    Kufiri Shqiperi -Mali i Zi gjithashtu me referendum local per zonat kufitare.

    Por a e kane arritur banoret e Ballkanit Perendimor pjekurine qe t’i vene perkohesisht kufijte administrative me metodologjine e Demokracise Liberale? Kjo ehte nje pikepyetje e madhe. Prandaj, shumica e politikaneve i tremben eksperimetit demokratik dhe preferojne te ruajne status-kuone.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*